07/01/2021
Diplomë në Masazh Sportiv
Diploma e Operatorit në Masazh Sportiv
Rrugë edukative e studiuar ad hoc, për të përmbushur nevojat e atletëve, si në nivelin amator ashtu edhe në atë konkurrues.
Kërkesat: Nuk kërkohet asnjë kërkesë specifike, kursi i trajnimit është i hapur për të gjithë. Nëse keni marrë kurse në institucione të tjera trajnimi, ne i njohim ato.
Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy
Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy
Për kë shërben Diploma e Operatorit në Masazh Sportiv?
Diploma e operatorit në masazhin sportiv është një kurs trajnimi teknik, i përshtatshëm për të gjithë ata që e duan sportin dhe botën e masazhit, dhe duan ta shndërrojnë këtë pasion në një profesion serioz dhe të çertifikuar. Gjithashtu është i aksesueshëm për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të specializohen, në mënyrë që të punojnë në fushën e sportit edhe në nivele të larta.
Teoria dhe praktika
Eshtë një plan formues i përbërë nga 7 module, i krijuar posaçërisht për të mbështetur atletët dhe për të trajtuar në mënyrë adekuate problemet që ata hasin pas seancave intensive të aktivitetit fizik. Kjo rrugë hedh themelet e saj në anatominë e trupit të njeriut, për t’ju mundësuar të njihni me hollësi të gjitha strukturat që do të manipuloni. Falë këtij programi formues ju do të fitoni aftësitë e nevojshme për të përmbushur çdo kërkesë, madje edhe nga atletët më kërkues. Kështu do të keni mundësinë të keni më shumë qasje dhe metodologji, për tu përballur në mënyrë adekuate me të gjitha situatat që do tj’u paraqiten.
Mësuesit e Evolution Academy® do t’ju shoqërojnë në këtë udhëtim intensiv, të përbërë nga shumë studime dhe shumë praktikë, duke ju dhënë të gjithë mbështetjen e tyre. Do t’ju ndihmojnë të përvetsoni në mënyrë efektive dhe të shpejtë nocionet më teknike, dhe do të jenë në dispozicionin tuaj për t’ju bërë një masazhues të kualifikuar. Ata gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë e nevojshme ndërpersonale, për të qenë në gjendje të krijoni empati me çdo lloj personi dhe do të jenë një pikë referimi për rritjen dhe evolucionin tuaj personal.
Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy
https://evolutionacademy.al/services/diplome-ne-masazh-sportiv/