24/12/2025
Krishtlindja është më shumë se një festë.....është lindja e shpresës, e dashurisë dhe e dritës që nuk shuhet kurrë.
Për ne në Klinikën ABC, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, sepse na rikujton misionin tonë më të madh:
të shërbejmë me përkushtim, dhembshuri dhe respekt për jetën njerëzore sipas modelit të Krishtit.
Në këtë festë të shenjtë, ne lutemi që paqja, shëndeti dhe bekimi i Zotit të jenë në çdo familje, në çdo shtëpi dhe në çdo zemër.
Le të jetë kjo Krishtlindje një kujtesë se shërimi nuk fillon vetëm me mjekësi, por edhe me dashuri, besim dhe shpresë.
Isaia 9:6
Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e Tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.
Klinika ABC
Në shërbim të jetës, me zemër dhe besim.