Laboratori Dr. Limbach Albania

Laboratori Dr. Limbach Albania Rrjeti më i madh i laboratorëve mjekësorë me qendër në Heidelberg, Gjermani, tashmë edhe në

Ndër pyetjet më të shpeshta që na vijnë prej pacientëve janë ato të lidhura me risqet që na vijnë nga ekspozimi ndaj met...
13/01/2026

Ndër pyetjet më të shpeshta që na vijnë prej pacientëve janë ato të lidhura me risqet që na vijnë nga ekspozimi ndaj metaleve të rënda.

Alumini është më i përhapur nga ç’mendojmë ne. Uji që përdorim, perimet si karrotat apo patatet, disa medikamete si anti-acidikët mund të jenë burimet më të shpeshta prej nga ku ekspozhemi ndaj Aluminit.

Interesante është se shumë nga texheret dhe tepsitë e gjysheve tona, janë prej alumini dhetë gatuarit në enë të tilla, mund të rrisë ndjeshëm nivelin qarkullues, sidomos tek fëmijët e vegjël ose të sëmurit nga veshka.

E keni testuar ndonjëherë Aluminin?

10/01/2026

👏Në Website-in e ri të Limbach Albania do të gjeni enciklopedinë e vetme virtuale në shqip, të analizave laboratorike. Për çdo analizë do të gjeni informacione në lidhje me mostrat laboratorike, kushtet parapërgatitore, indikacionin klinik dhe si të interpretoni rezultatet e tyre.

😮Risi janë gjithashtu kalkulatorët: i shtatëzanisë, i cili të informon për testet dhe ekzaminimet e duhura bazuar në kohën e shtatëzanisë dhe kalkulatori i rezistencës insulinike.

😊Për këtë website kanë punuar një ekip i madh inxhinierësh, IT dhe mjekësh të disiplinave të ndryshme nga Shqipëria dhe Gjermania. Informacioni përmirësohet dhe përditësohet rregullisht.

Klikoni në www.labor-limbach.al !

06/01/2026

Kanceri i qafës së mitrës, mund të jetë i vetmi lloj kanceri të cilit ia dimë shkakun.

🌍Deri në 2030, OBSH ka qëllim zhdukjen e kancerit të qafës së mitrës.

🇦🇱Shqipëria ka nisur zyrtarisht vaksinimin e vajzave të vogla për HPV-Human Papilloma Virus, për vajzat dhe djemtë e moshës 13 vjeçare. Prej vaksinimit dhe testimit në mas, Australia është vendi i pare në botë që e ka zhdukur këtë sëmundje.

Keni kryer ndonjëherë Pap-Test? Po për vaksinimin e fëmijëve sa të hapur jeni?

Në vigjilje të Vitit të Ri, ndalemi për një moment për të reflektuar dhe për të qenë mirënjohës për çdo sfidë dhe arritj...
31/12/2025

Në vigjilje të Vitit të Ri, ndalemi për një moment për të reflektuar dhe për të qenë mirënjohës për çdo sfidë dhe arritje që ky vit na solli. Në rrugëtimin e gjatë të vendimmarrjes mjekësore, laboratori mban mbi vete rreth 70% të peshës diagnostike, por pas çdo rezultati qëndrojnë njerëz: profesionistë që punojnë me përkushtim pas mikroskopit, pranë çdo kampioni gjaku dhe çdo flete përgjigjeje që ju e prisni me padurim, shpesh herë të shqetësuar.

Ne punojmë çdo ditë të vitit me përgjegjësi dhe përkushtim, për të ofruar diagnostikë laboratorike të saktë, të besueshme dhe në përputhje me protokollet dhe standardet europiane.

Faleminderit për besimin tuaj: është motivimi ynë më i madh për të vazhduar përpara.

Gëzuar 2026! A i identifikon dot njeri cilat terrene kemi përdorur për këto “kultura”? 😊

Laboratori do të rifillojë punë më 5 Janar 2026!

29/12/2025

🧫Testi i kulturës së mykut është një analizë që kërkon kujdes të veçantë dhe kushte të kontrolluara pune.

😳Edhe pse nuk është ndër testet më të këndshme për t'u parë, roli i tij në diagnostikë është thelbësor. Ky test mundëson identifikimin e mikroorganizmave fungale që shpesh janë shkaktarë të infeksioneve respiratore, dermatologjike, gjenitale apo sistemike.

🧑🏻‍🔬Në laboratorin tonë, çdo hap i procesit kryhet sipas protokolleve të biosigurisë, për të garantuar rezultate të sakta dhe mbrojtje maksimale. Ne trajtojmë çdo analizë me të njëjtin standard dhe etikë profesionale sepse shpesh janë pikërisht këto teste të thjeshta që sjellin përgjigjet më të rëndësishme klinike.

17/12/2025

Infertiliteti është një sfidë globale e shëndetit publik.
📊Të dhënat tregojnë se 1 në 6 individë preket nga probleme të shëndetit riprodhues.

Megjithatë, një nga pengesat kryesore mbetet informacioni i pasaktë ose i paplotë.

👩‍❤️‍👨Secili prind kontribuon 50% të materialit gjenetik, por në praktikën klinike, gjatë procesit të ekzaminimeve, faktorët mashkullorë shpesh anashkalohen ose nënvlerësohen.

Vlerësimi i infertilitetit kërkon një qasje të strukturuar, të bazuar në evidencë, ku të dy partnerët trajtohen në mënyrë të barabartë.

💉Keni pyetje mbi analizat laboratorike të rekomanduara në rast dyshimi për infertilitet?
Ekipi ynë multidisiplinar është i gatshëm t’ju udhëzojë në çdo hap.

06/12/2025

Gezuar ditën e Shën Nikollës ose Nikolausit nga laboratori ynë! Këtë vit pema jonë është dekoruar me konsumabla laboratorikë të ricikluar, duke shndërruar shkencën në drita Krishtlindjesh! 🎄🎅

🧠 Testi FRAT dhe Leucovorin: një qasje e re për Autizmin 💊Kërkimet e fundit kanë zbuluar një lidhje midis mungesës së tr...
28/10/2025

🧠 Testi FRAT dhe Leucovorin: një qasje e re për Autizmin 💊

Kërkimet e fundit kanë zbuluar një lidhje midis mungesës së transportit të folateve në tru (Cerebral Folate Deficiency – CFD) dhe disa rasteve të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD).

Testi FRAT® (Folate Receptor Autoantibody Test) identifikon praninë e autoantitrupave që bllokojnë receptorët e folatit (FRα), duke penguar kalimin e folateve në tru. Paçka se në gjak niveli i Folateve mund të rezultojë në kushte optimale, në tru ai është i pamjaftueshëm për të kryer funskionet metabolike.

Në raste të tilla, Leucovorin (acidi folinik) mund të ndihmojë duke anashkaluar këtë bllokim dhe duke rikthyer funksionet neuro-zhvillimore si psh. komunikimin.

Në vitin 2025, FDA njohu zyrtarisht Leucovorin-in si trajtim për mungesën cerebrale të folateve, një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të personalizuar për fëmijët me ASD.

🧪 Testi kryhet vetëm në Labor Dr. Limbach Albania, nga mostra gjaku dhe transportohet në kushte të ngrira (-40°C), diçka për të cilën jemi të njohur tashmë. Nëse dëshironi ta kryeni këtë test, do ju duhet ta organizoni me sekretarinë tonë, në mënyrë që ne të marrim të gjitha masat që analizimi të shkojë siç duhet.

Më shumë informacion për testin? Vizitoni website: www.labor-limbach.al ku do të gjeni artikujt e fundit mbi këtë test.

Krenarë për “rrënjët tona” në Heidelberg! Vizita e CEO-së së Roche Diagnostics, Matt Sause, në laboratorin qendror të Li...
23/10/2025

Krenarë për “rrënjët tona” në Heidelberg!
Vizita e CEO-së së Roche Diagnostics, Matt Sause, në laboratorin qendror të Limbach Gruppe SE shënon një tjetër hap përpara në bashkëpunimin për inovacion në diagnostikën laboratorike.

