Psikoterapia Pozitive Transkulturore

Psikoterapia Pozitive Transkulturore Numri për telefonata, mesazhe SMS, WhatsApp dhe Viber:
00355 67 367 3490 Ajo është themeluar rreth vitit 1968 nga Prof. Niveli i fillimit pozitiv
2.

Çfarë është Psikoterapia Pozitive

• Psikoterapia Pozitive është një qasje e re në psikoterapinë humaniste dhe e bazuar në konceptin psikodinamik. Dr. Nossrat Peseschkian dhe aplikohet në mbi 33 vende të botës.
• Psikoterapia Pozitive zhvillon konceptin humanist të njeriut duke marrë parasysh aspektet transkulturore të njeriut në zgjidhjen e konflikteve.
• “Pozitive” vjen nga gjuha latine "positum" që do të thotë "e tërë, e dhënë, aktuale" dhe nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet, duke marrë parasysh edhe burimet e kapacitetet e dhëna, përveç problemeve dhe shqetësimeve
• Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi cilësinë e jetës.
• Psikoterapia Pozitive është afatshkurtër, ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet e tjera psikoanalitike.
• Çrregullimet dhe konfliktet nuk janë vetëm faktografike, por njeriu në të njëjtën kohë zotëron kapacitete për t’i përballuar ato.
• Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh
- kapacitetin për të dashur (dhe për t'u dashur)
- kapacitetin për të njohur (dhe pëiçr t'u njohur)
• Në Psikoterapinë Pozitive klienti dhe pacienti mësojnë dhe arrijnë që të ndryshojnë rolin e tyre nga pacient në terapist për veten dhe partnerin apo pjesëtarët e tjerë të përfshirë në procesin terapeutik.
• Psikoterapia pozitive ofron mundësinë e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike. Psikoterapia Pozitive ka tri aspekte në qasjen e vet:
1. Krijimi i balancë-modelit
3. Pesë hapat terapeutikë në Psikoterapinë Pozitive

Parimet në Psikoterapinë Pozitive:
1. Parimi i shpresës
2. Parimi i ekuilibrit (balancës)
3. Parimi i konsultimit

Konceptet themelore të Psikoterapisë Pozitive:
1. Koncepti pozitiv në psikoterapi - aspekti transkulturor
2. Koncepti i përmbajtjes dhe dinamikës së konfliktit - metakomunikimi
3. Pesë nivelet integrale në Psikoterapinë Pozitive - metateoria

Balancë-modeli në psikoterapinë pozitive përbëhet prej katër aspekteve, të cilat janë fusha të veprimtarisë, por edhe të arratisjes së pavetëdijshme në raste konfliktesh e crregullimesh:
1. Trupi/shëndeti
2. Arritja/puna
3. Kontakti/raportet
4. Fantazia/e ardhmja

Trajtimi në Psikoterapinë Pozitive ka pesë hapa integralë:
1. Vëzhgimi/distancimi
2. Inventarizimi
3. Inkurajimi situacional
4. Verbalizimi
5. Zgjerimi i synimeve

Psikoterapia Pozitive në vetvete ka metoda dhe teknika me të cilat mund te trajtohen çrregullime dhe sëmundje të ndryshme që kanë origjinë dhe manifestim psikologjik.
• Tregimet, anekdodat, përrallat, mendimet e njerëzve të famshëm dhe citatet nga burimet e ndryshme, përdoren gjithashtu si mjete ndihmëse efektive në Psikoterapinë Pozitive. Për më shumë mbi Psikoterapinë Pozitive dhe veprimtarinë ndërkombëtare në këtë fushë të psikoterapisë, mund të vizitohet www.positum.org.

🌱 18 Qershor – Dita e Psikoterapisë PozitiveNë këtë ditë, nderojmë Dr. Nossrat Peseschkian — themeluesi i Psikoterapisë ...
19/06/2025

🌱 18 Qershor – Dita e Psikoterapisë Pozitive

Në këtë ditë, nderojmë Dr. Nossrat Peseschkian — themeluesi i Psikoterapisë Pozitive dhe Transkulturore.

Ai nuk ishte vetëm mjek apo një mendimtar — ai ishte kopshtar i ideve. Ai mbolli fara mirëkuptimi, besimi, integrimi dhe shprese. Fara që morën rrënjë në toka të ndryshme, nëpër kontinente, kultura dhe zemra.

Metoda e tij nuk kishte të bënte me “rregullimin” e njerëzve — por me të parit e tyre. Në forcën dhe luftën e tyre. Në konfliktin dhe aftësinë e tyre. Dhe gjithmonë, në potencialin e tyre.

Sot, trashëgimia e tij vazhdon të rritet. Në dhomat e terapive dhe klasat e trajnimeve. Në libra dhe trajnime. Në biseda të qeta dhe në zbulime të guximshme.

🎥 Sot, ju ftojmë të shikoni këtë video të veçantë — një koleksion reflektimesh nga praktikues anembanë botës:
Çfarë është Psikoterapia Pozitive? Çfarë e bën atë kuptimplote, transkulturore, njerëzore?

🌍 Le të dëgjojmë zërat. Le të ndjejmë qëllimin e përbashkët. Le t’i bartim këto fara më tej.

🔗 https://youtu.be/Zh_IthjHbxA
Ju lutem AKTIVIZONI TITRAT – videoja përfshin zëra në shumë gjuhë.

🔊 Please enable subtitles (CC) to follow along — this video features voices in multiple languages.What is Positive Psychotherapy (PPT) and what makes it uni...

Urimet e zemrës për një Krishtlindje të paqtë e të bekuar për të gjithë miqtë e krishterë! Qofshin zemrat e vatrat tuaja...
25/12/2024

Urimet e zemrës për një Krishtlindje të paqtë e të bekuar për të gjithë miqtë e krishterë! Qofshin zemrat e vatrat tuaja familjare të mbushura me dritë, dashuri, besim e shpresë! 🙏💛

Address

Tirana
1010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikoterapia Pozitive Transkulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikoterapia Pozitive Transkulturore:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram