Klinike Logopedie " Speak Up"

Klinike Logopedie " Speak Up" PhD.Cand.MSC.Dea Fezollari PhD.Cand.MSC.Griselda Cela

Ofrojme :
Terapi logopedike
Terapi individuale dhe ne grup
Plan individual
Teste gjuhesore
Programe individuale Online
Artikuj informues

A e dinit? 🤔Fakt kryesor: 40% e fëmijëve 3-5 vjeç përjetojnë vështirësi në të folur. 🗣️Çfarë duhet të dini:✅ Shumë prej ...
10/11/2025

A e dinit? 🤔
Fakt kryesor: 40% e fëmijëve 3-5 vjeç përjetojnë vështirësi në të folur. 🗣️

Çfarë duhet të dini:
✅ Shumë prej këtyre vështirësive mund të kapen dhe përmirësohen nëse diagnostikohen herët.

✅ Terapia e hershme e të folurit ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe akademike më shpejt.

✅ Njohja e shenjave të hershme si fjalori i kufizuar,
vështirësia për të ndjekur udhëzime, ose zëri i paqartë, është çelësi për ndihmë të duhur.

✅ Një pjesë e fëmijëve mund të kenë sfida të përkohshme, të tjerët mund të kenë nevojë për mbështetje të specializuar.

💡 Nëse vini re shenja të vështirësive në të folur tek fëmija juaj, konsultohuni me një specialist të gjuhës dhe të të folurit. Sa më herët, aq më mirë!

📞Kontakti me klinikën : +355 67 693 5974/ +355 67 680 2760

MIT: “Do flasë kur të shkojë në çerdhe/kopsht.”Shumë prindër mendojnë se fëmija do fillojë të flasë sapo të shoqërohet m...
04/11/2025

MIT: “Do flasë kur të shkojë në çerdhe/kopsht.”

Shumë prindër mendojnë se fëmija do fillojë të flasë sapo të shoqërohet me fëmijë të tjerë dhe nuk ka nevojë për ndihmë.

❌ E pavërtetë.
Vetëm ekspozimi me fëmijë të tjerë nuk zgjidh vonesën e të folurit.

✅ E vërteta:
Nëse fëmija ka vështirësi në të folur, ka nevojë për stimulim të drejtuar dhe strategji — jo thjesht “mjedis social”.

Fëmija mëson gjuhën nga ndërveprimi i drejtpërdrejtë:
• dialogu me të rriturit
• modele të qarta gjuhësore
• ushtrime stimulimi
• lojë funksionale dhe simbolike
• përgjigje ndaj sinjaleve të tij

👩‍🏫 Çerdhja/kopshti ndihmon, po nuk është terapi. Nëse ka shenja vonese, është më mirë ndërhyrje e hershme — jo pritje.

30/10/2025

👀 Shikimi periferik te fëmijët
Shikimi periferik (side eye glancing) është kur një fëmijë shikon njerëz ose objekte nga cepat e syve, jo drejt përpara.
Ky mund të jetë një sjellje shqisore që nganjëherë lidhet me autizmin — por vetëm kjo shenjë nuk mjafton për të bërë përfundime.

Fëmijët mund të shikojnë anash për disa arsye👇

✨ Ndjeshmëri shqisore
• Drita, ngjyrat dhe lëvizjet duken ndryshe kur shihen anash
• Disa fëmijë e ndjejnë kontaktin direkt me sy të fortë ose të parehatshëm, ndaj shohin anash për t’u ndjerë më mirë

🌈 Fascinim vizual / Stimming vizual
• Shikimi anash mund të krijojë efekte si shkëlqim, vija ose lëvizje që duken qetësuese ose interesante

😊 Vështirësi me kontaktin me sy
• Disa fëmijë përdorin shikimin anash për të vëzhguar pa ndjerë presionin e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy

🧠 Diferenca neurologjike
• Truri mund të përpunojë informacionin vizual ndryshe, ndaj shikimi periferik mund të duket më tërheqës ose më i lehtë

⚠️ E rëndësishme
Shikimi anash vetëm nuk tregon autizëm.
Mund të ndodhë edhe te fëmijët neurotipikë, sidomos gjatë lojës shqisore.

