16/03/2026
Spitali GVM Tiranë ka kënaqësinë të prezantojë hapjen e Poliambulatorit të ri në zemër të Tiranës, një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të kujdesit shëndetësor cilësor dhe të aksesueshëm.
Nga tani, pacientët mund të kryejnë vizita të specializuara dhe ekzaminime diagnostike në një ambient modern, profesional dhe lehtësisht të arritshëm, pa qenë nevoja të paraqiten pranë strukturës spitalore.
📍 Adresa:
Bulevardi Zogu i Parë, ish stacioni i trenit.
Në Poliambulatorin tonë do të gjeni këto specialitete:
• Gastro-Hepatologji & Endoskopi
• Kardiologji
• Sëmundje Infektive
• Radiologji & Diagnostikë Imazherike
• Neurologji & Neurovaskulare
• Ortopedi & Traumatologji
Për më shumë informacion, na kontaktoni ne:
📲 + 355 69 747 2124
Spitali GVM Tiranë – Tani edhe më pranë jush