Laboratori Intermedica

Laboratori Intermedica Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij.

Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Ne kemi një partneritet strategjik me një numër laboratorësh prestigjozë jashtë vendit si Mayo Clinic dhe Ariosa D

iagnostics në SHBA, In Vitro Lab, Bio Atriki dhe InterGenetics në Greqi si dhe një sërë bashkëpunimesh me laboratorët brenda vendit. Në Laboratorin Intermedica janë të instaluara aparatura dhe autoanalizatorë të kompanive Roche dhe Sysmex, që janë më të njohurat në fushën e ekzaminimeve laboratorike in-vitro dhe që përdorin teknologjinë më të fundit. Me moton “Modern diagnostics for optimal therapy decisions”, ne mbetemi simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit, duke qënë edhe laboratori i parë që mundëson diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergologjisë molekulare.

Dita Botërore e ADN-së na rikujton një nga zbulimet më të rëndësishme që ka transformuar mënyrën se si kuptojmë jetën, s...
25/04/2026

Dita Botërore e ADN-së na rikujton një nga zbulimet më të rëndësishme që ka transformuar mënyrën se si kuptojmë jetën, shëndetin dhe vetë origjinën tonë. 🧬
ADN-ja është kodi unik që na përcakton, por njëkohësisht edhe çelësi që i hap rrugë mjekësisë moderne nga diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve, te trajtimet e personalizuara dhe zhvillimet më të avancuara shkencore.

Në çdo analizë që realizojmë, qëllimi ynë është i njëjtë: të sjellim më shumë qartësi, siguri dhe kujdes të personalizuar për shëndetin tuaj.

Dita Botërore e Malaries është një kujtesë për rëndësinë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit ndaj një sëmundjeje që vazhd...
25/04/2026

Dita Botërore e Malaries është një kujtesë për rëndësinë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit ndaj një sëmundjeje që vazhdon të prekë miliona njerëz në mbarë botën.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të ketë pasoja serioze nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.

Informimi, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë hapat më të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të të dashurve tuaj.

Balanca hormonale është çelësi për energjinë, mirëqenien dhe ritmin natyral të trupit tuaj. Përmes vlerësimit hormonal (...
24/04/2026

Balanca hormonale është çelësi për energjinë, mirëqenien dhe ritmin natyral të trupit tuaj.
Përmes vlerësimit hormonal (Anti-Age), në Intermedica ju mund të kuptoni më mirë funksionimin e organizmit tuaj dhe të identifikoni ndryshimet që ndikojnë në moshën biologjike.

Analizat e detajuara ju ndihmojnë të ndërtoni një qasje të personalizuar për shëndetin, duke mbështetur vitalitetin dhe cilësinë e jetës në çdo fazë.

📞Për informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
infolab@intermedica.al

Shërbimi i kardiologjisë prej vitesh është një nga shtyllat kryesore në Intermedica, duke ofruar kujdes të specializuar ...
21/04/2026

Shërbimi i kardiologjisë prej vitesh është një nga shtyllat kryesore në Intermedica, duke ofruar kujdes të specializuar për shëndetin e zemrës.

Me përkushtimin për të ofruar një diagnostikim sa më të plotë dhe të saktë, ky shërbim është zgjeruar me teknologji të avancuar si Holter Ritmi, Holter Tensioni, Stress Test (prova ushtrimore), EKG, Ekokardiografi dhe Vizitë Kardiologu, duke mundësuar monitorim më të detajuar dhe vlerësim më të thelluar për çdo pacient.

Ekspertiza e mjekëve kardiologë, profesionalizmi dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare, të mbështetura nga përvoja e gjatë klinike, e bëjnë këtë departament një pikë referimi për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sepse kujdesi për zemrën është investimi më i rëndësishëm për jetën tuaj.

📞 Info & rezervime: 042 200 600
🌐 intermedica.al

18/04/2026

Intermedica është pjesë e Konferencës së Ekografisë Shqiptare, një event që bashkon profesionistët e imazherisë dhe diagnostikës moderne. ✨

Pjesëmarrja jonë reflekton angazhimin për të sjellë teknologjitë më të avancuara dhe për të qenë në hap me zhvillimet më të fundit në diagnostikën mjekësore.

Një mundësi për shkëmbim eksperiencash, prezantim inovacionesh dhe forcim të bashkëpunimit mes profesionistëve të shëndetësisë.al

Ju mirëpresim në Panairin  për të përfituar nga ofertat e shumta ekskluzive!
17/04/2026

Ju mirëpresim në Panairin për të përfituar nga ofertat e shumta ekskluzive!

16/04/2026

Alergologjia është specialiteti që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike, të cilat lidhen me reagimin e sistemit imunitar ndaj alergjenëve ajrorë, ushqimorë, medikamentozë apo të kontaktit.

Këto problematika mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe përfshijnë:

✅ Astmën bronkiale
✅ Rinitin alergjik
✅ Anafilaksinë
✅ Urtikarinë
✅ Angioedemën
✅ Dermatitin atopik
✅ Dermatitin e kontaktit
✅ Alergjinë ushqimore
✅ Reaksionet ndaj medikamenteve dhe problematika të tjera alergjike

Në Intermedica ofrohen shërbime të plota alergologjie, të fokusuara në identifikimin e saktë të shkakut, vendosjen e diagnozës dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm për çdo pacient.
Qëllimi është kontrolli afatgjatë i simptomave dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes një qasjeje të personalizuar dhe profesionale.

📞 Info & rezervime: 042 200 600
🌐 intermedica.al

Mundësi punësimi në rrjetin e laboratorëve IntermedicaPozicionet vakante:Teknik laboratori/InfermierKërkesat e pozicioni...
15/04/2026

Mundësi punësimi në rrjetin e laboratorëve Intermedica

Pozicionet vakante:
Teknik laboratori/Infermier

Kërkesat e pozicionit të punës:
•⁠ ⁠Kandidatët duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve Bachelor në Infermieri dhe të jenë të pajisur me Licensë për Ushtrimin e Profesionit.
•⁠ ⁠Do të kenë përparësi ata/o kandidatë/e që kanë kryer edhe ciklin e studimeve Master Shkencor ose Profesional.

Për të gjitha pozicionet do te kenë përparësi kandidatët që kanë eksperiencë në fushën e kërkuar dhe të gjithë duhet të zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.

Dokumentacioni i detyrueshëm:
•⁠ ⁠Curriculum Vitae;
•⁠ ⁠Fotokopje e Licensës për ushtrimin e profesionit;
•⁠ ⁠Fotokopje e Diplomës/ave;
•⁠ ⁠Detajet e kontaktit.

Për të shprehur interesin tuaj lutemi aplikoni nëpërmjet faqes tonë www.intermedica.al ose dërgoni e-mail në adresën e e-mail arjana.kucuku@hr.intermedica.al

𝗦𝘁𝗮𝗳𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗮𝗸𝗼𝗷𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝘃𝗶𝘀𝘁𝗲̈.

Ju urojmë suksese me aplikimin tuaj!

Ju mirëpresim në Medical & Beauty Fair për të zbuluar nga afër risitë në diagnostikim dhe teknologjitë më të avancuara n...
14/04/2026

Ju mirëpresim në Medical & Beauty Fair për të zbuluar nga afër risitë në diagnostikim dhe teknologjitë më të avancuara në shërbim të shëndetit.

Bëhuni pjesë e një eksperience që sjell më pranë inovacionin, saktësinë dhe kujdesin e personalizuar që ofron Intermedica.

📍 Pallati i Kongreseve
📅 17, 18, 19 Prill

Ju mirëpresim!

Gëzuar Pashkën Ortodokse!Nga Intermedica, ju urojmë një festë të mbushur me shpresë, dritë dhe harmoni.Le të jetë kjo di...
12/04/2026

Gëzuar Pashkën Ortodokse!
Nga Intermedica, ju urojmë një festë të mbushur me shpresë, dritë dhe harmoni.

Le të jetë kjo ditë një fillim i ri, me më shumë shëndet dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja. 🌿✨

Address

Rruga "Jordan Misja"
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Intermedica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share