Qendra Tempus

Qendra Tempus Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Tempus, Speech Pathologist, Komuna e Parisit, Tirana.

QENDRA TEMPUS- Sherbime Logopedike ofron:

�Logopedi
Terapi ���
�Terapi Arti
�Psikomotricitet
� Trajnime (për profesionistë, prindër, studentë)
� Vlerësime
�Këshillime

31/03/2026

💡Me 1 aktivitet, Shumë objektiva ✅

Punojmë për rritjen e vëmendjes, përqëndrimit, aftësimin motor fin dhe gjuhësor.lico

Në prag të Ditës Evropiane të Logopedisë, shpreh mirënjohjen për stafin fantastik që përcjell me shumë profesionalizëm d...
05/03/2026

Në prag të Ditës Evropiane të Logopedisë, shpreh mirënjohjen për stafin fantastik që përcjell me shumë profesionalizëm dhe dashuri misionin fisnik të logopedit!

Gëzuar! Paqja dhe mbarësia udhëheqshin çdo ditë tuajën!🎄
28/12/2025

Gëzuar! Paqja dhe mbarësia udhëheqshin çdo ditë tuajën!🎄

Jemi në kërkim të profesionistëve me vlera!💪🏼 ofron rritje profesionale, ambjent suportues, meritokraci!Të interesuarit ...
28/10/2025

Jemi në kërkim të profesionistëve me vlera!💪🏼
ofron rritje profesionale, ambjent suportues, meritokraci!

Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv-në e tyre në email qendratempus@gmail.com ose tempuscenter20@gmail.com

🎨 Terapia logopedike është ART – dhe logopedi është ARTIST! 🗣️🧠Nuk mjafton vetëm njohja teorike apo ushtrimet teknike.Nj...
17/10/2025

🎨 Terapia logopedike është ART – dhe logopedi është ARTIST! 🗣️🧠

Nuk mjafton vetëm njohja teorike apo ushtrimet teknike.
Një logoped i mirë është një artist i komunikimit – ai që ndërton ura, jo thjesht fjalë. Nuk është e lehtë të jesh një terapist artist, por, ja disa këshilla sesi mund ta arrish:

🎭 Kreativitet në çdo seancë – sepse çdo fëmijë apo i rritur ka nevoja unike.

🖌️ Aftësia për të “pikturuar” motivim aty ku ka pasiguri.

🎼 Ndjeshmëri ndaj ritmit të zhvillimit të çdo individi.

🪄 Durimi për të parë përparimin aty ku të tjerët shohin ngecje.

📚 Aftësia për të bërë mësimin lojë, e lojën mësim.

💡 Përshtatja e metodave si një koreografi që frymëzon sukses.

Çdo herë që një fëmijë shqipton një fjalë për herë të parë...
Çdo herë që një zë fiton vetëbesim...
Çdo buzëqeshje pas një ushtrimi të vështirë...
👉 Aty ndodh magjia e artit logopedik.

❤️ Sepse logopedia nuk është vetëm terapi – është shprehje, është dashuri, është ART!

🎉 TEMPUS 5 VJEÇ!🎉5 vite plot përkushtim, sfida të kapërcyera dhe suksese, në rrugëtimin tonë për të përmirësuar të folur...
14/10/2025

🎉 TEMPUS 5 VJEÇ!🎉

5 vite plot përkushtim, sfida të kapërcyera dhe suksese, në rrugëtimin tonë për të përmirësuar të folurin dhe komunikimin sepse çdo zë meriton të dëgjohet!

Faleminderit të gjithë prindërve dhe familjeve që na kanë besuar, që kanë rrëfyer historitë e tyre, që kanë festuar përparimet – edhe ato të vogla – së bashku me ne. Ju jeni arsyeja që vazhdojmë!

Një mirënjohje e veçantë për stafin tonë fantastik që me përkushtim, durim dhe pasion, secili prej jush ka kontribuar në ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë e të rritur që hyn në dyert e Tempus! Jemi mirënjohës për harmoninë që stafi ynë ka❤️

Faleminderit të gjithëve ju që jeni pjesë e krenarisë sonë, rrugëtimit të përbashkët dhe ëndrrave që po ndërtojmë për një komunitet gjithëpërfshirës dhe mbështetës!

Përzemërsisht,
Qendra Tempus

06/10/2025

💡Mësojmë nëpërmjet shqisave
Gjatë terapisë përdorim shpesh aktivitete sensoriale, duke i imtegruar ato në programe apo objektiva gjuhësore, nisur nga benefitet e shumta që kanë për fëmijët, sidomos kur fëmija paraqet vështirësi në përqëndrim e sjellje me karakter ndijor. Mëposhtë gjeni të listuara disa nga këto benefite:

Përmirëson vetë-rregullimin emocional
– Fëmijët mësojnë të menaxhojnë më mirë emocionet dhe reagimet e tyre ndaj ndjesive që i përjetojnë si “të tepërta” ose “të pakta”.
Rrit vëmendjen dhe përqendrimin
– Veçanërisht për fëmijët me vështirësi në fokusim (si ADHD), kjo terapi ndihmon të stabilizojnë energjinë e tyre.
Zhvillon aftësitë motorike
– Ndihmon në përmirësimin e koordinimit, ekuilibrit dhe kontrollit trupor.
Ndihmon në ndërveprimet sociale
– Me rregullim më të mirë ndijor, fëmijët reagojnë më pozitivisht ndaj të tjerëve dhe përfshihen më shumë në lojëra dhe aktivitete sociale.
Redukton sjelljet sfiduese
– Si pasojë e uljes së stresit ndijor, fëmijët kanë më pak shpërthime emocionale, agresivitet ose tërheqje.
Përmirëson gjumin dhe rutinat ditore
– Fëmijët ndihen më të qetë dhe të organizuar, gjë që ndikon pozitivisht në gjumin dhe ushqyerjen.
🧒 Kujt i rekomandohet terapia sensoriale?
Fëmijëve që janë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave, dritës ose prekjes.
Fëmijëve që kërkojnë ndjesi ekstreme (p.sh. duan të përplasen ose të vrapojnë vazhdimisht).
Fëmijëve që kanë vështirësi në përqendrim, koordinim ose sjellje sociale.
Fëmijëve me autizëm, ADHD, vonesa në zhvillim ose çrregullime të tjera neurologjike.
Janë të panumërta aktivitetet sensoriale që mund të zhvilloni gjatë terapisë apo në shtëpi, duke përdorur materiale me teksturë të ndryshme dhe duke integruar përgjatë këtyre aktiviteteve edhe objektiva të zhvillimit konjitiv e gjuhësor ✅

Address

Komuna E Parisit
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Tempus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Tempus:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram