Primocare_physio

Primocare_physio Klinike fizioterapie

02/09/2022

Thyerjet më të zakonshme që përfshijnë kyçin e dorës janë ato të radiusit ,ulnës dhe skafoidit, një nga tetë kockat e shkurtra që përbëjnë karpusin.
Simptoma kryesore është dhimbja, shpesh e shoqëruar me ënjtje dhe kufizim të funksionit të kyçit të dorës. Thyerjet e kyçit të dorës zakonisht kanë nevojë për trajtim 6-8 javor . Mund të zgjasë më shumë nëse kyci është dëmtuar gjërësisht. Trajtimi konsiston në imobilizim me gips 4-6 javë dhe më pas fillon trajtimi fizioterapeutik. Pa fizioterapi pacienti mund të mos e fitojë më lëvizjen e plotë artikulare si më parë. Fizioterapia ndihmon në : •Reduktimin e dhimbjes
•Clirimin e ngurtësimit te gjymtyrës
•Rritjen e forcës dhe aftësisë për të lëvizur.

Rezervoni konsultën tuaj në :0695146768 falas!

21/07/2022

Menisqet përbëhen nga indi lidhor. Ato kanë formën e diskut dhe vendosen ndërmjet sipërfaqeve të kyçit lidhës të kockave të kofshës dhe kërcirit, duke e zgjeruar në këtë mënyrë sipërfaqen e tij. Funksioni i tyre është të ndajnë ngarkesën, të frenojnë, amortizojnë dhe stabilizojnë kyçin e gjurit. Dëmtimi i meniskut është i lidhur me dëmtimin e indit të tij, në formën e një çarjeje, degjenerimi ose kombinimi i të dyjave.
Shkaqet:
Dëmtimi i meniskut që shfaqet pas një traume, shkaktohet nga mikrotraumatizime të përsëritura ose për shkak të plakjes. Tek personat e rinj, traumat janë shkaktarët kryesorë (dëmtimet e lidhura me sportin), ndërkohë që tek personat e moshuar është më tepër problemi i degjenerimit të meniskut të lidhur me moshën.
Simptomat:
Simptomat e dëmtimit të meniskut shfaqen në mënyrë akute (nga traumat) ose graduale.
Dëmtimet e meniskut manifestohen kryesisht me:
Pamundësi për të shtrirë gjurin
Dhimbje në nivelin e gropës pas gjurit, që ndonjëherë përhapet deri në kofshë
Dhimbjet janë më të forta kur gjuri është i shtrirë
Trajtimi:
Dëmtimet e vogla të meniskut shkaktojnë simptoma të lehta, që mund të qetësohen me trajtim fizioterapeutik, pa operacion. Carjet e dhimbshme dhe të mëdha kanë nevojë për operacion.
Rest-Qëndrimi shtrirë me jastek poshtë gjurit
Ice- Akull në fillim për të qetësuar ënjtjen dhe dhimbjen (dhe më pas terapi te ngrohti ne raste kronike)
Compression-lidhet gjuri për të parandaluar ënjtjen
Elevation- Ngrihet këmba mbi nje jastëk për të qetësuar dhimbjen

Rezervoni konsulten tuaj ne :📱0695146768

18/05/2022

Tortikolisi është deformitet i muskulit sternokleidomastoid që karakterizohet me laterofleksion të kokës nga ana e muskulit të shkurtuar kurse mjekra është e kthyer nga ana tjetër. Shkaktarët janë të ndryshëm: Të trashëguar, traumatike , pozita e fetusit në mitër etj.
Mjekimi konzervativ përbëhet nga terapia fizikale dhe nga përdorimi i mjeteve ortotike. Te fëmijët me tortikolis evident mjekimi fillon me përdorimin e termoterapis, kinezioterapisë.
Shenjat e hershme: Shenja e parë menjëherë pas lindjes është shtrembërimi i kokës në anën e muskulit të shkurtuar, shikimi është i drejtuar nga ana e shëndoshë.Shenjat e vonshme: Në muajin e tretë të jetës vShenjat e vonshme: Në muajin e tretë të jetës shikohet edhe asimetria e fytyrës, kurse asimetria e kokës vërehet më e theksuar.

I vereni keto simptoma te femija juaj?
Atehere rezervoni konsulten tuaj ne:
0695146768

            😊
02/05/2022

😊

30/03/2022
24/03/2022

Spurk Kalkanear . Osteofit tek thembra( ne forme sqepi). Eshte nje diagnoze e shpeshte me shume dhimbje. Fizioterapia me masoterapi eshte efikase ne rikuperimin e pacientit pasi i qeteson dhimbjen e shkaktuar.Nderhyrja kirurgjikale nuk garanton zgjedhjen perfundimtare sepse organizmi shpesh I rishfaq perseri . Fale pervojes dhe teknologjise rezultati eshte maksimal.

Rezervoni konsulten tuaj ne numrin : +355695146768 falas!

Nervi shiatik e ka nje zgjidhje. Fizioterapia eshte pergjigjja e duhur. Rezervoni konsulten tuaj me fizioterapisten e ku...
23/03/2022

Nervi shiatik e ka nje zgjidhje. Fizioterapia eshte pergjigjja e duhur. Rezervoni konsulten tuaj me fizioterapisten e kualifikuar.

15/03/2022

Klinika Primocare vjen me oferten e muajit Mars. Per cdo pacient qe rezervon konsulten, merr gjithashtu dhe 20 % ulje.

Address

Rruga Kastriotet
Tirana
1050

Telephone

+355695146768

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Primocare_physio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Primocare_physio:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram