08/04/2026
🎓 ACCADEMY – Bologna | Hotel San Vitale
Përfunduan me sukses punimet 2-vjeçare të Akademisë “Përtej Shkencës”.
Një rrugëtim formimi i dedikuar për mjekë dhe profesionistë të shëndetit, të fokusuar në qasje të avancuara shkencore dhe klinike.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, temat shkencore janë udhëhequr nga docentë italianë dhe ndërkombëtarë, duke sjellë përvoja, njohuri dhe metoda inovative në shërbim të mjekësisë moderne.
📚 Leksionet u kurorëzuan me sukses me marrjen e diplomave, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rritjen profesionale.
Njohuritë dhe temat e diskutuara do të vihen në shërbim të pacientëve, me qëllim përmirësimin e kujdesit dhe ofrimin e trajtimeve gjithnjë e më të personalizuara.
✨ Formimi i vazhdueshëm është çelësi për një shëndet më të mirë.