Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza Institucion privat qe strehon te moshuar . Sherbim Infermieror 24 Ore , Hoteleri , Perkujdes , Ar

20/03/2026

Gëzuar Bajramin! 🌙✨
Uroj që kjo ditë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo hap të jetës tuaj.
Uroj nga zemra të mbushen shtëpitë tuaja me dashuri, falje, mireqenie dhe mirësi.

Gëzuar dhe për shumë vite, me gëzim e harmoni! 🤍 🙏

Perqafime Moza Kalaja Mocka

08/03/2026

Në këtë 8 Mars, zemra jonë është pranë jush, nenat e dashura të qendrës sonë.

Jeta ju solli shumë stinë: gëzime, sakrifica, lodhje, dashuri dhe përkushtim për familjet tuaja.
Në duart tuaja rritet fëmijë, ndërtuat shtëpi dhe mbajtet gjallë shpresa.

Sot, me hapa më të ngadaltë dhe duar më të brishta… por, urtësia dhe dashuria që mbani janë më të forta se kurrë.

Për ne ju nuk jeni vetëm banore të kësaj qendre ku perkujdesemi cdo dite e cdo nate. Ju jeni nënat dhe gjyshet që meritojnë respekt, përkujdesje dhe përqafim çdo ditë.

Sot ju themi me gjithë zemër:
faleminderit për jetën që keni jetuar dhe për dashurinë që vazhdoni të na dhuroni.

Gëzuar 8 Marsin, nena të forta dhe të çmuara!
Ju jeni bekim për ne.

27/01/2026

📣 Rekrutojmë Infermiere me Eksperiencë
Qendra e përkujdesit “Te-Moza”

Po kërkojmë një infermiere të aftë, të përkushtuar me eksperiencë, që dëshiron të rritet profesionalisht dhe të bëhet pjesë e një ekipi ku standardi i kujdesit është mbi gjithçka.

🌿 Çfarë kërkojmë?
– Eksperiencë në kujdesin e të moshuarve
– Ndjeshmëri, durim dhe aftësi për të punuar me zemër
– Përgjegjshmëri dhe etikë profesionale
– Aftësi organizative dhe dëshirë për të përmirësuar proceset e punës
– Bashkëpunim dhe korrektësi
- Mosha 30 - 35 vjec

🎯 Çfarë ofroj unë si drejtore?
Unë do ta përgatis për çdo procedurë, standard dhe situatë menaxheriale të qendrës.
Do të marrë trajnime praktike dhe teorike që e ndihmojnë të bëhet një drejtuese profesioniste e plotë që e njeh punën, njerëzit dhe sistemin me të njëjtin përkushtim që e njoh unë.

💚 Pse duhet të na zgjidhni?
– Ambient pune i sigurt dhe me respekt
– Vlerësim real i punës
– Mundësi rritjeje profesionale të vazhdueshme
– Një ekip që punon me zemër për banorët tanë

📩 Aplikimet dërgohen në: (nr. tel 0692312906 / email qtash@yahoo.com
📍 Qendra ndodhet në: Sauku i vjeter

01/01/2026

Nje falenderim dhe mirenjohje per kujdestaret e mia te shtrenjta!

Ju falënderoj nga zemra për durimin tuaj, përkushtimin dhe urtësinë me të cilën kujdeseni çdo ditë për banorët tanë. Nuk është e lehtë të punosh me zemër, me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, sidomos përballë kërkesave të forta dhe rregullave strikte që unë kërkoj të respektohen.

Por ju i keni përballuar të gjitha me profesionalizëm, respekt dhe mbi të gjitha me humanizëm. Falë jush, kjo qendër nuk është thjesht një institucion, por një shtëpi me dinjitet, siguri dhe ngrohtësi për të moshuarit tanë.

Ju jam mirënjohëse për çdo sakrificë, për çdo buzëqeshje, për çdo moment durimi dhe për çdo kujdes të heshtur që shpesh nuk shihet, por vlen shumë.

Ju uroj shëndet, paqe dhe vlerësimin që e meritoni, sepse puna juaj është fisnike dhe e çmuar. 🌸

Me respekt dhe mirenjohje nga Moza Marjo dhe Arjani

31/12/2025

Me ardhjen e Vitit të Ri, në emër të gjithë stafit dhe banorëve tanë, ju urojmë shëndet, paqe dhe ditë të mbushura me dashuri e qetësi.
Viti që lamë pas na mësoi vlerën e kujdesit, respektit dhe mirënjohjes për njëri-tjetrin – vlera që në Te-Moza i mbajmë gjithmonë në zemër.

Urojmë që viti i ri të sjellë më shumë buzëqeshje, momente të bukura pranë familjarëve dhe një jetë sa më të qetë e dinjitoze për të gjithë të moshuarit.
Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë të ofrojmë kujdes, siguri dhe ngrohtësi familjare çdo ditë.

10/12/2025
Në fillimet e Qendres tone te perkujdesit per te moshuarit , ose, Azilit sic i thone te gjithe, përpoqa ta bëja gjithçka...
05/12/2025

Në fillimet e Qendres tone te perkujdesit per te moshuarit , ose, Azilit sic i thone te gjithe, përpoqa ta bëja gjithçka të bukur: me perde elegante, tapeta shumëngjyrëshe, mbulesa tavoline, krevate pa mbajtëse – gjithçka si në një shtëpi të qetë.
Por dita-ditës mësova një të vërtetë shumë të rëndësishme: estetika nuk vlen asgjë nëse bie ndesh me funksionin dhe sigurinë.

Pe**et shkuleshin, tapetat pengonin, mbulesat e tavolinave nuk ishin praktike, krevateve u duheshin patjetër mbajtëse.
Atëherë kuptova që një qendër për të moshuarit nuk është vend për dekore “instagrami”, por një shtëpi e sigurt, higjienike dhe funksionale për njerëz që kanë nevoja të shumta dhe të ndjeshme.
Të moshuarit kanë nevojë për:
• Higjienë të pakompromis
• Ushqim të mirë, të freskët, të përshtatur për moshën dhe sëmundjet e tyre
• Regjim mjekësor të rregullt
• Siguri, mbështetje dhe kujdes real – jo dekor

Në këtë punë, bukuria e vërtetë nuk është tek perde e tavolina.
Është tek pastërtia, tek respekti, tek duart që kujdesen dhe te zemra që i sheh banorët si familje.

14/11/2025
Vende Pune Kuzhiniere & Kujdestare Per TE Moshuar
12/11/2025

Vende Pune
Kuzhiniere & Kujdestare Per TE Moshuar

19/09/2025

Kur Prinderit e moshuar fillojnë të grindën për rroba që “ua kanë marrë” apo për para që “nuk i kanë më”, shpesh familja mendon se janë kapriço.
Ne ne qendren tone e kuptojme se nuk është ashtu – është Alzheimeri që po i ndryshon nga brenda.

Çdo ditë mësojme sa shumë durim, dashuri dhe respekt për dinjitetin e tyre duhen për të jetuar me këtë sëmundje. Kujdesi nuk është vetëm mjekim – është të qëndrosh pranë tyre, të kuptosh botën e tyre dhe të mos e harrosh kurrë njeriun që kanë qenë

29/08/2025

Vende te Lira Pune
Kujdestare Per Te Moshuar
Punesini tek Rezdisenca Jon .

Institucion privat qe strehon te moshuar .

Sherbim Infermieror 24 Ore , Hoteleri , Perkujdes , Ar

14/08/2025

URGJENCË – Mungesë uji prej 48 orësh në qendër përkujdesi për të moshuar

Përshëndetje,

Jam përgjegjëse e një qendre përkujdesi për të moshuar me 22 banorë, shumica me probleme shëndetësore dhe të palëvizshëm. Prej 48 orësh nuk kemi ujë fare, çka ka krijuar një rrezik të madh sanitar dhe shëndetësor.

Nuk kemi më ujë për:
• Pastrimin e banjove dhe higjienën personale të të moshuarve
• Larjen e bebelinave (4 herë në dite)
• Larjen e duarve të stafit për parandalimin e infeksioneve
• Gatimin e ushqimit

Kam njoftuar UKT-në e zonës, UKT Tiranë, Policinë Bashkiake, Zjarrfikesen Tirane, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Situata po përkeqësohet nga ora në orë dhe ka rrezik të shpërthimit të infeksioneve.

Ju lutem të ndërhyni menjëherë me një cisternë uji ose zgjidhje të përkohshme, pasi bëhet fjalë për një situatë emergjente shëndetësore.
Qendrace perkujdesit Te Moza 0692312906

Address

Qendra E Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza
Tirana
1001

Telephone

+355692312906

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

Shtepia e perkujdesit per te Moshuar Te-Moza vjen pranë jush për t’u përkujdesur për të afërmit tuaj të moshuar , duke ju lënë më shumë kohë juve për t’i dashur ata.