Qendër Logopedike Curraj

Qendër Logopedike Curraj Diagnostikim dhe trajtim i patologjive që prekin të folurin

26/03/2026

🗣️ Çfarë ndodh pas insultit një insulti cerebral?
Shumë pacientë zhvillojnë afazinë, që mund të shfaqet si:
Vështirësi në të folur (fjalë të pakta ose të gabuara)
Vështirësi në të kuptuar
Probleme me leximin dhe shkrimin
Belbëzim ose të folur i paqartë

🛠️ Metodat e rehabilitimit
1. Ushtrime për të folurin
Përsëritje fjalësh dhe fjalish të thjeshta
Emërtim objektesh (“ky është një gotë”)
Lexim me zë
2. Ushtrime për muskujt e gojës
Lëvizje të gjuhës dhe buzëve
Fryrje faqesh, fishkëllimë
3. Ushtrime për kuptimin
Pyetje të thjeshta (“ku është filxhani?”)
Ndjekje komandash (“merre librin”)
4. Komunikim alternativ
Përdorimi i gjesteve
Kartolina me figura
Shkrim i thjeshtë

⏳ Sa zgjat rehabilitimi?
Varet nga dëmtimi i trurit
Mosha dhe gjendja e pacientit
Intensiteti i terapisë

18/03/2026

“Përtypja është një aftësi shumë e rëndësishme që lidhet me zhvillimin e muskujve të gojës.
Nëse fëmija nuk përtyp si duhet:
• mund të përdorë vetëm një anë të gojës
• mund të gëlltisë pa përtypur
• ose të refuzojë ushqime të forta

Këto ndikojnë direkt në zhvillimin e të folurit.”

Logopedia ndihmon në:
• forcimin e muskujve të gojës
• përmirësimin e përtypjes
• zhvillimin e të folurit në mënyrë natyrale

16/03/2026

Shpesh prindërit shqetësohen kur fëmija nuk flet, por pa e kuptuar mund të bëjnë disa gabime që e vështirësojnë zhvillimin e të folurit.

3 gabime të zakonshme janë:

1️⃣Nuk flasin mjaftueshëm me fëmijën gjatë ditës

Fëmijët mësojnë të flasin duke dëgjuar shumë gjuhë rreth tyre.

P.sh. gjatë aktiviteteve të përditshme:
• gjatë ushqimit
• gjatë lojës
• gjatë shëtitjes

mund të përshkruhen gjërat që po ndodhin.

2️⃣ I japin menjëherë atë që kërkonNëse fëmija vetëm tregon me gisht dhe e merr menjëherë atë që do, ai nuk motivohet të përdorë fjalë.

3️⃣Shumë kohë para ekranitTelefonat dhe tabletët nuk e zëvendësojnë komunikimin real me prindërit.

06/03/2026

05/03/2026

Komentojmë figurat dhe gjithashtu kemi arritur të artikulojmë sa më saktë dhe qartë tingujt 🤍

Loja imagjinare është momenti kur fëmija përdor fantazinë për të krijuar situata, personazhe dhe histori. Për shembull: ...
05/03/2026

Loja imagjinare është momenti kur fëmija përdor fantazinë për të krijuar situata, personazhe dhe histori. Për shembull: të bëjë sikur po gatuan, po kujdeset për një kukull apo po drejton një makinë.

Pse është e rëndësishme?
• Zhvillon gjuhën dhe komunikimin
• Nxit kreativitetin dhe fantazinë
• Ndihmon në zhvillimin social dhe emocional
• Përmirëson aftësinë për zgjidhjen e problemeve

Kur shfaqet?
Zakonisht fillon rreth moshës 2–3 vjeç dhe bëhet më e pasur me kalimin e kohës.

💡 Prindër: luani me fëmijët tuaj dhe ndiqni idetë e tyre në lojë. Fantazia është një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit!

18/02/2026

Pse punojmë me muskujt e buzëve në logopedi?

Artikulimi i qartë nuk varet vetëm nga “tingulli”,
por edhe nga forca dhe koordinimi i muskujve oralë.

Ushtrimet miofunksionale ndihmojnë në:
✔️ mbylljen e saktë të buzëve
✔️ kontrollin e frymëmarrjes
✔️ përmirësimin e shqiptimit
✔️ stabilitetin gjatë të folurit

Terapia është punë e vogël çdo ditë, për rezultate të mëdha.

Ekolalia është përsëritja e fjalëve ose frazave që fëmija dëgjon.✔️ Në moshat e hershme mund të jetë pjesë e zhvillimit ...
18/02/2026

Ekolalia është përsëritja e fjalëve ose frazave që fëmija dëgjon.

✔️ Në moshat e hershme mund të jetë pjesë e zhvillimit normal të gjuhës.
⚠️ Nëse vazhdon pas moshës 3–4 vjeç dhe fëmija nuk e përdor gjuhën për të komunikuar në mënyrë funksionale, kërkon vlerësim logopedik.

Ndërhyrja e hershme ndihmon fëmijën ta kthejë përsëritjen në komunikim të qëllimshëm.

07/02/2026

Përvec emërtimit, ne tashmë mund të kthejmë përgjigje në kontekst 🤍

Komunikimi nuk është vetëm të flasësh.Ai përfshin të kuptuarin, shprehjen, zërin, artikulimin dhe ndërveprimin social.👶 ...
07/02/2026

Komunikimi nuk është vetëm të flasësh.
Ai përfshin të kuptuarin, shprehjen, zërin, artikulimin dhe ndërveprimin social.

👶 Disa fëmijë:
• flasin vonë
• nuk shqiptojnë qartë
• kuptojnë më shumë sesa shprehen
• shmangin komunikimin
• frustrohen kur nuk kuptohen

✨ Këto janë sinjale që një vlerësim logopedik mund të ndihmojë.

👩‍⚕️ Logopedia nuk është vetëm terapi,
është udhëzim, mbështetje dhe zhvillim i komunikimit në mënyrë natyrale dhe lozonjare 🎲🧩

📌 Çdo fëmijë ka ritmin e vet, por ndihma në kohën e duhur bën diferencën.

📩 Na shkruani për këshillim profesional.

06/02/2026

Në këtë video, fëmija tregon saktë sekuencën e veprimeve gjatë veshjes së atleteve 👏
Kjo nuk është thjesht rutinë – është zhvillim gjuhësor dhe njohës.

🧠 Çfarë po punojmë këtu në logopedi?
✔️ renditjen logjike (fillim–mes–fund)
✔️ gjuhën shprehëse
✔️ ndërtimin e fjalive
✔️ autonominë funksionale

🎯 Aktivitetet e përditshme janë mjet shumë i fortë për zhvillimin e gjuhës, kur përdoren me qëllim terapeutik.

Gjuha Gestalt është një mënyrë e përpunimit të gjuhës ku fëmija mëson fraza të plota, jo fjalë të izoluara.👉 Fillimisht ...
06/02/2026

Gjuha Gestalt është një mënyrë e përpunimit të gjuhës ku fëmija mëson fraza të plota, jo fjalë të izoluara.
👉 Fillimisht përdoren skripta/shprehje të gatshme, të cilat me kohë ndahen dhe përdoren në mënyrë funksionale.

👶 Në logopedi:
✔️ respektojmë stilin natyror të të mësuarit
✔️ punojmë me modelim gjuhësor në kontekst
✔️ e ndihmojmë fëmijën të kalojë drejt gjuhës fleksibël

🎯 Çdo fëmijë ka ritmin dhe mënyrën e vet për të komunikuar.

Address

Rruga Ramazan Shijaku
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 11:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendër Logopedike Curraj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendër Logopedike Curraj:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram