Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë

Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë është ent publik jobuxhetor, profesional, i pavarur, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e psikologëve.

31/12/2025

Gëzuar Vit i mbarë, i qetë, me shëndet dhe zemrën plot për të gjithë❤️

Faleminderit psikologëve për çdo shërbim dinjitoz dhe me shpirt që kanë dhënë gjatë këtij viti🙏

2026 ardhtë me këmbë të mbarë për çdo familje❤️

Urdhri i Psikologut ju uron Gëzuar Krishtlindjet ❤️🎄
25/12/2025

Urdhri i Psikologut ju uron Gëzuar Krishtlindjet ❤️🎄

Të nderuar kolegë, Lutemi referojuni inbox në email-in tuaj për më shumë informacion mbi kuotizacionet dhe tarifat të ci...
19/12/2025

Të nderuar kolegë,

Lutemi referojuni inbox në email-in tuaj për më shumë informacion mbi kuotizacionet dhe tarifat të cilat nuk do të ndryshojnë për vitin 2026, bazuar në vendimin nr.25 datë 15.12.2025 të Këshillit Kombëtar.

Kontrolloni spam nëse nuk ju ka ardhur e-mail në inbox.

Faleminderit,
Urdhri i Psikologut

Gëzuar 28-29 Nëntorin ❤️
28/11/2025

Gëzuar 28-29 Nëntorin ❤️

Njoftim!Urdhri i Psikologut njofton se sapo janë publikuar nga QSHA listat me emrat e psikologëve, të cilët do t'i nësht...
27/11/2025

Njoftim!

Urdhri i Psikologut njofton se sapo janë publikuar nga QSHA listat me emrat e psikologëve, të cilët do t'i nështrohen Provimit të Shtetit. Ky provim do të zhvillohet në datë 02.12.2025. Për të parë njoftimin e plotë si dhe emrin Tuaj në listat e publikuara nga QSHA klikoni në linkun:

https://qsha.gov.al/njoftime-2/

Kujdes: Ditën e Provimit, çdo psikolog duhet të ketë me vete mjetin identifikues, kopjen e mjetit identifikues si dhe faturën origjnale të kryerjes së pagesës për regjistrimin në provim.

Suksese të gjithë psikologëve pjesëmarrës!

Urdhri i Psikologut

Njoftim i rëndësishëm për Provimin e Shtetit!Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), me kërkesë të Urdhrit të Psikologut, k...
19/11/2025

Njoftim i rëndësishëm për Provimin e Shtetit!

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), me kërkesë të Urdhrit të Psikologut, ka hapur aplikimet për sezonin e VI-të të Provimit të Shtetit për profesionin e psikologut.

Të gjithë psikologët janë të lutur të aplikojnë në portalin e-Albania, nga data 20-24 nëntor 2025, sipas kritereve të mëposhtme:

1. Kanë kaluar me sukses Provimin e Aftësimit Praktik (Praktikën Profesionale).
2. Janë njoftuar se, me vendim të komisionit, përjashtohen nga kryerja e praktikës profesionale, dhe mund t’i nënshtrohen menjëherë Provimit të Shtetit.
3. Nuk kanë kaluar me sukses sezonet e mëparshme të Provimit të Shtetit.

⚠️ Urgjente – Shpërndajeni!
Të gjithë anëtarët që kanë kaluar provimin e praktikës por nuk kanë tërhequr ende kartonin, duhet të paraqiten menjëherë pranë UPSH për ta tërhequr. Pa këtë certifikatë nuk mund të regjistroheni në Provimin e Shtetit.

Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, jeni të lutur të na kontaktoni.

Suksese! 🤝
Urdhri i Psikologut

13/11/2025

Të dashur anëtarë,

Dëshirojmë t’Ju rikujtojmë se të gjithë psikologëve anëtarë të U.P, në rast se ju lind nevoja për ekzaminime mjeksore e laboratorike, mund të përfitojne ulje nga 10%-30% falë marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi lidhur me laboratorin mjekësor “Intermedica”.
Në videon bashkëngjitur shpjegohet mënyra se si nëpërmjet kartës së anëtarësisë, Ju mund të përfitoni ulje për çdo ekzaminim.
Ju urojmë shëndet të plotë e mos harroni të kujdeseni për veten😉

Lutemi ndani informacionin me kolegët.

Intermedica Life needs care!

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të Urdhrit të Psikologut, Arvjo Fishta, psikolog pra...
09/11/2025

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të Urdhrit të Psikologut, Arvjo Fishta, psikolog pranë Zyrës Vendore Arsimore Shkodër. Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për dy fëmijët që ai la pas, për të cilët kjo humbje është e pazëvendësueshme.

Pusho në paqe, Arvjo 🤍

06/11/2025
Një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në shkencën e psikologjisë nën drejtimin e Federatës Evropiane dhe Sh...
03/11/2025

Një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në shkencën e psikologjisë nën drejtimin e Federatës Evropiane dhe Shoqatave të Psikologëve (EFPA) po afron!
Kongresi Evropian i Psikologjisë (ECP 2027), nën organizimin e radhës nga Serbian Psychological Society, është pika kulmore ku bashkohen çdo 2 vite punimet shkencore nga profesionistet të evropës — një qendër e dijes, kërkimit dhe inovacionit në shkencën e psikologjisë.

Urdhri i Psikologut të Shqipërisë fton të gjithë anëtarët, studiuesit dhe profesionistët e psikologjise që të regjistrojnë punimet e tyre dhe të marrin pjesë në këtë event shkencor.
Ky është momenti për të ndare kontributin tuaj me komunitetin global te psikologëve.

Së shpejti nisin regjistrimet!
Stay tuned...
UPSH

30/10/2025

Të dashur anëtarë,

Dëshirojmë t’Ju rikujtojmë se të gjithë psikologëve anëtarë të U.P, në rast se ju lind nevoja për ekzaminime mjeksore e laboratorike, mund të përfitojne ulje nga 10%-30% falë marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi lidhur me laboratorin mjekësor “Intermedica”.
Në videon bashkëngjitur shpjegohet mënyra se si nëpërmjet kartës së anëtarësisë, Ju mund të përfitoni ulje për çdo ekzaminim.
Ju urojmë shëndet të plotë e mos harroni të kujdeseni për veten😉

Lutemi ndani informacionin me kolegët.

Intermedica Life needs care!

Njoftim!Njoftohen të gjithë anëtarët të cilët kanë përfunduar me sukses Vlerësimin e Aftësimit Praktik se mund të paraqi...
15/10/2025

Njoftim!

Njoftohen të gjithë anëtarët të cilët kanë përfunduar me sukses Vlerësimin e Aftësimit Praktik se mund të paraqiten për tërheqjen e Dëshmisë së Aftësimit Praktik pranë sekretarisë së UPSH, duke filluar nga dita e enjte datë 16.10.2025 nga ora 9:00 deri në orën 11:00.

Faleminderit,
UPSH

Address

Adresa: Boulevard Gjergj Fishta, Ndërtesa 26, Kati 2, Ap. 9
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+35542209927

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category