20/10/2025
Një bisedë e hapur plot kureshtje, për të zbuluar botën e padukshme të mikroorganizmave dhe udhëtimin e tyre përmes sistemit tonë ushqimor. 🌱
Fëmijët biseduan për punën e mikroorganizmave dhe se si këto qenie të vogla ndikojnë në shëndetin e tokës, ajrit, bimëve, kafshëve dhe njeriut. 🌍
Bashkë eksperimentuam “zgjimin” e majasë në kushte të ndryshme, duke kuptuar si ndikon mjedisi në punën e saj, si dhe vrojtuam mikroorganizmat që na ndihmojnë të përgatisim kosin në shtëpi. 🧫🥛
Një e diel plot zbulime, të qeshura dhe mënyra të reja për “të parë” bashkëbanorët tanë të padukshëm. 🌿
Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin në organizimin e këtij aktiviteti. 💚