Evita Albania

Evita Albania Evita është distributor farmaceutik me seli në Tiranë. Rreth Evita

Ne jemi jo vetëm një biznes apo partner në tregun farmaceutik dhe mjekësor.

Jemi të vendosur të jemi prezent në farmaci, salla operatore, laboratorë, klinika apo shërbime spitalore duke përmirësuar cilësinë dhe efiçencën me çmime konkurruese në treg. Jemi vendi ku njerëzit energjik dhe të dedikuar janë të vendosur për ta bërë sistemin shëndetësor më efiçent dhe të sigurt. Falë vizionit, kemi krijuar kushtet optimale në ambiente moderne e bashkëkohore duke përmbushur të gjitha standardet për ruajtjen dhe shpërndarjen e sigurt të barnave, materialeve dhe pajisjeve mjekësore. Portofoli ynë përfshin produktet e kompanive më të suksesshme ndërkombëtare, duke ofruar kështu larmishmëri dhe cilësi të garantuar produktesh për stafin mjekësor dhe pacientët. Eksperienca disa vjeçare dhe përkushtimi për të përmirësuar jetën e pacientëve, bënë të mundur që në partneritet me Spitalin Amerikan të ndërtonim 5 qendra të reja Hemodialize duke i ardhur në ndihmë pacientëve të Dializës në mbarë vendin për 4 vjet. Në 2019 kompania suedeze Diaverum, lider botëror në ofrimin e shërbimit të hemodializes, pas zhvillimit të auditeve të detajuara ku konstatoi standardin e lartë që këto qendra ofronin, shprehu interesin për të drejtuar këtë degë të kompanisë. Misioni ynë

Jemi të vendosur të jemi prezent në farmaci, salla operatore, laboratore, klinika apo shërbime spitalore duke përmirësuar cilësinë dhe duke rritur efiçencën me çmime konkurruese në treg. Të kujdesemi për pacientët dhe t’i ndihmojmë duke ndërtuar partneritete me kompani prestigjioze ndërkombëtare dhe stafe mjekësore të institucioneve shëndetësore publike dhe private. Të ofrojmë një shërbimin të kompletuar duke përmbushur më së miri kërkesat e klientit, në mënyrë që pacienti të marrë kujdesin, shërbimin apo produktin e duhur për të.

💙 14 Nëntori – Dita Botërore e DiabetitSot, më shumë se kurrë, kujtojmë rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe ko...
13/11/2025

💙 14 Nëntori – Dita Botërore e Diabetit

Sot, më shumë se kurrë, kujtojmë rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe kontrollit të diabetit.

Diabeti prek miliona njerëz, por zbulimi i hershëm dhe edukimi mund të parandalojnë komplikacionet dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Tek Evita Albania, besojmë te fuqia e informacionit shkencor, inovacionit dhe mbështetjes së vazhdueshme për profesionistët e shëndetit dhe pacientët.

💙 Kujdesi fillon me njohuri.
💙 Ndryshimi fillon me vetëdije.
💙 Bashkë për një jetë më të shëndetshme.

08/11/2025

👩‍⚕️ Në Evita Albania, kujdesi për cilësinë nis nga ekipi ynë profesional — staf i arsimuar dhe i trajnuar për të garantuar ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave sipas të gjitha rregulloreve farmaceutike në fuqi. 💊

Kushtet optimale të magazinimit dhe standardet e kontrollit sigurojnë që çdo produkt të mbërrijë i sigurt dhe efektiv tek çdo farmaci partnere. 🌿

30/10/2025

Humbje e dëgjimit në njërin vesh

A keni humbje të konsiderueshme të dëgjimit në njërin vesh? A ndiheni sikur nuk mund të dalloni nga vijnë tingujt?

A jeni në gjendje të kuptoni bisedat në qetësi, apo humbeni në zhurmën e sfondit?

Nuk jeni vetëm. Humbja e dëgjimit vetëm në njërin vesh - e njohur si humbje e njëanshme e dëgjimit ose shurdhim i njëanshëm - është e zakonshme.

Nëse komunikimi juaj me familjen dhe miqtë po preket nga shurdhimi i njëanshëm, mos e humbni shpresën.

Ekziston një mundësi e re për t'ju ndihmuar të rivendosni aftësinë tuaj për të dëgjuar me të dy veshët.

"Të dëgjosh vetëm me një vesh është si të jetosh në një botë bardh e zi, pa e ditur se diku tjetër ekzistojnë ngjyrat."

