Klinika Davinci

Klinika Davinci Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klinika Davinci, Pas Garden Building, Kavaja Street, Tirana.

Klinika DaVINCI ofron shërbime të kirurgjisë estetike, oto-rino-laringlologjisë, mbjelljen e flokëve si edhe trajtime estetike jo kirurgjikale për fytyrën dhe trupin.

Rrugëtimi i pacientes nisi me nevojën për të korrigjuar një septum të devijuar dhe përfundoi me një profil që rrezaton b...
28/04/2026

Rrugëtimi i pacientes nisi me nevojën për të korrigjuar një septum të devijuar dhe përfundoi me një profil që rrezaton besim. Rezultati është një "barbie nose" delikate, e harkuar dhe në proporcion të plotë me tiparet e pacientes.

Në këtë ndërhyrje, fokusi ynë ishte i dyfishtë:
-Funksionaliteti: Korrigjimi i septumit të devijuar për një frymëmarrje të lirë.
-Estetika: Reduktimi i përmasave dhe krijimi i një harku elegant (barbie style) që i përshtatet natyrshëm strukturës së fytyrës.

Nga një problem funksional, në një estetikë perfekte. Si ju duket ky ndryshim? 👇

Liposucioni i qafës: trend VIP apo zgjidhje reale? Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë personazhe publikë kanë zgjedh...
25/04/2026

Liposucioni i qafës: trend VIP apo zgjidhje reale?

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë personazhe publikë kanë zgjedhur trajtime të fokusuara në zonën e qafës dhe mjekrës për të theksuar tiparet dhe për të rikthyer harmoninë e fytyrës. Shpesh përmendet edhe Khloé Kardashian, e cila thuhet se ka përmirësuar vijën e nofullës me trajtime të ngjashme.

Liposucioni i qafës është një procedurë minimale invazive që heq yndyrën nën mjekër, duke reduktuar “mjekrën e dyfishtë” dhe duke përcaktuar më mirë vijën e nofullës.

🔹 Ideal për yndyrë të lokalizuar që nuk largohet me dietë apo aktivitet fizik
🔹 Rikuperim i shpejtë dhe rezultate natyrale
🔹 Shpesh kombinohet me radiofrekuencë ose lazer për përmirësimin e lëkurës

Nuk është vetëm një trend: është një mënyrë moderne për të theksuar bukurinë natyrale.

Zgjedhja e duhur? Varet nga struktura dhe objektivat e tua. Konsulta me specialistin mbetet thelbësore.

📩 Na kontakto për një vlerësim të personalizuar

24/04/2026

Çfarë duhet të dijë çdo paciente për zmadhimin e gjoksit me proteza?

1. Personalizimi i Protezës: Nuk ka një "numër" standard. Zgjedhja bëhet bazuar në gjerësinë e kafazit të kraharorit, cilësinë e lëkurës dhe vëllimin ekzistues të gjëndrës.
2. Teknika e Vendosjes: Informimi mbi pozicionimin (mbi apo nën muskul) është kyç. Kjo ndikon në formën afatgjatë, ndjeshmërinë dhe procesin e rikuperimit.
3. Siguria e Materialeve: Ne përdorim vetëm proteza të certifikuara ndërkombëtarisht, që garantojnë integritet strukturor dhe jetëgjatësi maksimale.
4. Periudha e Rikuperimit: Pacientja duhet të jetë plotësisht e informuar mbi fazat e post-operacionit, përdorimin e reçipetave post-kirurgjikale dhe kufizimet fizike gjatë javëve të para.

Detyra jonë është transparenca. Një paciente e informuar është një paciente e kënaqur.

📩 Na shkruani ose na vizitoni për të rezervuar një konsultë.

