Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Urgjenca Mjekësore 127

06/11/2025

🕊️ Reagim Zyrtar i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore
Mesazh ngushëllimi

Në emër të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe në emrin tim personal, shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të riut që humbi jetën tragjikisht në Bathore.
Çdo humbje e jetës është një plagë e thellë për familjen, për shoqërinë dhe për gjithë trupën tonë mjekësore.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjarëve me respekt dhe solidaritet njerëzor, duke u uruar forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

SQARIM ZYRTAR MBI NGJARJEN DHE VEPRIMET E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKESORE.

Në lidhje me publikimet e disa portaleve dhe rrjeteve sociale lidhur me këtë ngjarje, sqarojmë me përgjegjësi institucionale dhe profesionale kronologjinë e saktë të veprimeve të ndërmarra nga sistemi i urgjencës mjekësore siç demonstrohet në videon e mëposhtëme:
• Qytetari ka telefonuar numrin 112, dhe jo numrin 127, jo ambulancën e Urgjencës Mjekësore.Ka rrjete sociale dhe gazetarë që nuk njohin mënyrën e organizimit të urgjencës mjekësore, pra numrin 127.
• Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore nuk ka marrë asnjë thirrje direkte nga qytetarët.
• Thirrja nga Policia e Shtetit është përcjellë te shërbimi i urgjencës mjekësore në orën 05:17.
• Në orën 05:19, është kontaktuar numri i qytetarit që ndodhej në vendngjarje, i cili u përgjigj pas telefonatës së dytë.
• Në orën 05:22, ambulanca e zonës është nisur nga Qendra Shëndetësore Kamëz.
• Në orën 05:28, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
• Pas manovrave dhe reanimacionit të kryera në vendngjarje, pacienti është transportuar drejt spitalit, duke mbërritur në orën 05:47.
Ky është rrjedhimi faktik dhe i dokumentuar i ngjarjes. Çdo tjetër version i deformuar apo i pjesshëm dëmton shëndetin e qytetarëve, besimin ndaj sistemit të urgjencës dhe reputacionin e profesionistëve që punojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë.
Portale dhe rrjete që shpërndajnë lajme të pavërteta apo të pa verifikuara, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim, dëmtojnë rëndë shërbimet publike dhe sigurinë shëndetësore të qytetarëve.
Është koha që institucionet përgjegjëse të ndalojnë dhe të mbajnë përgjegjës ata që keqpërdorin hapësirat mediatike për të përhapur pasaktësi dhe për të cenuar figurën e punonjësve të shëndetësisë.

Dr. Skënder Brataj

31/10/2025
31/10/2025

Sot, rreth orës 14:00, pas një kërkese për ndihmë në numrin 127, u raportua një rast pickimi nga gjarpri në shtegun Curraj i Poshtëm – Curraj i Epërm, në terren të vështirë malor.

🧭 Nën koordinimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (127), u angazhuan Kërkim-Shpëtimi Malor i Shqipërisë, Spitali Bashkiak Bajram Curri dhe Forcat Ajrore të Shqipërisë.

👨‍⚕️ Ekipi mjekësor në vendngjarje realizoi ndërhyrjen e parë, ndërsa pacienti u evakuua me helikopter ushtarak me vinç ajror drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

🤝 Shembull i reagimit të shpejtë dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të jetës.
Urojmë shërim të shpejtë për pacientin!

.B.BajramCurri. .R.Shkodër

29/10/2025

🧠 Dita Botërore e Strokut – 29 Tetor
📞 Thirr 127 – Koha është tru!

Njih shenjat paralajmëruese të stroke:

😐 Rënie e fytyrës në njërën anë

💪 Dobësi ose mpirje e krahut

🗣️ Vështirësi në të folur

⏱️ Nëse shfaqet ndonjë prej tyre – vepro menjëherë!
Thirr urgjencën 127. Çdo minutë vlen për të shpëtuar trurin dhe jetën.

#127

🚑 Java Ndërkombëtare e Njësisë së Koordinimit të Urgjencave (27 Tetor – 2 Nëntor 2025) 🚁🌍 Këtë javë shënojmë Javën Ndërk...
28/10/2025

🚑 Java Ndërkombëtare e Njësisë së Koordinimit të Urgjencave (27 Tetor – 2 Nëntor 2025) 🚁

🌍 Këtë javë shënojmë Javën Ndërkombëtare të Njësisë së Koordinimit, një iniciativë globale që nënvizon rolin jetik të ekipeve të koordinimit dhe kontrollit në menaxhimin e urgjencave e emergjencave.

❤️ Këto ekipe janë zemra e çdo përgjigjeje emergjente —
🎙️ zëri që përgjigjet kur dikush kërkon ndihmë,
🧠 mendja që organizon veprimin, dhe
💪 forca që siguron që ndihma të mbërrijë në kohë.

🏥 Ne, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), jemi jashtëzakonisht krenarë për kolegët tanë të Njësisë së Koordinimit, të cilët çdo ditë përballen me sfida të mëdha me profesionalizëm, qetësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

📞 Ata menaxhojnë telefonatat emergjente, udhëzojnë qytetarët në momentet më kritike dhe koordinojnë ekipet tona për të garantuar që çdo situatë të përfundojë me sukses.

🎧 Ata janë vërtet heronjtë tanë me kufje!
📲 Çdo rast fillon me një telefonatë për ndihmë – dhe falë tyre, ndihma mbërrin gjithmonë aty ku ka nevojë.

🙏 Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetin tonë — për përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën tuaj të jashtëzakonshme!
💙 Ju jeni pjesa e padukshme, por thelbësore, e çdo historie shpëtimi.