Nëse një fëmijë e bën shpesh, bashkë me shenja të tjera të spektrit, flisni me një profesionist 🧑‍⚕️💛
Trajtimi i hershem sjell rezultate më të mira 🌱

📱 STOP telefonit me “Cocomelon” 🎶Në shumë shtëpi, ekrani është bërë “ndihmësi i vogël” i prindërve.Fëmija qan? Hapim You...
19/10/2025

📱 STOP telefonit me “Cocomelon” 🎶

Në shumë shtëpi, ekrani është bërë “ndihmësi i vogël” i prindërve.
Fëmija qan? Hapim YouTube.
Nuk do të hajë? E vendosim përballë “Cocomelon”.
Por ajo që duket si zgjidhje e shpejtë, shpesh bëhet problem i madh në zhvillim.

👀 Cfarë ndodh me përdorimin e shpeshtë të videove:
• Fëmija fillon të izolohet nga mjedisi real, sepse truri mësohet me stimuj të fortë vizualë dhe muzikorë.
• Kufizohet gjuha – nuk ka komunikim, vetëm dëgjim pasiv.
• Reagimet emocionale rriten – shpërthime, nervozizëm, vështirësi në vetëkontroll kur i hiqet telefoni.

💡 Çfarë të bëjmë ndryshe?
• Vendos kohë pa ekran çdo ditë.
• Zëvendëso “Cocomelon”-in me lojë reale, biseda, lexime të shkurtra ose këngë të thjeshta bashkë.
• Mos harro: fëmijët mësojnë nga ndërveprimi, jo nga shikimi.

🧩 Në Speak Up Clinic ndihmojmë prindërit të ndërtojnë rutina të shëndetshme komunikimi dhe zhvillimi.
Sepse fjala e parë, buzëqeshja dhe kontakti me ty vlejnë shumë më tepër se çdo video. ❤️

🍼 Çfarë të presim në 18 muajt e parë të jetës së fëmijës?18 muajt e parë janë periudha më intensive e zhvillimit — çdo m...
16/10/2025

🍼 Çfarë të presim në 18 muajt e parë të jetës së fëmijës?

18 muajt e parë janë periudha më intensive e zhvillimit — çdo muaj sjell diçka të re!
Fëmija po mëson të komunikojë, të ecë, të eksplorojë dhe të ndërtojë lidhje me botën përreth.

📅 Disa momente kyçe që mund të prisni:
• 0–6 muaj: fillon të reagojë ndaj zërave, të buzëqeshë dhe të kthejë kokën drejt burimit të tingullit.
• 6–12 muaj: lëshon tinguj, imiton zëra, kupton fjalë të njohura dhe mund të thotë fjalën e parë.
• 12–18 muaj: fjalori zgjerohet, fillon të ndjekë udhëzime të thjeshta (“ma jep topin”), dhe përdor gjeste për t’u kuptuar më mirë.

💡 Mos harroni: çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet. Nëse vini re vonesa në të folur, reagime të pakta ndaj zërit ose mungesë interesi për komunikim, konsultohuni me një specialist të zhvillimit të gjuhës.

🟢 Autizmi është pjesë e mënyrës se si një njeri percepton botën, por nuk është gjithçka që ai është.🔺 Fjalët kanë peshë ...
07/10/2025

🟢 Autizmi është pjesë e mënyrës se si një njeri percepton botën, por nuk është gjithçka që ai është.

🔺 Fjalët kanë peshë — ato mund të ndërtojnë mirëkuptim, ose të thellojnë ndarjen.
Le të zgjedhim t’i përdorim me kujdes, me respekt dhe me dashuri. 💙

Prindërit janë ata që shpesh i vënë re të parët ndryshimet tek fëmijët e tyre. Këto janë disa sinjale që ia vlejnë vëmen...
25/09/2025

Prindërit janë ata që shpesh i vënë re të parët ndryshimet tek fëmijët e tyre. Këto janë disa sinjale që ia vlejnë vëmendjen:

👶 0–2 vjeç
• Nuk po fillon të belbëzojë ose të thotë fjalët e para.
• Nuk reagon ndaj emrit ose thirrjes së prindit.
• Nuk ndjek udhëzime të thjeshta (“Eja!”, “Ma jep lodrën”).

