22/04/2026
Aparatet fikse nuk kanë thjesht “harqe”, çdo hark ka rolin e vet 👇
🔵 Hark i rrumbullakët (round)
Përdoren në fazat e para të trajtimit
→ Janë më fleksibël
→ Ndihmojnë në rreshtimin dhe nivelimin e dhëmbëve në mënyrë të butë
🔶 Hark drejtkëndor (rectangular)
Përdoren më vonë, kur lexojmë informacionin brenda braketave
→ Janë më rigid
→ Kontrollojnë torque, këndet dhe pozicionin final të dhëmbëve
💡 Dhe po… braketat kanë informacion brenda tyre.
Harqe nuk janë aty rastësisht, ato bashkëveprojnë me këtë “programim” për të lëvizur dhëmbët në mënyrë shumë të saktë.
👀 A e dije që braketat e tua “e dinë” ku duhet të shkojnë dhëmbët?