#127

NAEMT (National Association of Emergency Medical Technicians)NAEMT në EMS World Expo 2025 — Indianapolis   •   Zhvillohe...
21/10/2025

NAEMT (National Association of Emergency Medical Technicians)

NAEMT në EMS World Expo 2025 — Indianapolis

• Zhvillohet në datat 20–24 tetor 2025 në Indiana Convention Center dhe pranë tij në Lucas Oil Stadium, Indianapolis, Indiana. 
• NAEMT shënon 50-vjetorin e themelimit të saj gjatë këtij viti, dhe ka përfshirë këtë moment në programin e Expo-s.

🏁 Maratona e Tiranës 2025 përfundoi me sukses!Një ditë plot energji, pasion dhe bashkim qytetar ku mijëra vrapues sfidua...
19/10/2025

🏁 Maratona e Tiranës 2025 përfundoi me sukses!

Një ditë plot energji, pasion dhe bashkim qytetar ku mijëra vrapues sfiduan veten dhe festuan sportin si mënyrë jetese.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore – 127 siguroi mbulimin shëndetësor të plotë të aktivitetit me:
🏍️ Motoambulanca, 🚑 Autoambulanca dhe. 📞 koordinimin e Njësisë 127. Duke garantuar reagim të menjëhershëm për çdo nevojë emergjente.

Faleminderit ekipeve të terrenit dhe gjithë personelit për profesionalizmin dhe përkushtimin– gjithmonë në gatishmëri, në shërbim të sportit dhe jetës.

#127

Dita Botërore e Traumës – 17 TetorSot kujtojmë të gjithë viktimat e traumave dhe ngremë zërin për rëndësinë e parandalim...
17/10/2025

Dita Botërore e Traumës – 17 Tetor
Sot kujtojmë të gjithë viktimat e traumave dhe ngremë zërin për rëndësinë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit! 🕊️

📌 Çfarë është Dita Botërore e Traumës?
E themeluar në vitin 2011 në New Delhi 🇮🇳, kjo ditë synon të ulë numrin e viktimave dhe pasojat afatgjata nga aksidentet dhe traumat në mbarë botën 🌍.

🚨 Pse është e rëndësishme?
• Sipas OBSH-së, mbi 5 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga lëndimet – 1 jetë çdo 6 sekonda!⏱️
• Në Indi, çdo vit 1 milion persona vdesin nga traumat dhe 20 milionë shtrohen në spitale 🏥.

🩺 Çfarë konsiderohet traumë?
Lëndime fizike nga: aksidentet rrugore 🚗, rënie, djegie 🔥, dhunë 🛑, fatkeqësi natyrore 🌪️, etj.
⚠️ Aksidentet rrugore janë shkaktari kryesor i traumave në botë!



📊 Fakte për aksidentet rrugore:
• Shkaku kryesor i vdekjeve te të rinjtë 15-29 vjeç 👦👧
• Renditen si shkaku i 8-të i vdekjeve në botë – pritet të bëhet i 7-ti deri në 2030 📈
• 90% e aksidenteve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme 🌏
• Në Indi ndodhin 53 aksidente çdo orë 🚨
• Në 10 vitet e fundit: 1.3 milionë të vdekur dhe 5 milionë të plagosur 😢



✅ Si mund t’i parandalojmë?

Për qytetarët:
✔ Ndiqni rregullat e qarkullimit 🚦
✔ Vendosni kaskën 🪖 dhe rripin e sigurimit 🔗
✔ Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit 📵
✔ Bëni pushime gjatë udhëtimeve të gjata ☕
✔ Mbani kutinë e ndihmës së parë 🚑
✔ Mësoni teknikat bazike të ndihmës së shpejtë 🫶
✔ Mos drejtoni kur jeni të lodhur apo nën efektin e alkoolit 🚫🍺

Për institucionet:
🏗️ Rrugë të mirëmbajtura dhe të ndriçuara
🚸 Vijat e kalimit për këmbësorë
🚴‍♂️ Ndarje korsish për mjete të ngadalta dhe të shpejta



🙏 Çdo jetë ka vlerë. Ta bëjmë rrugën më të sigurt për të gjithë!
🚦🛡️❤️

🦸‍♂️ Ti mund të jesh heroi i dikujt – Reago! Mëso RKP! ❤️ Çdo ditë, dikush pranë nesh mund të ketë nevojë për ndihmë urg...
16/10/2025

🦸‍♂️ Ti mund të jesh heroi i dikujt – Reago! Mëso RKP!

❤️ Çdo ditë, dikush pranë nesh mund të ketë nevojë për ndihmë urgjente. Një arrest kardiak mund të ndodhë kudo – në rrugë, në familje, në punë… dhe në ato sekonda vendimtare, TI mund të jesh ndryshimi mes jetës dhe vdekjes!

💡 Vetëm disa minuta veprim mund të shpëtojnë një jetë.
Duke filluar Reanimimin Kardiopulmonar (RKP/CPR) dhe duke përdorur një defibrilator, shanset për mbijetesë dyfishohen deri trefishohen dhe mund të shpëtohen deri në 200 000 jetë çdo vit!



🫀 Çfarë duhet të bësh?

✅ Mëso RKP dhe bëhu gati të reagosh në çdo moment!

✅ Për çdo urgjencë mjekësore telefononi në nr. 1️⃣2️⃣7️⃣



🌍 – Bashkohu me mijëra njerëz në mbarë botën që po bëhen heronj të heshtur!

📢 Mos prit derisa të jetë vonë. Vepro sot.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është këtu për t’ju trajnuar, motivuar dhe mbështetur në këtë mision jetësor!

15/10/2025

👉 15.10.2025 - Kursi AMLS (Advanced Medical Life Support)

👉 Leksion: Diskomforti abdominal

👉 Referon: Indrit Jaupaj

Address

Lord Bajron
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category