Klinika Femen

Klinika Femen Klinika “Femën” është një qendër mjekësore e specializuar për shëndetin riprodhues të grave dhe vajzave.

Klinika “Femën” e vendos gruan dhe vajzën në qendër të shërbimeve të saj mjekësore dhe estetike.

Ditët e para pas lindjes nuk janë vetëm për njohjen me beben, por edhe për rikuperimin e trupit dhe përshtatjen me një r...
28/04/2026

Ditët e para pas lindjes nuk janë vetëm për njohjen me beben, por edhe për rikuperimin e trupit dhe përshtatjen me një ritëm të ri.

Shpesh fokusi shkon tek i porsalinduri, ndërsa nëna mbetet në plan të dytë. Në realitet, këto ditë janë një fazë e ndjeshme ku ndryshimet fizike, hormonale dhe emocionale ndodhin njëkohësisht.

Përgatitja nuk do të thotë të parashikoni çdo detaj, por të krijoni kushte që ju lehtësojnë këtë periudhë:
pushim, mbështetje dhe informacion i saktë.

Kur këto mungojnë, rikuperimi bëhet më i vështirë, lodhja shtohet dhe pasiguritë rriten.

Ndjekja pas lindjes nuk është një hap opsional, por pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin e gruas.

Nëse jeni në këtë fazë ose po përgatiteni për të, një vlerësim i personalizuar ju ndihmon të kuptoni çfarë ka nevojë trupi juaj realisht.
Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Cikli menstrual nuk është thjesht një seri ditësh që përsëriten çdo muaj.Është një sistem hormonal i koordinuar që ndiko...
28/04/2026

Cikli menstrual nuk është thjesht një seri ditësh që përsëriten çdo muaj.
Është një sistem hormonal i koordinuar që ndikon në energjinë, humorin, përqendrimin dhe mënyrën si funksionon trupi yt në çdo fazë.

Ajo që shpesh perceptohet si “luhatje” është në fakt një ritëm biologjik i parashikueshëm.
Kur e kupton këtë ritëm, fillon të dallosh se kur trupi yt ka nevojë për pushim, kur performon më mirë dhe kur është më i ndjeshëm ndaj stresit.

Në praktikë, cikli menstrual është një nga indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit hormonal.
Ndryshimet në kohëzgjatje, intensitet apo simptoma nuk janë rastësore, ato japin informacion.

Të mësosh ta lexosh ciklin tënd nuk është vetëm njohje.
Është një mënyrë për të marrë vendime më të vetëdijshme për trupin tënd çdo ditë.

Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Si mund të na kontakosh? Për çdo nevojë, mund të na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet më shumë:•Telefonatë – për pë...
27/04/2026

Si mund të na kontakosh?

Për çdo nevojë, mund të na kontaktoni në mënyrën që ju përshtatet më shumë:

•Telefonatë – për përgjigje të menjëhershme, urgjenca ose rezervime direkte 0674016070

•WhatsApp – për komunikim të shpejtë dhe ndarje informacioni apo foto 0674016070

•Instagram DM – për informacione të përgjithshme

•Email – për raste që kërkojnë më shumë detaje ose konsulta më të strukturuara info@femën.al

Ne jemi këtu për t’ju dëgjuar, për t’ju orientuar dhe për t’ju ofruar kujdes të menduar për ju!

Zgjidh mënyrën që të përshtatet më shumë.
Ne jemi këtu.

Femën - kujdes i integruar për shëndetin e gruas

Infertiliteti i pashpjegueshëm përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzëni edhe pas një vlerësimi standard t...
27/04/2026

Infertiliteti i pashpjegueshëm përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzëni edhe pas një vlerësimi standard të plotë, ku nuk identifikohet një shkak i qartë.

Ai përbën rreth 10–20% të rasteve dhe nuk përfaqëson mungesë problemi, por kufizimet e vlerësimeve rutinë në identifikimin e të gjithë faktorëve që ndikojnë në fertilitet.

Fertiliteti është rezultat i një ndërveprimi kompleks midis:
– funksionit hormonal
– metabolizmit
– cilësisë së qelizave riprodhuese
– dhe gjendjes së përgjithshme të organizmit

Faktorë si inflamacioni kronik i lehtë, rezistenca ndaj insulinës, çrregullimet e tiroides, cilësia e vezës dhe spermës, si dhe mungesat ushqyese, mund të ndikojnë në këtë proces edhe kur analizat bazë rezultojnë brenda normës.

Për këtë arsye, një qasje më e zgjeruar dhe e individualizuar në vlerësim është thelbësore për të kuptuar më mirë situatën dhe për të identifikuar hapa të mëtejshëm.

Rezervo konsultën tënde në 0674016070

e spermes #

“Prisni 6 javë.”Ky është rekomandimi standard pas lindjes, por shpesh keqkuptohet.6 javë është koha minimale e shërimit ...
23/04/2026

“Prisni 6 javë.”
Ky është rekomandimi standard pas lindjes, por shpesh keqkuptohet.

6 javë është koha minimale e shërimit fizik fillestar, jo një tregues që trupi është domosdoshmërisht gati për marrëdhënie seksuale.

Pas lindjes, sidomos gjatë gjidhënies, estrogjeni mbetet i ulët dhe kjo mund të ndikojë në lubrifikim, ndjeshmëri dhe rehati gjatë marrëdhënieve seksuale. Në të njëjtën kohë, prolaktina, ulja e testosteronit, lodhja, mungesa e gjumit dhe rikuperimi i dyshemesë pelvike mund të ndikojnë edhe në dëshirë.

Për këtë arsye, 6 javë nuk duhen parë si një vijë starti, por si një orientim i përgjithshëm. Gatishmëria reale varet nga mënyra si ndihet trupi dhe nga ecuria individuale e rikuperimit.

Kjo është arsyeja pse rikthimi në jetën intime nuk duhet të bazohet vetëm në kalimin e kohës, por në një vlerësim më të plotë të gjendjes fizike dhe hormonale pas lindjes.

Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Lidhja e babait me bebin fillon që në barkun e mamit.Zëri yt, mënyra si flet, lexon apo këndon gjatë shtatzënisë, janë m...
21/04/2026

Lidhja e babait me bebin fillon që në barkun e mamit.

Zëri yt, mënyra si flet, lexon apo këndon gjatë shtatzënisë, janë mënyrat e para për t’u lidhur me bebin edhe para lindjes. Kjo lidhje nuk është simbolike, ajo ndikon realisht në zhvillimin emocional dhe ndjesinë e sigurisë së fëmijës.

Babai nuk është një rol dytësor apo “ndihmës”. Është një figurë qendrore që nga fillimi, dhe përfshirja e tij e hershme lidhet me vetëbesim më të lartë, aftësi më të mira sociale dhe zhvillim më të qëndrueshëm emocional te fëmija.

Edhe pas lindjes, lidhja ndërtohet përmes gjërave të përditshme:
kontakti, reagimi ndaj sinjaleve të bebit, koha e kaluar bashkë.

Edhe nëse kjo lidhje nuk ndjehet menjëherë, është plotësisht normale. Ajo ndërtohet gradualisht, me praninë dhe përfshirjen tënde.

Në Femën, fokusi ynë nuk është vetëm lindja, por edhe përgatitja për rolin e prindit dhe ndërtimin e një familjeje të shëndetshme.

Na kontakto për:
Klasat e edukimit prenatal
Këshillim për prindërim

0674016070

Ruaje këtë post për më vonë ose ndajeni me një baba që duhet ta lexojë.

20/04/2026

Dyshemeja pelvike është një grup muskujsh që krijojnë një bazë mbështetëse në fund të legenit.
Ajo mban në pozicion organet si fshikëza urinare, mitra dhe rektumi, duke siguruar funksionimin normal të tyre.

Funksionet kryesore:
• Mbështet organet pelvike dhe ruan pozicionin e tyre anatomik
• Kontrollon urinimin dhe funksionin e zorrëve
• Ndikon në funksionin seksual dhe ndjeshmërinë

Çfarë ndodh kur këta muskuj nuk funksionojnë siç duhet?

Dobësi:
• Humbje e kontrollit të urinës (inkontinencë)
• Ndjesi rëndese në zonën pelvike

Prolaps (ulje e organeve):
• Zbritje e organeve pelvike nga pozicioni normal
• Ndjesi presioni ose rëndese në fund të barkut

Tension i tepërt:
• Dhimbje në zonën pelvike
• Parehati gjatë marrëdhënieve seksuale

Çfarë ndihmon në kujdesin e saj:
• Ushtrime të targetuara për forcimin e muskujve (si ushtrimet e Kegelit, kur kryhen saktë)
• Shmangia e sforcimit të tepërt (p.sh. gjatë kapsllëkut apo ngritjes së peshave)
• Vlerësim i personalizuar nëse shfaqen simptoma

Kuptimi dhe kujdesi për dyshemenë pelvike është thelbësor për shëndetin afatgjatë dhe cilësinë e jetës.

Rezervo konsultën tënde në 0674016070

16/04/2026

Vaginoplastika është një operacion rindërtues i kanalit vaginal, që synon ngushtimin e tij dhe përmirësimin e funksionit intim.
Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje synohet jo vetëm përmirësimi i strukturës, por edhe i cilësisë së indit vaginal, ndjeshmërisë seksuale, lubrifikimit dhe komoditetit gjatë marrëdhënieve.

Përpara ndërhyrjes, sigurohemi të vlerësojmë çdo faktor që ndikon në planin e trajtimit: moshën, historikun gjinekologjik dhe të lindjeve, gjendjen e dyshemesë pelvike, integritetin e indit vaginal, praninë e inkontinencës urinare, terapitë hormonale, si edhe arsyen reale që e bën të nevojshme këtë ndërhyrje.

Pas operacionit, rikuperimi kërkon ndjekje rigoroze të protokolleve të shërimit fizik, emocional dhe seksual.
Qëllimi ynë është që në përfundim të periudhës së rikuperimit, pacientja të ketë jo vetëm shërim anatomik, por edhe funksion më të mirë seksual, më shumë rehati dhe njohje më të mirë të trupit të saj.

Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Cilësia e spermës nuk ndikohet vetëm nga mosha apo faktorë gjenetikë.Ajo lidhet ngushtë me stilin e jetesës, balancën ho...
07/04/2026

Cilësia e spermës nuk ndikohet vetëm nga mosha apo faktorë gjenetikë.

Ajo lidhet ngushtë me stilin e jetesës, balancën hormonale dhe gjendjen e përgjithshme të shëndetit.

Faktorë që shpesh duken të zakonshëm si gjumi, ushqyerja, konsumi i alkoolit apo edhe shëndeti oral, mund të kenë ndikim real në fertilitet.

Në shumë raste, këto janë elementë të modifikueshëm
dhe përmirësimi i tyre mund të ndikojë pozitivisht në funksionin riprodhues.

Nëse jeni në proces planifikimi për shtatzëni,
vlerësimi i shëndetit të përgjithshëm dhe balancës hormonale është një hap i rëndësishëm.

04/04/2026

Perimenopauza nuk është një ndalim.
Është një fazë ku trupi kërkon një qasje tjetër.

Kjo periudhë nuk ka të bëjë vetëm me simptomat që shfaqen,
por me mënyrën si ndryshon balanca e brendshme e trupit me kalimin e viteve.

Shumë gra përpiqen ta “kalojnë” këtë fazë.
Por realisht, është një moment për të kuptuar më mirë trupin dhe për të vepruar me qëllim.

Sepse ajo që bëhet në këto vite ndikon drejtpërdrejt në:
shëndetin metabolik,
balancën hormonale,
mirëqenien mendore,
dhe shëndetin seksual në dekadat që vijnë.

Ndryshimet në stilin e jetesës, ushqyerje, aktivitet fizik apo trajtime të personalizuara
nuk janë masa të përkohshme.
Janë investim afatgjatë në mënyrën si do të ndiheni më vonë.

Qasja nuk duhet të jetë vetëm lehtësimi i simptomave,
por ndërtimi i një baze të qëndrueshme për një moshim të shëndetshëm dhe funksional.

Dërgo një mesazh ose komento “Perimenopauzë”
dhe do t’ju dërgojmë planin tonë të mbështetjes.

Ky muaj eshte per ty. Kontrolli mjekësor parandalon shfaqjen e sëmundjeve.
Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Dëshira seksuale nuk është një funksion i izoluar.Ajo reflekton ndërveprimin mes hormoneve, sistemit nervor, energjisë f...
02/04/2026

Dëshira seksuale nuk është një funksion i izoluar.
Ajo reflekton ndërveprimin mes hormoneve, sistemit nervor, energjisë fizike, gjendjes emocionale dhe mënyrës si funksionon marrëdhënia në çift.

Për këtë arsye, ulja e saj rrallë ka një shkak të vetëm.

Në disa faza të jetës, si perimenopauza dhe menopauza, ndryshimet hormonale mund të ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën seksuale, lubrifikimin dhe komfortin gjatë marrëdhënieve.
Në raste të tjera, faktorë si stresi kronik, lodhja, medikamentet apo dinamika në çift mund të luajnë rol.

Në praktikën klinike, këto faktorë shpesh ndërthuren dhe ndikojnë njëri-tjetrin.

Dëshira seksuale nuk është gjithmonë konstante, dhe kjo është krejtësisht normale.
Por kur ndryshimi vazhdon, shoqërohet me shqetësim, apo ndikon në mirëqenie dhe në marrëdhënie, meriton vëmendje.

Ky muaj eshte per ty. Kontrolli mjekësor parandalon shfaqjen e sëmundjeve.
Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Shpesh ngatërrohen.Shpesh diagnostikohen gabim.Dhe shpesh kalojnë vite pa u kuptuar si duhet.Endometrioza dhe PCOS nuk j...
31/03/2026

Shpesh ngatërrohen.
Shpesh diagnostikohen gabim.
Dhe shpesh kalojnë vite pa u kuptuar si duhet.

Endometrioza dhe PCOS nuk janë e njëjta gjë, edhe pse mund të ndikojnë në ciklin menstrual dhe të shkaktojnë shqetësime të ngjashme.

Endometrioza është një gjendje inflamatore kronike ku inde të ngjashme me shtresën e brendshme të mitrës rriten jashtë saj, duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion.

PCOS është një çrregullim hormonal që ndikon në ovulacion, ciklin menstrual dhe metabolizmin, shpesh i shoqëruar me simptoma si aknet, rritja e qimeve dhe cikël i çrregullt.

Ndryshimi është thelbësor, sepse edhe qasja ndaj trajtimit është krejt e ndryshme.

Në praktikë shohim shpesh gra që trajtohen për vite për një diagnozë që nuk e kanë, ndërkohë që problemi real mbetet pa adresuar.

Të dyja mund të ndikojnë në fertilitet, energji dhe shëndetin mendor, por mënyra si e bëjnë këtë është e ndryshme dhe kërkon vlerësim të kujdesshëm.

Nëse ke simptoma që nuk janë “normale për ty”, nuk është diçka që duhet thjesht të durohet.

Një vlerësim i saktë është hapi i parë drejt një trajtimi të duhur.

Ky muaj eshte per ty. Kontrolli mjekësor parandalon shfaqjen e sëmundjeve.
Rezervo konsultën tënde në 0674016070

Address

Blv ‘Zogu I Parë’
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355672008370

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Femen posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share