10/03/2026
Klinika Advanced në ITB Berlin 2026!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Klinika Advanced është pjesë e një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të turizmit, ITB Berlin. 🇩🇪
Pjesëmarrja jonë në këtë event prestigjioz është një hap i rëndësishëm për të prezantuar standardet tona të larta në fushën e mbjelljes së flokut dhe për të promovuar Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për turizmin mjekësor.
Gjatë panairit, ekipi ynë po prezanton teknologjinë moderne, eksperiencën profesionale dhe rezultatet e suksesshme që klinika Advanced u ofron pacientëve nga e gjithë bota.
📍 ITB Berlin 2026