Med-EL ekskluzivisht në Shqipëri nga Evita Albania



27/10/2025

🌟 Prezantojmë implantin e gjirit MENTOR™️ MemoryGel™️ BOOST!🌟

Bëhuni gati të mrekulloheni me xhelin e tij shumë koheziv, mbushjen me precizion të veçantë — të gjitha të krijuara për ta bërë ëndrrën tuaj të duket realitet.

Dëshironi më shumë informacion? Pyesni kirurgun tuaj dhe shikoni

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR SIGURINË: Mos e humbisni Paralajmërimin në Box dhe informacionet thelbësore të sigurisë në fund të kësaj videoje ose vizitoni lidhjen në biografinë e Mentor për të mësuar më shumë rreth informacionit të sigurisë së Mentor.

📍 Mentor ekskluzivisht në Shqipëri nga

24/10/2025

🩺 Evita Albania është e nderuar të mbështesi Kongresin e XVI-të Mbarëkombëtar të Pneumologjisë Shqiptare, që po zhvillohet më 24–25 tetor 2025.

Kjo ngjarje e rëndësishme shkencore, me temë:
“Shëndeti i pulmonit është themeli i jetës. Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve respiratore janë investim në të ardhmen.”, mbledh së bashku mjekë pneumologë dhe ekspertë të fushës nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova për të ndarë njohuri, kërkime dhe praktika moderne mbi shëndetin respirator.

🌿 Si kompani që mbështet inovacionin dhe kujdesin shëndetësor cilësor, Evita Albania është krenare të kontribuojë në përparimin e shkencës dhe mbrojtjen e jetës.

15/10/2025
15/10/2025

🌸 Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit 🌸

Në këtë muaj që na kujton forcën, kujdesin dhe dashurinë për veten, stafi i Evita Albania bashkon zërat dhe zemrat për të përhapur mesazhin më të rëndësishëm:

Kontrolli shpëton jetë 🩷

Me këtë video, duam të nxisim çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj, të mos e shtyjë kontrollin dhe të kujtojë se parandalimi fillon me ndërgjegjësim.

💗 Le ta mbushim Tetorin me shpresë, forcë dhe dashuri.

🩷Evita Albania

13/10/2025

Në Tetor vishemi me ROZË 🩷

🤍Kujdesu për veten

🩷Evita Albania

04/10/2025

Kënaqësi të merrnim pjesë në Konferencën mjekësore Let’s Heal 2025.

Konferenca të tilla i shërbejnë të gjithë komunitetit të Shëndetësisë dhe veçanërisht ne të cilët jemi çdo ditë në kërkim të cilësisë.

Faleminderit dr. për temën me vlerë që u trajtua.

🤍 Evita Albania

03/10/2025

Ndërgjegjëso dikë sot të shpëtosh një jetë…

Roche Diagnostic & Evita Albania

🩷

02/10/2025

✨ Evita Albania mori pjesë në konferencën mjekësore Let’s Heal Congress 2025!

Një ngjarje e rëndësishme që bashkoi profesionistë të shëndetësisë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, për të ndarë dije, përvoja dhe ide inovative në shërbim të shëndetit.

Shihemi dhe në ditët në vazhdim 🤍

🎗️ Tetori Rozë nuk është vetëm një muaj.Është një kujtesë. Një thirrje. Një premtim për jetën. 💗🔬 Në çdo analizë ka një ...
01/10/2025

🎗️ Tetori Rozë nuk është vetëm një muaj.
Është një kujtesë. Një thirrje. Një premtim për jetën. 💗

🔬 Në çdo analizë ka një shpresë.

🩺 Në çdo hap drejt diagnozës së hershme – ka një jetë që mund të ndryshojmë.

Ne nuk presim që shpresa të vijë vetë – ne e zbulojmë herët, veprojmë shpejt dhe kujdesemi vazhdimisht.

është krenar të jetë partner në kujdesin për jetën. 💖

📢 Ndajeni këtë mesazh. Mund të shpëtojë një jetë.

🤍 Evita Albania

Address

Rr. Monun. Km. 8 Tirane-Durres. Kashar
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

+35542204008

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Evita Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Evita Albania:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

eVita

Rreth eVita

Ne jemi jo vetëm një biznes apo partner në tregun farmaceutik dhe mjekësor. Jemi vendi ku njerëzit energjik dhe të dedikuar janë të vendosur për ta bërë sistemin shëndetësor më efiçent dhe të sigurt.

Falë vizionit, kemi krijuar kushtet optimale në ambiente moderne e bashkëkohore duke përmbushur të gjitha standardet për ruajtjen dhe shpërndarjen e sigurt të barnave, materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

Portofoli jonë përfshin produktet e kompanive më të suksesshme ndërkombëtare, duke ofruar kështu larmishmëri dhe cilësi të garantuar produktesh për stafin mjekësor dhe pacientët.