19/04/2026
Fëmijët me autizëm shpesh përballen me vështirësi me gjumin. Shumë prej tyre qëndrojnë zgjuar gjatë natës dhe gjatë ditës shfaqin ankth, sjellje sfiduese gjatë ditës,mosfrekuentim të çerdhes,kopshtit,shkollës.
Përveç kopshtit, shkollës,terapisë, fëmijet kanë shumë nevojë edhe për aktivitete fizike si sporti, noti apo kurse të tjera që i pëlqejnë. Këto aktivitete i ndihmojnë të shpenzojnë energjitë, të qetësohen, të çlirojnë tensionin e akumuluar gjatë ditës.
Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm në përpjekjen e prindërve, pasi familjet nuk munden të paguajnë gjithçka: terapinë, shkollimin dhe aktivitetet sportive shtesë.
Është e rëndësishme që këto programe të mbështeten nga institucionet shtetërore dhe të zhvillohen nga persona të trajnuar, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet, të zhvillohet dhe të ndihet i përfshirë në shoqëri.