29/07/2021
🧩 Autizmi...
Disa shenja te femijeve me autizem te ndara sipas dy kategorive baze te diagnostifikimit (te detajuara ):
📌 Deficit persistent ne kominikim dhe nderveprim, shenja te tilla si :
1. Mosbashkveprim me ambientin qe e rrethon, vetizolim (mosnjohja e zerit te prinderve, nuk zhvillon si normalisht rutinat e gudulisjeve dhe puthjeve me prinderit, nuk imiton sjelljet sociale si te berit "pafshim" me dore, etj)
2. nuk vendos shikimin ne sy apo ndjekjen vizuale te nje objekti te perbashket me d**e tjeter
3. Veshtiresi me lojrat e thjeshta apo abstrakte ( nuk luan si femijet e zhvilluar tipikisht me lodrat) dhe mungese e lojes simbolike
4. Mungese kurioziteti e manifestuar si rezistence per te mesuar gjera te reja
5. Veshtiresi per te kuptuar ndjenjat e te tjereve dhe mungese e empatise ( qesh kur dikush demtohet apo rrezohet), etj.
📌Sjellje,interesa dhe aktivitete te kufizuara e te perseritura ,qe kompromentojne rende funksionimin e perditshem:
1. Sjellje te pakuptimta dhe pa objektiv ( sjellje vetstimuluese si rrotullimi i duarve, levizje e rrotullime te trupit para mbrapa etj).
2. Sjellje vetdemtuese dhe agresivitet
3. Sjellje obsesive ( fokus i tepert ne nje stimul dhe injorim i stimujve tjere)
4. Veshtiresi ne ndjekjen e rutinave si ushqyerja, veshja apo gjumi , si rezultat i pamundesise per tu perballur dhe me ndryshimet me te vogla
5. Hipo/hipersensitivitet ndaj stimujve ( tolerance ndaj dhimbjeve, reagime ekstreme ndaj disa tingujve normal etj)
6. Selektivitet ekstrem ne llojine ushqimeve, ha vetem nje apo dy lloje ushqimesh dhe refuzon cdo ushqim tjeter
7. Hiperselektivitet ndaj stimujve, fokusohet ne aspekte te izoluara te ojekteve apo njerezve ( magjepset ndaj ndonje lloj stimuli si dritat apo figurat)
8. Veshtiresi ne vemendje, sidomos kur kerkohet zhvendosje e shpejte e vemendjes etj.
❗Kujdes, jo cdo femije qe shfaqe keto shenja eshte me autizem, per te bere nje diagnostifikim te sakte duhet te kontaktoni me profesioniste qe e njohin mire problemin, mjek, neurolog, logoped, psikolog zhvillimi, etj❗