ALNET - American Laboratory Network

ALNET - American Laboratory Network Garancia e një emri te madh!

Pozicion Vakant: Teknik/e Laboratori, Dega Berat.Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit të Burimeve Njerëz...
10/02/2026

Pozicion Vakant: Teknik/e Laboratori, Dega Berat.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit të Burimeve Njerëzore: hr@cclalbania.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

HOLTER RITMI 24/48h 🫀Monitorim i vazhdueshëm i ritmit kardiak për zbulimin e aritmive dhe çrregullimeve të fshehta të ze...
10/02/2026

HOLTER RITMI 24/48h 🫀
Monitorim i vazhdueshëm i ritmit kardiak për zbulimin e aritmive dhe çrregullimeve të fshehta të zemrës.

📌 I rekomanduar në raste si:
* Palpitacione
* Marramendje
* Rrahje të çrregullta të zemrës
* Kontroll kardiologjik i detajuar

📍 Poliklinika Qëndrore ALNET, ndodhet në zemër të Bulevardit Zogu i I-rë, ngjitur me Maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ne jemi hapur në cdo ditë të javës, nga e hëna- dielë, nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

📲Për më shumë informacion kontaktoni në 068 200 1904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

07/02/2026

Intolerancë apo alergji ushqimore?

Dr. Vigjilenca Demiraj, specialiste gastrohepatologe, thekson se intoleranca ushqimore nuk është çrregullim imun dhe nuk dëmton muret e zorrëve. Ajo vjen si pasojë e mungesës së enzimave dhe shfaqet me fryrje, rëndesë, të përziera apo diarre pas ushqimit.

Ndryshe nga kjo, alergjia ushqimore është reagim i sistemit imunitar dhe mund të shoqërohet me urtikarie të përhapur, kruarje, vështirësi në frymëmarrje, të vjella apo ulje tensioni.

👉 Dallimi i saktë është thelbësor për trajtimin e duhur.

Na gjeni hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 20:00.

📲 Për më shumë informacion kontaktoni në 0682001904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

Hematologjia merret me shëndetin e gjakut dhe ekuilibrin e tij, faktorë kyç për funksionimin e gjithë organizmit. Dr. Br...
05/02/2026

Hematologjia merret me shëndetin e gjakut dhe ekuilibrin e tij, faktorë kyç për funksionimin e gjithë organizmit.

Dr. Briselda Çraga, mjeke hematologe pranë Poliklinikës Qendrore ALNET, gjithashtu anëtare e Shoqatës Evropiane të Hematologjisë (EHA), ofron vlerësim profesional dhe ndjekje të kujdesshme për çdo çrregullim të sistemit hematologjik, me fokus në diagnostikim të saktë dhe kujdes të personalizuar për çdo pacient.

📍 Poliklinika Qëndrore ALNET, ndodhet në zemër të Bulevardit Zogu i I-rë, ngjitur me Maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ne jemi hapur në cdo ditë të javës, nga e hëna- dielë, nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

📲Për më shumë informacion kontaktoni në 068 200 1904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

4 Shkurti, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, është një mundësi për të rrit...
04/02/2026

4 Shkurti, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.

Në këtë ditë kërkohet angazhimi për ndërmarrjen e veprimeve pozitive kundër kancerit. Objektivi botëror është të zvogëlohet me 25% vdekjet e parakohshme nga kanceri dhe sëmundjet jo të transmetueshme.

Rritja e vetëdijes, informacioni i saktë dhe njohja e problemit mund të na ndihmojnë që të njohim herët shenjat paralajmëruese, të bëjmë zgjedhje të informuara për shëndetin tonë dhe të luftojmë frikën dhe keqkuptimet rreth kancerit.

🎗️ Slogani i këtij viti “United by Unique”, pas çdo fjongoje fshihet një histori unike, dhe së bashku qëndrojmë më të fortë përballë kancerit.

A E DINI SE?

- Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën.
- 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit.
- Më shumë se 40% e vdekjeve të lidhura me kancerin mund të parandalohen pasi ato janë të lidhura me faktorë rreziku të modifikueshëm si duhani, përdorimi i alkoolit, dieta e varfër dhe jeta sedentare.
- Pothuajse 1/3 e të gjitha vdekjeve që lidhen me kancerin mund të parandalohen përmes ekzaminimit rutinë, zbulimit dhe trajtimit të hershëm.
- 70% e vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
- Miliona jetë mund të shpëtohen çdo vit duke zbatuar strategji të përshtatshme burimesh për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin.

Parandalo, diagnostikohu në kohë! Kontrollet e hershme, shpëtojnë jetë!

ALNET - Garancia e një emri të madh!

Për më shumë informacion kontaktoni në 068 200 1904.

Pozicion Vakant: Infermier/e, Dega VlorëTë interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit të Burimeve Njerëzore: hr@c...
03/02/2026

Pozicion Vakant: Infermier/e, Dega Vlorë

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit të Burimeve Njerëzore: hr@cclalbania.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit të Burimeve Njerëzore: hr@cclalbania.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

03/02/2026

Vizita pediatrike është një hap i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës dhe qetësinë e çdo prindi. Në Poliklinikën Qëndrore ALNET, ofrojmë kujdes profesional dhe ndjekje të vazhdueshme për çdo fëmijë.

Mjekja e mirënjohur Dr. Ada Simeoni, Pediatre - Neonatologe, pret çdo ditë vizita pranë Poliklinikës Qëndrore, ALNET.

📲Rezervoni konsultën në numrin 068 200 1904.

📍Poliklinika Qëndrore është e hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 20:00.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

02/02/2026

Kur konsiderohet kapsllëku kronik? ⚠️

Dr. Vigjilenca Demiraj, specialiste gastrohepatologe, shpjegon se kur jashtëqitja ndodh çdo 3–5 ditë dhe kjo gjendje vazhdon për më shumë se një muaj, atëherë flasim për kapsllëk kronik.

Në mungesë të plotë të ndjesisë së jashtëqitjes, konsulta me specialistin është e domosdoshme.

Na gjeni hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 20:00.

📲 Për më shumë informacion kontaktoni në 0682001904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

Ka disa teste gjaku, ku nuk ju kërkohet të jeni esëll dhe ka të tjera që kërkojnë të mos konsumoni asgjë për një periudh...
01/02/2026

Ka disa teste gjaku, ku nuk ju kërkohet të jeni esëll dhe ka të tjera që kërkojnë të mos konsumoni asgjë për një periudhë të caktuar kohe përpara testimit. Respektimi i këtyre udhëzimeve nga mjeku juaj është shumë i rëndësishëm për të bërë një lexim të saktë të analizave tuaja.

Një nga pyetjet më të shpeshta që na vijnë, është se në cilat analiza duhet të jeni esëll. Të qënit esëll ndihmon në standartizimin e kushteve në të cilat merret gjaku. Në fakt, janë disa ushqime dhe pije që ndikojnë ne rezultatet e analizave.

Ju duhet të jeni esëll kur ju kryeni analizat e:

- Sheqerit në gjak
- Kolesterolit në gjak
- Nivelin e hekurit në gjak

Ekzaminimi i kolesterolit kërkon që ju të qëndroni pa ngrënë për të paktën 9 deri në 12 orë përpara se të kryeni testin e gjakut por edhe të mos keni konsumuar alkool 24-orë përpara analizës. Sipas ekspertëve të fushës, para se të kryeni një test për nivelet e hekurit ju duhet të qëndroni pa ngrënë 5-orë. Glukoza është një tjetër test që kërkon të qëndroni pa ngrënë për 8 orë.

Cili është qëllimi?

Për shkak se trupat tanë janë të ndryshëm, një standard i caktuar i vlerave të lipideve kur jeni pa ngrënë është i nevojshëm për të përcaktuar se cilat nivele të glukozës, kolesterolit dhe hekurit janë të pashëndetshme.

Kur jeni esëll, nivelet e gjakut normalizohen. Ngrënia ose pirja e diçkaje që përmban sheqer përpara një testi të glukozës mund të rrisë nivelet e saj në gjak, duke dhënë rrezultate jo të sakta.

E njëjta gjë vlen edhe për analizat e gjakut për hekurin dhe kolesterolin. Ekspertët shpjegojne se ngrënia para testit të kolesterolit rezulton në një rritje prej 20 deri në 30 % të niveleve të kolesterolit në gjak. Konsumi i alkoolit para testimit rrit ndjeshëm trigliceridet.

Medikamentet

Disa medikamente turbullojnë rezultatin e analizave të gjakut, duke ndryshuar rezultatin. Psh, medikamentet për presionin e gjakut, pilulat e kontrollit të lindjes dhe disa kortikosteroide mund të ndikojnë në rezultatet e një testi gjaku.

📲 Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 068 200 1904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

30/01/2026

Si ta dallojmë gastritin nga ulçera e stomakut?

Dr. Vigjilenca Demiraj, specialiste gastrohepatologe, pranë Poliklinikës Qëndrore, ALNET shpjegon se gastriti shfaqet me dhimbje të lehta dhe të vazhdueshme, djegie, fryrje dhe të përziera, pa lidhje të drejtpërdrejtë me ushqimin.

Ndërsa ulçera e stomakut shkakton dhimbje ritmike pas ushqimit, që mund të zgjojë edhe gjatë natës dhe në raste të rënda shoqërohet me gjakderdhje.

Diagnoza vendoset me fibrogastroskopi dhe test për Helicobacter pylori.

Na gjeni hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 20:00.

📲 Për më shumë informacion kontaktoni në 0682001904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

29/01/2026

Mëlçia e dhjamosur: rreziku që vjen prej saj! ⚠️

Dr. Vigjilenca Demiraj, specialiste gastrohepatologe pranë Poliklinikës Qëndrore ALNET, thekson se mëlçia e dhjamosur nuk duhet neglizhuar, pasi të gjitha sëmundjet e mëlçisë fillojnë nga dhjamosja, ndaj konsultimi me mjekun gastrohepatolog është i domosdoshëm.

Specialisti kryen diagnozë diferenciale duke përjashtuar shkaqet virale, autoimune apo toksike. Në rastet e dhjamosjes së lehtë, një dietë e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik mund ta përmirësojnë gjendjen.

Por kur dhjamosja është e gradës së dytë ose të tretë, dhe ka filluar fibroza, rreziku rritet ndjeshëm, pasi mund të çojë në cirozë dhe kancer të mëlçisë.

Na gjeni hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 20:00.

📲 Për më shumë informacion kontaktoni në 0682001904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

🎧👶 Sa i rëndësishëm është testi i dëgjimit tek bebet!Dëgjimi është çelësi i zhvillimit të hershëm të fëmijës — të foluri...
28/01/2026

🎧👶 Sa i rëndësishëm është testi i dëgjimit tek bebet!

Dëgjimi është çelësi i zhvillimit të hershëm të fëmijës — të folurit, të mësuarit dhe lidhja emocionale varen prej tij.

Me testin e dëgjimit neonatal në Poliklinikën Qëndrore ALNET, mund të zbulojmë çdo problem që në ditët e para të jetës dhe të sigurohemi që bebja juaj të ketë fillimin më të mirë të mundshëm. Testi është i shpejtë, pa dhimbje dhe i sigurt, kryhet nga specialisti Prof. Asc. Dr. Abdullah Ayçiçek, ekspert i njohur në fushën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës, me mbi 25 vite përvojë profesionale dhe një karrierë akademike të shquar.

Mos prisni – çdo tingull ka rëndësi për zhvillimin e bebes!

Kirurgu ORL, Prof.Asc.Dr. Abdullah Ayçiçek, pret çdo ditë vizita pranë Poliklinikës Qëndrore, ALNET.

📍 Poliklinika Qëndrore ALNET, ndodhet në zemër të Bulevardit Zogu i I-rë, ngjitur me Maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Ne jemi hapur në cdo ditë të javës, nga e hëna- dielë, nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

📲Për më shumë informacion kontaktoni në 068 200 1904.

ALNET - Garancia e një emri të madh!

Address

Bulevardi "Zogu I", Prane SUOGJ "Mbreteresha Geraldine"
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 07:30 - 23:00
Tuesday 07:30 - 23:00
Wednesday 07:30 - 23:00
Thursday 07:30 - 23:00
Friday 07:30 - 23:00
Saturday 07:30 - 23:00
Sunday 07:30 - 23:00

Telephone

+35542225640

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALNET - American Laboratory Network posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category