Euro Medica

Euro Medica Distributor materiale dhe pajisje dentare
Dërgesa në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut

Mirë se vini në Euro Medica, partneri juaj i besuar për materiale dhe pajisje dentare. Ne jemi të përkushtuar t'u shërbejmë profesionistëve të fushës me produkte të cilësisë më të lartë. Gama jonë e gjerë, përfshin materiale, pajisje dhe instrumente preçize të stomatologjisë nga prodhues të mirënjohur në mbarë botën! Misioni ynë është të mbështesim klinikat dentare dhe specialistët e fushës duke ofruar produkte të nivelit të lartë që rrisin efikasitetin dhe rezultatet në kujdesin dentar. Celular / Whatsapp: +355 67 400 8 400
e-mail: info@euromedica.al
website: www.euromedica.al

03/02/2026

Alginati me i mirë në botë…
Dental Advisor Top Award Winner 2018-2026 🥇🏆
Falë një kombinimi të saktësisë deri në 5 μm, rezistencës së lartë ndaj thyerjes dhe elasticitetit të shkëlqyer, vetitë e Cavex Cream Alginate për marrje masash dentare sfidojnë edhe cilësinë e materialeve prej silikoni. Duke shtuar këtu përthithjen jashtëzakonisht të shpejtë të ujit, konsistencën kremoze dhe të lehtë për përdorim gjatë përzierjes, ngurtësimin e shpejtë (“snap-set”) dhe afatin e ruajtjes prej pesë vitesh, Cavex Cream Alginate rezulton një alginat i pakrahasueshëm.
Ky alginat për marrje masash ka një aromë jashtëzakonisht të këndshme “bubble-gum”, që e bën përdorimin më të rehatshëm dhe redukton rezistencën e pacientit gjatë kafshimit. Cavex Cream Alginate ofrohet në variantin
Normal (90 sek.) dhe Fast Set (60 sek.).

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i CAVEX Holland B.V.:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
📞 +355 67 4008400
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Material dentar për të izoluar dhe mbrojtur mishrat e dhëmbëve (gingivën) gjatë procedurave dentare ku ka rrezik irritim...
01/02/2026

Material dentar për të izoluar dhe mbrojtur mishrat e dhëmbëve (gingivën) gjatë procedurave dentare ku ka rrezik irritimi ose kontakt me kimikate të forta. Përdoret për të krijuar një barrierë mbrojtëse të fortë dhe të qëndrueshme në sipërfaqen e mishrave të dhëmbëve dhe indeve të buta përreth tyre.

📌 Karakteristikat kryesore:
•Lloji i materialit: Rezinë që ngurtësohet me fotopolimerizim – aplikimi bëhet direkt dhe pastaj materiali ngurtësohet (polimerizohet) nëpërmjet dritës
•Funksioni kryesor: Mbron indet e buta nga substanca që irritojnë, si përbërësit e përdorur gjatë:
- procedurave të zbardhjes së dhëmbëve,
- gravurës/etching (përgatitja e sipërfaqeve përpara vendosjes së restaurimeve),
- pastrimi me rërë dhe lazer
- aplikime të tjera ku mund të ketë kontakt me substanca agresive.
•Ngjyra: Materiali është me ngjyrë (jeshile) që e bën lehtësisht të dukshëm mbi gingivë dhe dhëmbë, duke ndihmuar në saktësinë e vendosjes dhe mbulimin e zonës së synuar.

🧪 Veçori të produktit:
•Siguron një izolim të qëndrueshëm që mbron indet e buta nga irritimi dhe dëmtimi gjatë procedurave dentare.
•Aplikim i lehtë dhe i drejtpërdrejtë në zonat që kërkohet të mbrohen.
•Ruan ndjeshmëri dhe nxehtësi të ulët gjatë ngurtësimit me dritë, duke zvogëluar shqetësimin e pacientit.
•Material relativisht i fortë pas ngurtësimit, por gjithsesi mund të hiqet lehtë pas përfundimit të procedurës.