👧 3–4 vjeç
• Fjalori është shumë i kufizuar krahasuar me bashkëmoshatarët.
• Fjalitë janë të shkurtra ose të pakuptueshme.
• Ka vështirësi në lojëra me role ose në komunikim me fëmijë të tjerë.

👦 5–6 vjeç
• Nuk arrin të ritregojë ngjarje të thjeshta.
• Ka vështirësi në organizimin e fjalisë.
• Nuk mban mend rregulla të thjeshta ose udhëzime me disa hapa.

⚠️ Nëse vini re disa nga këto shenja, është e rëndësishme të kërkohet vlerësim logopedik sa më herët. Ndërhyrja e hershme bën ndryshimin më të madh! 💡

📍 Në Speak Up Clinic, ndihmojmë fëmijët të arrijnë potencialin e tyre në gjuhë, komunikim dhe të nxënë.

📞Kontakti me klinikën : +355 67 693 5974/ +355 67 680 2760
⚠️ Adresa : Rruga Kongresi i Manastirit ,Pranë Spitalit të Neurokirurgjisë , Tiranë

Në ditët e para të shkollës 🎒, prindërit shpesh janë të emocionuar 😊, por edhe të shqetësuar 😟 për mënyrën se si fëmija ...
08/09/2025

Në ditët e para të shkollës 🎒, prindërit shpesh janë të emocionuar 😊, por edhe të shqetësuar 😟 për mënyrën se si fëmija po përshtatet. Ka disa shenja që ia vlen të vëzhgohen 👀, sepse na tregojnë si ndihet dhe si po përballet ai me këtë ndryshim të madh 🌱:

✨ Çfarë të vëzhgojmë?
1️⃣ Komunikimi verbal 👄 – A shprehet qartë kur tregon për ditën e tij? A i gjen fjalët për të treguar emocionet 💬?
2️⃣ Të folurit me bashkëmoshatarët 👫 – A i afrohet fëmijëve për të luajtur 🎲 apo pret gjithmonë që ta ftojnë?
3️⃣ Reagimet emocionale 😊😢 – A duket i gëzuar, i frikësuar 😨 apo i tërhequr? A qan shpesh para ose pas shkollës?
4️⃣ Vëmendja dhe përqendrimi 🎯 – A arrin të ndjekë detyrat që jep mësuesja 👩‍🏫 apo shpërqendrohet lehtë?
5️⃣ Kuptimi i udhëzimeve 👂 – A e ndjek mësuesen kur ajo jep instruksione, apo duket i hutuar 🤔?
6️⃣ Gjuha e trupit 🤷‍♂️ – A flet me gjestikulacione të tepërta në vend të fjalëve? A duket i tërhequr (p.sh. nuk ngre dorën ✋, nuk komunikon)?
7️⃣ Shëndeti i përgjithshëm 🤒 – A ankohet për dhimbje barku 🤢 ose koke 🤕 shpesh (shpesh janë shenja emocionale të ankthit)?

🔎 Nëse disa nga këto shenja vazhdojnë gjatë ⏳ ose duken të forta, mund të tregojnë se fëmija ka nevojë për më shumë mbështetje 💙 – nga prindi, mësuesi apo edhe logopedi.

👉 Ti cilin tip prindi je/ ishe kur fëmija filloi çerdhen?🟢 Kontakti me klinikën: +355 67 693 5974| +355 67 680 2760🔹 Adr...
01/09/2025

👉 Ti cilin tip prindi je/ ishe kur fëmija filloi çerdhen?