Në këtë rast, u përballëm me një strukturë hunde me projeksion të lartë që dominonte tiparet e tjera të fytyrës.Qëllimi ...
23/04/2026

Në këtë rast, u përballëm me një strukturë hunde me projeksion të lartë që dominonte tiparet e tjera të fytyrës.
Qëllimi ynë ishte të realizonim jo thjesht një hundë më të vogël, por një rezultat që nxjerr në pah tiparet e pacientes, e më e rëndësishmja, balancën me to.

Përmes një modifikimi preciz, arritëm:
-Profilin e dëshiruar: Një linjë fine dhe natyrale.
-Harmoninë Faciale: Tani sytë dhe buzët marrin vëmendjen që meritojnë.
-Integritetin Funksional: Bukuria nuk bën kurrë kompromis me frymëmarrjen.

Vetëbesimi vjen nga nxjerrja në pah e versionit tuaj më të mirë. ✨

22/04/2026

Labioplastika nuk është vetëm estetike, është rehati, vetëbesim dhe cilësi më e mirë jete.

Rekomandohet për vajzat dhe gratë që përjetojnë parehati gjatë aktiviteteve të përditshme, në veshje apo në jetën intime, ose që duan përmirësim estetik, gjithmonë pas një konsultimi me specialistin.

Në klinikën DaVINCI ofrojmë trajtime të personalizuara, teknika moderne dhe rezultate natyrale, duke vendosur gjithmonë në plan të parë sigurinë dhe kënaqësinë e pacientes.

La labioplastica non è solo estetica, è comfort, fiducia in sé stesse e una migliore qualità della vita.

È consigliata per ragazze e donne che provano fastidio durante le attività quotidiane, nell’abbigliamento o nella vita intima, oppure che desiderano un miglioramento estetico, sempre dopo una consulenza con lo specialista.

Presso la clinica DaVINCI offriamo trattamenti personalizzati, tecniche moderne e risultati naturali, mettendo sempre al primo posto la sicurezza e la soddisfazione della paziente.

Mos bëj operacion për zmadhimin e gjoksit, pa ditur këto gjëra!Shumë paciente ëndërrojnë për këtë ndryshim, por për ta p...
21/04/2026

Mos bëj operacion për zmadhimin e gjoksit, pa ditur këto gjëra!

Shumë paciente ëndërrojnë për këtë ndryshim, por për ta përjetuar me qetësi, është jetike të bëni një zgjedhje të mirëinformuar.

Shfletoni postimin për të parë disa nga pikat kryesore që çdo paciente duhet të dijë:

-Implantet nuk janë "përjetë": Edhe pse teknologjia ka avancuar, ato kanë një garanci mesatare prej 10-15 vjetësh.
-Procesi "Drop and Fluff": Ajo që sheh në pasqyrë ditën e parë nuk është rezultati final. Gjoksit i duhet kohë të zbresë dhe të zbutet.
-Pozicioni i gjumit: Për 4-6 javët e para, duhet të flini vetëm me shpinë (në kënd 30-45 gradë).
-Mbi apo nën muskul? Pozicioni i protezës ndikon te pamja natyrale dhe te koha e rikuperimit.
-Nuk mund të ngresh pesha: Sforcimi i tepërt mund të zhvendosë implantin dhe të dëmtojë simetrinë.

Shpesh përqendrohemi vetëm te rezultati, por informimi i saktë është hapi i parë drejt një operacioni të suksesshëm dhe pa stres. 🏥✨

Sa prej jush i dinin këto informacione? Na shkruani në komente ose na kontaktoni në DM për një konsulencë të detajuar!

20/04/2026

Liposucioni dhe addominoplastika, një kombinim i menduar për të rikthyer formën, harmoninë dhe komfortin në trup

Kjo procedurë ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt dhe në shtrëngimin e zonës së barkut, duke përmirësuar ndjeshëm konturin e trupit dhe duke dhënë një rezultat më të tonifikuar dhe natyral

Nuk është vetëm një ndryshim estetik, por edhe një investim në vetëbesim dhe mirëqenie

Te Klinika DaVINCI, çdo trajtim personalizohet sipas nevojave të pacientit, duke kombinuar eksperiencën me teknologjinë më të avancuar për rezultate të sigurta dhe harmonike

Nëse po mendon për një transformim të tillë, na shkruaj në DM për më shumë informacione ose për të rezervuar një konsultë

VASER Lipo apo liposucioni tradicional? Të dyja janë metoda efektive për heqjen e yndyrës dhe përmirësimin e formës së t...
18/04/2026

VASER Lipo apo liposucioni tradicional?

Të dyja janë metoda efektive për heqjen e yndyrës dhe përmirësimin e formës së trupit, por ndryshojnë në teknikë dhe rezultate.

Liposucioni tradicional përdor metodë mekanike dhe është ideal për heqjen e sasive më të mëdha të yndyrës.

VASER Lipo përdor ultratinguj për të “shkrirë” yndyrën, duke ofruar më pak traumë, rikuperim më të shpejtë dhe konturim më të detajuar.

Zgjedhja varet nga trupi yt, objektivat dhe pritshmëritë që ke. Të dyja metodat japin rezultate të qëndrueshme kur shoqërohen me një stil jetese të shëndetshëm.

Kontakto klinikën DaVinci për një konsultë të personalizuar dhe zbulo trajtimin më të përshtatshëm për ty.

17/04/2026

Rinoplastika nuk është vetëm një ndryshim estetik është një ndërhyrje që mund të përmirësojë harmoninë e fytyrës dhe, në disa raste, edhe funksionin e frymëmarrjes. Një formë më e balancuar e hundës mund të rrisë vetëbesimin dhe të sjellë një profil më natyral dhe të harmonizuar me tiparet e tjera të fytyrës.

Vendimi për rinoplastikë duhet të jetë i mirëinformuar dhe i personalizuar, duke marrë parasysh strukturën e fytyrës, pritshmëritë dhe këshillën e mjekut specialist.

Estetikë. Funksion. Harmoni.

📍 Rezervo konsultën tënde te DaVinci dhe zbulo rezultatin që i përshtatet më së miri fytyrës tënde.

16/04/2026

Abdominoplastika është një ndërhyrje estetike që ndihmon në heqjen e lëkurës së tepërt dhe shtrëngimin e muskujve të barkut, duke rikthyer një pamje më të tonifikuar dhe të sheshtë.
Është një zgjedhje e zakonshme pas shtatzënisë, humbjes së madhe në peshë apo si pjesë e procesit natyral të plakjes.

Në DaVinci Clinic, kjo ndërhyrje realizohet nga kirurgë italianë me eksperiencë të lartë, duke garantuar standarde profesionale dhe kujdes maksimal për pacientin.

Ky trajtim nuk është vetëm estetik, ai mund të ndikojë pozitivisht edhe në vetëbesimin dhe komoditetin tuaj të përditshëm.

Konsulta me një specialist është hapi i parë për të kuptuar nëse kjo ndërhyrje është e përshtatshme për ju.

Rinoplastika nuk është thjesht një ndryshim estetik, është art dhe precizion në duart e duhura Tek DaVINCI Clinic çdo nd...
15/04/2026

Rinoplastika nuk është thjesht një ndryshim estetik, është art dhe precizion në duart e duhura

Tek DaVINCI Clinic çdo ndërhyrje realizohet me:
• analizë të detajuar të fytyrës
• teknika moderne kirurgjikale
• fokus në rezultate natyrale dhe harmonike

Qëllimi nuk është të ndryshosh kush je, por të përmirësosh balancën e tipareve të tua, duke ruajtur identitetin

Rezultate që duken mirë, por mbi të gjitha… ndihen mirë.

Rezervo konsultën tënde dhe zbulo versionin më të mirë të vetes

Address

Pas Garden Building, Kavaja Street
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Website

https://davinci.al/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Davinci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share