Në laboratorin qendror në Heidelberg, ekspertët e Limbach po punojnë ngushtë me Roche për instalimin dhe validimin e sistemeve të reja të Masë-spektrometrisë, një teknologji që do të avancojë më tej saktësinë dhe efikasitetin e disa parametrave laboratorikë.

Ky bashkëpunim reflekton filozofinë e Limbach Gruppe SE:
të ndërthurë shkencën, teknologjinë më të lartë dhe përkushtimin ndaj pacientit në çdo hap të diagnostikës laboratorike, nga Gjermania në Shqipëri.

Jemi krenarë për kontributin e Dr. Evis Nush*t, drejtueses së Departamentit të Mikrobiologjisë Klinike në Labor Dr. Limb...
09/10/2025

Jemi krenarë për kontributin e Dr. Evis Nush*t, drejtueses së Departamentit të Mikrobiologjisë Klinike në Labor Dr. Limbach Albania, për referimin e gjetjeve të studimit të saj si prezantim oral në Konferencën Ballkanike të Mjekësisë Laboratorike 2025, mbajtur në Sinaia, Rumani.

Puna e saj mbi mikrobiotën intestinale përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të analizimit të mikrobiotës në praktikën klinike shqiptare, një fushë ku Dr. Nushi mbetet pionere dhe vazhdon të frymëzojë rrugën drejt një diagnostikimi më modern dhe një terapie më të personalizuar.

Tashmë edhe në Shqipëri falë Grupit Limbach, pacientët kanë akses në diagnostikë laboratorike moderne.

Ne po rritemi dhe po kërkojmë kolegë të rinj!Labor Dr. Limbach Albania hap mundësinë për pozicionin:Teknik i lartë labor...
18/08/2025

Ne po rritemi dhe po kërkojmë kolegë të rinj!
Labor Dr. Limbach Albania hap mundësinë për pozicionin:

Teknik i lartë laboratori (mashkull/femër/divers)

Nëse keni përvojë në biokimi klinike, mikrobiologji ose anatomi patologjike, kjo është mundësia juaj të bëheni pjesë e një rrjeti ndërkombëtar laboratorësh me standarde gjermane të kualitetit.

Dërgoni CV-në tuaj në: karriera@labor-limbach.al!

Ju ftojmë në një event unik online!“Revolucioni në diagnostikimin e tumoreve – Inteligjenca Molekulare dhe e ardhmja e c...
14/05/2025

Ju ftojmë në një event unik online!

“Revolucioni në diagnostikimin e tumoreve – Inteligjenca Molekulare dhe e ardhmja e citologjisë së qafës së mitrës”
20 Maj 2025 | Ora 18:30 – 19:30 | Webex
Meeting ID: 2743 340 2892 | Password: B5pvEMqMT54
ose klikoni direkt në linkun në bio!

Me dy emra të spikatur të fushës:
Prof. Dr. Döberitz (Uniklinikum Heidelberg, DKFZ) & Dr. Arjola Xhaja (CytoMol, Frankfurt)

Në fokus: CINtec®, p16/Ki67, ThinPrep® dhe roli i inteligjencës artificiale në laborator.

Dr. Limbach Albania – gjithmonë pranë zhvillimeve më të fundit shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë. Ne besojmë në fuqinë e risive për të përmirësuar diagnostikimin dhe kujdesin ndaj pacientit.

Mos e humbisni!

P.S: Ky simpozium është i përshtatshëm për këdo te apasionuar pas shkencës por mund të jetë extra interesant për:
Gjinekologë, patologë, citologë, biologë molekularë, specialistë të laboratorit dhe mjekë të interesuar në diagnostikimin onkologjik dhe risitë shkencore.

Address

Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Komuna E Parisit
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:30
Tuesday 07:00 - 19:30
Wednesday 07:00 - 19:30
Thursday 07:00 - 19:30
Friday 07:00 - 19:30
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+355676813058

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Dr. Limbach Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Laboratori Dr. Limbach Albania:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category