🟢 Kontakti me klinikën: +355 67 693 5974| +355 67 680 2760
🔹 Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, Pranë Spitalit te Neurokirurgjise, Tiranë

♦️Crregullimi i gjuhës ekspresive / Crregullim sintaksor .Të dy diagnozat janë pjesë e Çrregullimit të gjuhës ( Language...
26/08/2025

♦️Crregullimi i gjuhës ekspresive / Crregullim sintaksor .

Të dy diagnozat janë pjesë e Çrregullimit të gjuhës ( Language Disorder) .Zakonisht janë diagnoza të mbivendora dhe fëmijët paraqesin simptoma mikse duke e bërë akoma më të theksuar peoblematikën ne komunikimin total .

♦️Në cilën moshë shfaqen si diagnoza ❓

Pas moshës 24 muaj pritet që fëmija të fillojë të komunikojë me fjali të thjeshta për të bërë kërkesa apo ndërvepruar në bisedë . Çdo muaj që kalon pas kësaj moshe fëmija duhet të shtojë me shume fjalë ne fjali . Deri në moshën 3-vjeçare fëmija duhet të jetë në gjendje të komunikojë me fjali me 3+ fjalë dhe komponentët e fjalisë të vendosen në rendin e duhur .

↪️Mosha tipike kur këto vështirësi në komunikim bëhen më të dukshme dhe serioze është zakonisht 4-7 vjeç ku fëmija përballet me institucionin parashkollor dhe shkollor .

♦️Cilat janë disa nga simptomat kryesore që vihen re ?

* Vërehen vështirësi në përdorimin e strukturës gramatikore dhe në organizimin e fjalive, me fjalor të pranishëm por të paorganizuar në komunikim.
* Vështirësi për të bashkuar fjalët në fjali ose i lidhin fjalët gabim gjatë të folurit .
* Vështirësi për të gjetur fjalën e duhur gjatë bisedës dhe përdorin fjalë zëvendësuese si “ëëë”.
* Nuk arrinë të ndjekin vijë llogjike/kronologjike në bisedë duke kapërcyer nga një temë në tjetrën .
* Fjalor i kufizuar në krahasim me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.
* Vështirësi në ritregimin e një ngjarje ( psh kur e pyet si kalove ne kopësht/shkollë )
* Lenë fjalë jashtë fjalive gjatë të folurit.
* Përdorin kohët e foljes (e shkuara, e tashmja, e ardhmja) në mënyrë të pasaktë.
* Vështirësi në ndërtimin e fjalive dhe në pjesëmarrjen në dialog me pyetje-përgjigje.

26/08/2025
✨ Si ta dallojmë nëse një fëmijë ka vonesë në të folur?🍼 1–2 vjeç → Fëmija duhet të fillojë të thotë fjalët e para si “m...
21/08/2025

✨ Si ta dallojmë nëse një fëmijë ka vonesë në të folur?

🍼 1–2 vjeç → Fëmija duhet të fillojë të thotë fjalët e para si “mami”, “babi”, “ujë”.
👶 2–3 vjeç → Fillon të lidhë fjalë të thjeshta në fraza (“dua ujë”, “dua top”).
🧒 3–4 vjeç → Flet me fjali të plota, tregon gjëra të vogla dhe kuptohet edhe nga të tjerët, jo vetëm nga prindërit.

❌ Nëse fëmija nuk arrin këto hapa, ose flet shumë pak krahasuar me moshatarët e tij, kjo mund të jetë shenjë e një vonese në të folur.

💡 Kujdesi i hershëm është shumë i rëndësishëm! Një vizitë tek logopedi ndihmon të kuptoni nëse fëmija ka nevojë për terapi dhe si mund ta mbështesni në zhvillimin e gjuhës.

🗣️ Mos prit – fol me një specialist! Logopedia bën diferencën në të ardhmen e fëmijës.

📞Kontakti me klinikën : +355 67 693 5974/ +355 67 680 2760
⚠️ Adresa : Rruga Kongresi i Manastirit ,Pranë Spitalit të Neurokirurgjisë , Tiranë

Address

Rr. Kongresi I Manastirit
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinike Logopedie " Speak Up" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinike Logopedie " Speak Up":

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram