Spitali Universitar i Traumës

Spitali Universitar i Traumës Dergoni e-mail ne spitalitraumes@shendetesia.gov.al, per shqetesimet qe keni.

💫Mirënjohje ndaj ekipit mjekësor roje të Spitalit Universitar të Traumës, të cilët ishin në gatishmëri të plotë gjatë nd...
01/01/2026

💫Mirënjohje ndaj ekipit mjekësor roje të Spitalit Universitar të Traumës, të cilët ishin në gatishmëri të plotë gjatë ndërrimit të viteve, duke shërbyer me përkushtim dhe përgjegjësi.

🏥🥼Gatishmëria vijon në 1 Janar me energji të reja, besim dhe kurajo, për të dhënë gjithmonë më të mirën në shërbim të çdo qytetari.

👏🏻Faleminderit të gjithë ekipit që përbën Spitalin Universitar të Traumës, energjia juaj është e pashtershme 🤍🏥

🎄Gëzuar Vitin e Ri 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ 💫🫂Nga familja e Spitali Universitar të Traumës🥼 Përkushtimi, profesionalizmi dhe humaniz...
31/12/2025

🎄Gëzuar Vitin e Ri 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ 💫

🫂Nga familja e Spitali Universitar të Traumës

🥼 Përkushtimi, profesionalizmi dhe humanizmi ekipit të SUT janë shtyllë e pazëvendësueshme e shpresës për çdo pacient dhe familje që ju beson shëndetin dhe jetën.

Në çdo moment sfidues, në çdo situatë emergjente dhe në çdo betejë për jetën, Spitali Universitar i Traumës qëndron si një simbol i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit të vërtetë. Puna e përditshme, shpeshherë e heshtur por jashtëzakonisht e madhe në vlerë, përfaqëson sakrificë, përgjegjësi dhe dashuri për njeriun.

Ekipi mjekësor, infermierët, teknikët dhe i gjithë stafi mbështetës tregojnë çdo ditë forcë morale dhe profesionale. Ne jemi aty kur çdo sekondë ka rëndësi, ku fal dijes, përvojës dhe bashkëpunimit tuaj, mijëra pacientë kanë gjetur shpresën dhe besim.

🏥Spitali Universitar i Traumës nuk është vetëm një institucion shëndetësor, kontributi ekipit të SUT është i pazëvendësueshëm. Mirënjohje për përkushtimin e palodhur, për sakrificën personale dhe për profesionalizmin që e ngrini çdo ditë në standarde gjithnjë e më të larta.

👏🏻💫Ju urojmë shëndet, forcë, suksese të vazhdueshme dhe motivim të pandërprerë në rrugën tuaj të ndritur, duke qenë gjithmonë shembull i humanizmit dhe shpresës për të gjithë.

28/12/2025
💐Gëzuar  Krishtlindjen!🏥Çdo ditë në Spitalin Universitar të Traumës përballemi me trauma, politrauma dhe situata kritike...
25/12/2025

💐Gëzuar Krishtlindjen!

🏥Çdo ditë në Spitalin Universitar të Traumës përballemi me trauma, politrauma dhe situata kritike që kërkojnë reagim të menjëhershëm, profesionalizëm, qetësi dhe përvojë. Në këtë mision të përditshëm, ekipi ynë mjekësor ka treguar ndër vite progres të jashtëzakonshëm, duke ngritur vazhdimisht standardet profesionale dhe duke mundësuar rikuperim më të shpejtë e rikthim të sigurt të pacientëve në normalitet.

🥼Shërbimet e Spitalit Universitar të Traumës janë sot një shembull i rritjes së qëndrueshme profesionale, ku mijëra pacientë kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin shërbimet tona. Ky besim në rritje është dëshmi e përkushtimit, seriozitetit dhe cilësisë së punës së stafit tonë.

👏🏻Një falënderim i veçantë shkon për çdo mjek, infermier, teknik dhe për të gjithë trupën mbështetëse, për punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e përditshme. Mirënjohje gjithashtu qytetarëve për besimin e treguar ndaj institucionit tonë.

💫Ju urojmë Krishtlindje të gëzuara dhe festa të mbara të fundvitit, me shëndet, paqe dhe shpresë për një vit të ri më të mirë për të gjithë.

Gëzuar festat!
Nga familja e Spitalit Universitar të Traumës
Gjithmonë në shërbim të jetës.

Drejtore e Përgjithshme e SUT
Edlira Bode

🏥🥼Me ekipin mjekësor të SUT, ku fal reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit u trajtua me sukses pacienti, pas një aksid...
20/12/2025

🏥🥼Me ekipin mjekësor të SUT, ku fal reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit u trajtua me sukses pacienti, pas një aksidenti automobilistik.

🧑‍⚕️🙏 👨‍⚕️Mirënjohje ndaj ekipit mjekësor:
Prof. Dr. Vilson Ruci – Shef i ShërbimitUniversitar të Ortopedisë,
Prof. Dr. Arben Zenelaj – Shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Këmbës Diabetike dhe Angiokirurgjisë,
Dr. Lorenc Bode – Kirurg Ortoped,
Anestezistë: Dr. Rexhina Sturçe dhe Dr. Ardit Kuqi;
Dr. Kremantin Canaj – Specializant Ortoped, Instrumentare: Mirushe Merja,
Infermiere: Deonada Çoku,
Kryeinfermier: Klejdi Latifi

18/12/2025

📍Tiranë - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me homologun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu.

Gjatë takimit u diskutua rishikimi i Planit të Veprimit në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit dypalësh. Si vende fqinje me sfida të ngjashme në shëndetësi, ka potencial të madh për projekte të përbashkëta rajonale, përfshirë edhe bashkëpunimin mes spitaleve rajonale.

Dy vendet kanë avancuar paralelisht në procesin e shqyrtimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe po punohet për përafrimin e legjislacionit në kuadër të kapitujve përkatës të negociatave. 🇦🇱🤝🇲🇰

11/12/2025
10/12/2025

🔔 NJOFTIM PËR PUBLIKUN

🟢 Spitali Universitar i Traumës siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve tona mjekësore. Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit.

🏗️ Rikonstruksioni i ambienteve të SUT është pjesë e punës së vazhdueshme për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore në shëndetësi.

🤝 Faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit!

🇦🇱Gëzuar 28–29 Nëntorin!Ditë krenarie, kujtese dhe uniteti kombëtar!Kujtojmë me mirënjohje historinë tonë, duke punuar ç...
28/11/2025

🇦🇱Gëzuar 28–29 Nëntorin!

Ditë krenarie, kujtese dhe uniteti kombëtar!

Kujtojmë me mirënjohje historinë tonë, duke punuar çdo ditë për një të ardhme më të mirë.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas! 🔴Dhuna ndaj grave është emergjencë shoqërore!📍Ne mund ta ndalojmë...
25/11/2025

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas!

🔴Dhuna ndaj grave është emergjencë shoqërore!

📍Ne mund ta ndalojmë duke ndërgjegjësuar, raportuar dhe mbështetur!

Address

Laprake
Tirana
1001

Telephone

+35544330182

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Universitar i Traumës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Universitar i Traumës:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category