Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise, Health/Medical/ Pharmaceuticals, Rr Xhanfize Keko. Porcelan, Tirana.

Programi i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8.Ky kongres madhor shkencor do të zhvillohet në datat 21–23 Në...
17/11/2025

Programi i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8.

Ky kongres madhor shkencor do të zhvillohet në datat 21–23 Nëntor 2025, në Hotel Tirana International.
Aktiviteti do të përfshijë 22 salla paralele dhe 1 sallë workshop, duke mirëpritur mbi 900 lektorë të shquar vendas dhe 100 lektor të huaj, përfaqësues të elitës së shkencave mjekësore nga mbarë bota.

Pagesa për farmacistët është 6000 leke.

Aktiviteti është në proces akreditimi me 18 kredite.

Pagesa kryhet në Bankën Credins në numrin e llogarisë 515100. Në përshkrimin e faturës të shënohet emër, atësi, mbiemër, profesioni dhe numër celulari. Mandati më pas të dërgohet në numrin e sekretariatit +355692932910 për vijimësinë e procedurave.

Pagesa mund të kryhet edhe cash gjatë zhvillimit të aktivitetit në Hotel Tirana International.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: med.sci.conf@gmail.com / konferencamjekesore@gmail.com

KONGRESI NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE MJEKËSORE 8► Kanë filluar regjistrimet për Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekëso...
30/10/2025

KONGRESI NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE MJEKËSORE 8

► Kanë filluar regjistrimet për Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8
Kongresi do të zhvillohet në datat 21-23 Nëntor 2025 në ambientet e Hotel Tirana International.

Kongresi do të zhvillohet paralelisht në 20 salla paralele, 2 salla panair dhe 1 sallë workshop dhe do të ketë lektorë të mirënjohur të huaj dhe vendas.

Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 900 vendas. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pagesa për farmacistët është 6000 leke.
Aktiviteti është në proces akreditimi me 18 kredite.

Pagesa kryhet në Bankën Credins në numrin e llogarisë 515100. Në përshkrimin e faturës të shënohet emër, atësi, mbiemër, profesioni dhe numër celulari. Mandati më pas të dërgohet në numrin e sekretariatit +355692932910 për vijimësinë e procedurave.

Pagesa mund të kryhet edhe cash gjatë zhvillimit të aktivitetit në Hotel Tirana International.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: med.sci.conf@gmail.com / konferencamjekesore@gmail.com

08/10/2025

NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI TETOR 2025
• Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, sipas grafikut të mëposhtëm:

Data 22.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4254-4273
Data 23.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4274-4293
Data 27.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4294-4313
Data 28.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4314-4334
Data 29.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje
4335-4356
Data 30.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje
4357-4378
Data 31.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës
Data 03.11.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës


Shënim: Përsëritësve do u komunikohet data me e-mail ose nëpërmjet telefonit

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe mandatin e pagesës (vetëm përsëritësit)

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐑𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐊𝐄𝐒 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋𝐄 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈: NENTOR 2025 – JANAR 2026Regjistrimet për kryerjen e...
08/10/2025

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐑𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐊𝐄𝐒 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋𝐄 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈: NENTOR 2025 – JANAR 2026

Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin Nëntor 2025 – Janar 2026 do kryhen në datën 31 tetor 2025 në orën 13.00.

Praktika profesionale kryhet vetëm në farmaci (përfshirë farmacitë spitalore) nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.
Një farmacist drejton vetëm një praktikant.
Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00

Praktikantët për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë
2. Vetëdeklarim
3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale.
4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
6. Fotokopje e kartes së identitetit;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
9. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
https://www.ufsh.org.al/praktika-profesionale-UFSH
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise : UFSH

26/09/2025

25/09/2025

Tema 4: Rrënqethin me historitë e tyre të moshuarit e azilit në Tiranë!Akt human! Farmacistët ndihma për të moshuarit e vetmuar.Të ftuar në studio Dëfrim Gom...

25/09/2025

Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirj...

25/09/2025

Në sheshin “Skënderbej” u ngritën tenda ku qytetarët matën falas tensionin dhe gliceminë, si dhe morën fletëpalosje me këshilla për një jetë më të shëndetshm...

25/09/2025

Ne ditën boterore te farmacistit i cili ka nje rol jo pak te rëndësishëm si hallka e ndërmjetme mes mjekut dhe pacientit ,kërkohet rishikimi i ligjit r ne m...

25/09/2025

Të dashur kolegë farmacistë,

Me rastin e Ditës Botërore të Farmacistëve 🌍💊, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju drejtohem në emër të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë 🏛️, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin jetik që farmacistët japin çdo ditë në mbrojtje të shëndetit publik.

💊 Farmacisti nuk është thjesht një profesion – është një mision.
Një mision që kërkon dije, profesionalizem, etikë të lartë dhe një zemër të madhe. Ju e dëshmoni këtë çdo ditë, qoftë në momentet më të zakonshme, qoftë në sfidat më të mëdha.

📣 Tema e këtij viti, e përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare Farmaceutike (FIP), 🧠“Mendo Shëndet, Mendo Farmacist”, është një kujtesë e qartë se roli i farmacistit nuk kufizohet vetëm në shpërndarjen e barnave, por shtrihet gjerësisht në ofrimin e kujdesit profesional, edukimin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për çdo individ në komunitet.

🙏 Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë, për të gjithë ju që i shërbeni profesionit me përkushtim dhe pasion:
• Në rrjetin e hapur farmaceutik;
• Në farmacitë spitalore;
• Në arsimin e lartë;
• Në industrinë farmaceutike;
• Në kërkimin shkencor;
• Në institucionet publike dhe rregullatore;
• Në përfaqësitë farmaceutike dhe kompanitë shpërndarëse, si dhe ju, studentë të farmacisë, që përgatiteni me pasion për të qenë pjesë e këtij profesioni fisnik.

Të dashur qytetarë,
�Ju ftoj që ta shihni farmacistin si një aleat të rëndësishëm në rrugën drejt shëndetit. Në farmaci ju do gjeni gjithmonë një profesionit të disponueshëm dhe të besuar.

🤝 Në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, rikonfirmoj angazhimin tonë të palëkundur për të lartësuar figurën e farmacistit, për të fuqizuar rolin tuaj në sistemin shëndetësor dhe për të zgjeruar kompetencat profesionale, duke e vendosur farmacistin aty ku e meriton – në qendër të kujdesit dhe vendimmarrjes për shëndetin e pacientit.
Besoj thellë se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të denjë për profesionin tonë.

Gëzuar Ditën Botërore të Farmacistëve! 🌍💊
�🙏 Faleminderit që jeni shembull i përkushtimit dhe humanizmit!

Defrim Goma
PRESIDENT

🔖

Address

Rr Xhanfize Keko. Porcelan
Tirana
00100

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+35542264980

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram