10/03/2026
👁️💚 Trajtimi i Glaukomës – Qasje hap pas hapi!
Menaxhimi i glaukomës ka një qëllim kryesor: uljen e presionit intraokular (PIO) për të parandaluar dëmtimin e nervit optik. Ja një mënyrë e thjeshtë trajtimi bazuar në rekomandimet e European Glaucoma Society dhe American Academy of Ophthalmology 👇
⸻
🥇 LINIJA E PARË
💧 Monoterapi topike (zakonisht 1 ose 2 herë në ditë)
✔️ Analogë të prostaglandinës (latanoprost, bimatoprost, travoprost)
✔️ Alternativë: beta-bllokues, inhibitorë të anhidrazës karbonike, alfa-agonistë (nëse ka kundërindikacione)
🔹 Objektivi: ulje e PIO me 20–30% (individualizohet sipas stadit)
⸻
🥈 LINIJA E DYTË
Nëse nuk arrihet PIO target:
➕ Shtohet një medikament i dytë topik
OSE
🔦 Trabekuloplastika selektive me lazer (SLT) – mund të konsiderohet edhe si terapi primare
⸻
🥉 LINIJA E TRETË
Nëse ende nuk kontrollohet ose ka progresion:
🔧 Terapi e kombinuar (disa pika ose kombinime fikse)
🔦 Përsëritje e SLT (në raste të përzgjedhura)
⸻
🏆 LINIJA E KATËRT – KIRURGJIA
Për glaukomë mesatare–të avancuar ose progresion pavarësisht trajtimit:
🔪 Trabekulektomi
🔩 Shunt/tuba drenazhi
⚙️ MIGS (Kirurgji Minimale Invazive e Glaukomës)
⸻
🧠 Kujdes:
✔️ Trajtimi individualizohet
✔️ Stadi i sëmundjes përcakton PIO target
✔️ Adherenca është kyçe për të parandaluar progresionin
✔️ Kontroll i rregullt me fushëpamje dhe OCT
Diagnostikimi i hershëm + përshkallëzim i strukturuar = ruajtje e shikimit 👁️✨
MIGS