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i IMICRYL:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

tooth

Zgjidhja profesionale për përfundim dhe lustrim perfekt në stomatologji 🦷✨Microdont Complete Resin Kit është një set pro...
31/01/2026

Zgjidhja profesionale për përfundim dhe lustrim perfekt në stomatologji 🦷✨

Microdont Complete Resin Kit është një set profesional me gomina lustrimi prej silikoni, i projektuar për “finishing & polishing” të materialeve dentare. Përdoret gjerësisht si në klinika dentare ashtu edhe në laboratorë protetikë, duke garantuar rezultate të sakta dhe sipërfaqe të lëmuara në çdo procedurë.

🔹 I përshtatshëm për punë të përditshme klinike
🔹 Material silikoni inert – i sigurt për sektorin shëndetësor
🔹 Performancë e lartë dhe kontroll maksimal
🔹 Ideal për profesionistë që kërkojnë cilësi dhe efikasitet

💡 Perfekt kur kërkoni përfundim estetik dhe profesional pa kompromis.

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Sistem polirimi me spirale me grimca diamanti, i projektuar për parapolirim (trajtim fillestar të sipërfaqes) dhe poliri...
30/01/2026

Sistem polirimi me spirale me grimca diamanti, i projektuar për parapolirim (trajtim fillestar të sipërfaqes) dhe polirim
përfundimtar (për të arritur shkëlqimin maksimal) të restaurimeve me kompozit. Ofron procedurë me 2–3 hapa, rezultat me shkëlqim të lartë dhe adaptim të shkëlqyer në konturet dentare. Ideale për restaurime estetike dhe për klinika që kërkojnë efikasitet dhe standard të lartë përfundimi. Produkti përdoret pa pastë shtesë lustrimi, çka e bën procedurën më të shpejtë dhe më të pastër. Ofrojnë një lustrim me shkëlqim pa dëmtuar/prerë/ndryshuar formën e sipërfaqes së restauruimeve të kryera me materiale rezinoze.
*Për rezultate të larta lustrimi, disqet duhet të përdoren në rradhën “Coarse-Moderate-Fine”. Një kuti lustrimi DX. Votex mund të lustroj nga 60 deri në 100 dhëmbë

📌 Karakteristikat ryesore:
•Rezultate me shkëlqim të lartë falë përbërjes me grimca diamanti.
•Efikas, i shpejtë dhe i përshtatshëm, pa nevojën e përdorimit të një paste lustruese.
•Fleksibilitet i lartë i spiraleve, që siguron polirim uniform edhe në zona të vështira.
•Efikasitet i lartë klinik, duke reduktuar kohën e punës dhe duke rritur cilësinë e përfundimit estetik.
•I përdorshëm si për teknikët e laboratorit ashtu edhe për klinikat për punime rezinoze dhe porcelani.
•Teknologji unike e përzierjes së grimcave të diamantit për të
përmirësuar jetëgjatësinë.

📄 Fushat e përdorimit:
•Për situata klinike ku kërkohet sipërfaqe e lëmuar, me reflektim natyral dhe rezistencë më të mirë ndaj ngjitjes së pllakës dentare
•Për restaurime me kompozit në zonat anterior dhe posterior
•Për përpunim dhe rafinim të kontureve
•Për polirim final ku kërkohet estetikë e lartë

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i Sino-Dentex Co. Ltd.:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

28/01/2026

Aty ku shkenca takon elegancën ✨

Zbuloni Cavex Bite&White — i krijuar për saktësi maksimale dhe standarde të larta profesionale.
Nga ‘Whitening Pen’ inovativ me teknologji të avancuar Hidrogjen Peroksidi Superior deri te çdo komponent premium, çdo detaj është projektuar për të garantuar rezultate të sigurta, efektive dhe të parashikueshme për pacientët tuaj.

Sepse çdo buzëqeshje e sigurt fillon me zgjedhjen e produktit të duhur.

Ngrini në një nivel më të lartë trajtimet tuaja të zbardhimit profesional në klinikë me Cavex Bite&White!

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i CAVEX Holland B.V.:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
📲 +355 67 400 8 400
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

14/01/2026

Den Cem, është një cement rezinoz vetë-ngjitës, me ngurtësim të dyfishtë (dual cure), për cementimin e përhershëm të restaurimeve indirekte, si kurora, ura, inlay, onlay dhe posteve (fiber post) dentare. Ofron lidhje të fortë dhe afatgjatë, aplikim të thjeshtë pa etching/bonding paraprak dhe performancë të lartë klinike. Cementi mund të ngurtësohet si nëpërmjet procesit të fotopolimerizimit, ashtu edhe nga një reaksion kimik (vetë-ngurtësim).

📌 Karakteristikat kryesore:
1. Vetë-ngjitës (self adhesive): Nuk kërkon përdorimin e acidit fosforik, primer-it apo bond-it, duke thjeshtuar procedurën klinike dhe kursyer kohë.
2. “Dy mënyra ngurtësimi” (dual cure): I përshtatshëm për raste kur drita e fotopolimerizimit nuk mund të depërtoj në thellësi.
3. Forcë e lartë lidhje/ngjitje: Siguron ngjitje të fortë dhe afatgjatë në sipërfaqe të ndryshme, si qeramika apo metali.
4. Rezistencë e lartë ndaj lagështirës: Performon mirë edhe në kushte të lagështa, duke siguruar stabilitet të ngjitjes në kohë.
5. Biokompatibilitet i lartë: Është i sigurt për përdorim intraoral dhe i tolerueshëm për indet e buta.
6. Viskozitet optimal: E bën më të lehtë aplikimin dhe përdorimin gjatë procedurave klinike.
7. Estetikë e mirë: Për shkak të transparencës së tij dhe ngjyrave të përshtatshme, ofron rezultate estetike të kënaqshme.
8. Mbyllje margjinale e përmirësuar: Parandalon hyrjen e bakterieve dhe minimizon ndjeshmërinë postoperative.

Ky produkt është një zgjidhje efikase për cementimin e përhershëm të punimeve protetike me cilësi të lartë.

Paketimi: 15g Pluhur, 8ml Lëng, 1 Lugë dhe fleta për përzierje
Certifikim: CE, EN ISO 13485:2016

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i Sino-Dentex C0. Ltd.:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

✨ DENCOVER – Shkëlqim dhe mbrojtje profesionale për restaurimet dentare! ✨ 👉 Jepuni pacientëve tuaj buzëqeshje më të shë...
14/01/2026

✨ DENCOVER – Shkëlqim dhe mbrojtje profesionale për restaurimet dentare! ✨
👉 Jepuni pacientëve tuaj buzëqeshje më të shëndritshme, restaurime më jetëgjata dhe rezultate profesionale – me vetëm një aplikim të thjeshtë!

Dencover Light Cure Liquid Polish është një lëng (llak) me viskozitet të ulët, me fotopolimerizim, për përfundimin dhe mbrojtjen e restaurimeve kompozite. Siguron sipërfaqe të lëmuar, shkëlqim të qëndrueshëm dhe përmirëson rezistencën ndaj konsumimit, duke rritur cilësinë dhe jetëgjatësinë e restaurimeve dentare. Është zgjidhja ideale për restaurime direkte, indirekte dhe të përkohshme, si edhe për trajtimin e smaltit pas zbardhjes ose përdorimit të aparateve ortodontike.

📌 Karakteristikat kryesore:
• Rrit ndriçimin/shkëlqimim dhe estetikën e restaurimeve
• Zvogëlon njollat dhe zbehjen e ngjyrës
• Parandalon mikrolikimin dhe sulmet mikrobiale
• Kursen kohë – nuk ka nevojë për polirim manual të gjatë

📄 Si përdoret në mënyrë të thjeshtë:
1. Apliko acid fosforik mbi dhëmbë për 15 sekonda
2. Shpëlaje për 10–20 sekonda
3. Apliko DENCOVER me furçë (në një drejtim të vetëm) për rreth 20 sekonda
4. Lëre të thahet vet për 15 sekonda (pa fryrje)
5. Polimerizo për 30 sekonda
6. Restaurimi është gati – me një sipërfaqe të shkëlqyer dhe të lëmuar

📦 Paketim praktik: 3 ml shishe + 20 furça aplikimi

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i Sino-Dentex Co. Ltd.:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Nova Glass-F është një cement dentar jonomer qelqi i avancuar me vetë-ngurtësim. Bazohet në reaksionin kimik acid-bazë m...
13/01/2026

Nova Glass-F është një cement dentar jonomer qelqi i avancuar me vetë-ngurtësim. Bazohet në reaksionin kimik acid-bazë midis pluhurit të qelqit fluoro-alumino-silikat dhe lëngut poliacid. Ky mekanizëm i jep materialit aftësinë për t’u lidhur kimikisht me strukturat dentare (smaltin dhe dentinën), pa nevojën e sistemeve adezive shtesë. Materiali karakterizohet nga çlirimi gradual i fluorit, i cili kontribuon në efektin antikarie dhe në remineralizimin e strukturave përreth, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për pacientë me rrezik të shtuar për karies.

📌 Karakteristikat kryesore:
• Lloji i ngurtësimit: Vetë-ngurtësim (self-cure)
• Gamë e gjerë ngjyrash si: A1, A2, A3, A3.5, A4, B1, B2, B3
• Përputhshmëri me pulpën dhe indet dentare
• Rezistencë e lartë ndaj konsumit
• Lidhja (ngjitja): Shumë e fortë
• Radiopaciteti: I lartë
• Lëshimi i lartë dhe afatgjatë i fluorit
• Trashësi e ulët
• Koha e punës: E zgjatur, me veti të mira për përzierje

📄Fushat e përdorimit:
• Restaurime të klasës I dhe II në dhëmbë të përhershëm dhe ata të qumështit
• Material bazë për situata me stres të lartë në kavitetet e klasës I dhe II, duke përdorur teknikën "laminate sandwich"
• Restaurime të klasës III-V dhe sipërfaqeve të rrënjëve
• Ndërtim bërthame
• Si mbushës për fissura
• Material bazë nën mbushje (kompozit, amalgam, mbushës, etj.)

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i IMICRYL:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Imiprint Capsule, është një pastë profilaktike në formë kapsulash ‘single-dose’ nga Imicryl. Kapsulat janë të dizajnuara...
10/01/2026

Imiprint Capsule, është një pastë profilaktike në formë kapsulash ‘single-dose’ nga Imicryl. Kapsulat janë të dizajnuara për pastrim profesional dhe polirim të dhëmbëve, duke kombinuar higjenën, efektivitetin dhe estetikën. Vjen në dy lloj formash: me përmabjtje fluori 1,23% për remineralizim të dhëmbëve ose me formulë pa fluor sipas nevojës/rastit klinik.

📌 Karakteristikat kryesore:
• Në formë kapsulash ‘single-dose’ – më tepër higjenike dhe më të thjeshta në aplikim.
• Abraziviteti i ndryshëm – katër nivele: fine, medium, coarse, x-coarse, për pastrime të ndryshme sipas nevojës.
• Viskozitet optimal – pasta qëndron lehtësisht në paketim gjatë aplikimit dhe nuk shpërndahet, duke e bërë përdorimin më të kontrolluar.
• 10 aroma të ndryshme – Çamçakëz, çokollatë, pjepër, mente, banane, portokalle, ananas, qershi, luleshtrydhe dhe vanilje, të mund të përdoren veçmas ose të mund të përzihen sipas preferencës së pacientit.
• Përzgjedhje me ose pa fluor – ndihmon në remineralizimin e dhëmbëve dhe parandalimin e kariesit.
• Paketim praktik – kuti me 200 kapsula, secila kapsulë me 2g pastë.

📄 Fushat e përdorimit:
• Pastrim i dhëmbëve – heqja e pllakave bakteriale dhe njollave sipërfaqësore.
• Polirim i dhëmbëve dhe restaurimeve – për të lëmuar dhe dhënë shkëlqim natyral.
• Zgjedhja e abrazivitetit sipas rastit:
- Coarse / X-Coarse: për njolla dhe pllaka bakteriale të forta.
- Medium: për pastrim të zakonshëm dhe pllaka bakteriale normale.
- Fine: për polirim të butë, veçanërisht mbi restaurime të ndjeshme.
• Aroma të ndryshme – për të bërë trajtimin më të këndshëm,
veçanërisht tek fëmijët.

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i IMICRYL:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Nova Sealer është një material mbushës për kanalin e rrënjës, me përbërje rezinë epokside në formë rezinë/pluhur. Ai nuk...
09/01/2026

Nova Sealer është një material mbushës për kanalin e rrënjës, me përbërje rezinë epokside në formë rezinë/pluhur. Ai nuk pëson tkurrje gjatë ngurtësimit dhe lidhet në mënyrë të qëndrueshme me dentinën, duke siguruar një mbushje hermetike dhe afatgjatë.

📌 Karakteristikat kryesore:
• Baza: epoksi rezinë — ofron forcë, qëndrueshmëri dhe lidhje të shkëlqyer me murin e kanalit/kanaleve e rrënjës.
• Nuk ka tkurrje gjatë ngurtësimit — kjo ndihmon për të ruajtur mbushjen stabël dhe për të minimizuar hapësirat e zbrazëta.
• Lidhje e sigurt me dentinën — ka përbërje që favorizon ngjitjen ndaj murit të kanalit të rrënjës.
• Mund të përdoret në trajtimet klinike profesionale si material mbushjeje përfundimtare i kanalit të rrënjës.

📄 Fushat e përdorimit:
• Mbushje përfundimtare e kanalit të rrënjës pas fazës së
përgatitjes — për të kompletuar izolimin e kanalit të rrënjës dhe
për të shmangur hyrjen e baktereve.
• Për të gjitha teknikat e mbushjes ku kërkohet një material që
siguron lidhje të mirë, qëndrueshmëri dhe besueshmëri - pavarësisht nga forma e kanalit të rrënjës (p.sh., në kana­let me kurbë, shumë të lakuar, ose raste tepër komplekse).
• Si pjesë e protokollit endodontik kur objektivi është të sigurohet izolim hermetik i kanalit të rrënjës dhe të minimizohet risku i rikthimit të infeksionit.

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i IMICRYL:
📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Quadrant Universal LC (QULC) nga Cavex, është një kompozit universal, i pasuruar me grimca nënmikronike. Falë kësaj përb...
07/01/2026

Quadrant Universal LC (QULC) nga Cavex, është një kompozit universal, i pasuruar me grimca nënmikronike. Falë kësaj përbërjeje unike dhe të balancuar, Quadrant Universal Living Colors është i lehtë për t’u aplikuar dhe shumë i thjeshtë për t’u përpunuar. Mbushja kompozite Quadrant Universal LC është e lehtë për t’u modeluar, nuk ngjitet në instrumente dhe, pas lustruarjes, arrin një shkëlqim të lartë mbresëlënës.
Produkti përmban një pigment unik me fluoreshencë, i cili imiton në mënyrë natyrale indin e dhëmbit. Si rezultat, QULC i jep dhëmbëve një pamje natyrale dhe të gjallë.

📌 Veçori:
• Grimca mbushëse në formë prizmi për shpërndarje optimale të dritës
• Estetikë perfekte
• E përshtatshme si për teknikën me një shtresë, ashtu edhe me shumë shtresa
• Efekt “kameleon” perfekt
• Rezistencë e lartë dhe jetëgjatësi ndaj konsumimit
• Fluoreshencë natyrale

📦 Kiti përmban:
5 Shiringa x 4g (A1, A2, A3, A3.5, A4), 1 x Uni-SE-Bond 4 ml,
1 udhëzues për nuancat, aksesorë

🛵 Porosit edhe online
📲 +355 67 400 8 400
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Euro Medica
Importues dhe Distributor zyrtar i CAVEX Holland B.V. :

📍 Rruga Don Bosko, 1057, Tiranë, Shqipëri
🌐 www.euromedica.al
📧 info@euromedica.al

Address

Rruga Don Bosko
Tirana
1057

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

+355674008400

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Euro Medica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Euro Medica:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Our Story

auto24.al është konceptuar dhe krijuar si një treg on-line për sh*tje dhe blerje automjetesh, motorrë, makina tregtare dhe kamion. Gama është shumë e gjerë, duke filluar nga automjetet më ekonomik deri tek ato më luksoz. Balanca midis ofertës dhe kërkesës u siguron pjesëmarrësve një sukses të lartë në kryerjen e një sh*t-blerje. auto24.al nuk është vet e përfshirë në transaksionin midis sh*tësit dhe blerësit, ajo funksionon thjesht si një pikëtakimi mes tyre! Për të gjithë ata që kërkojnë të shesin automjetin e tyre nëpërmjet faqes tonë, mund të na dërgojnë fotografitë dhe të dhënat e sakta të automjetit të tyre në inbox ose në adresën e e-mail të publikuar në faqen tonë në facebook. Publikimi është pa pagesë! Na ndiqni edhe në: instagram: www.instagram.com/auto24.al