Psikologe ne Tirane qe ofron shërbim psikoterapeutik për probleme të shëndetit mendor: ankth, depresion, shqetësime me gjumin, marrëdhëniet, psikoza etj.
13/11/2025
“Në shumë familje shqiptare, frikerat e prindërve — frika nga varfëria, nga turpi, nga humbja, nga padrejtësia — shndërrohen në stil të edukimit. Ato trashëgohen në formën e rreptësisë, ankthit, kontrollit apo hiperproteksionit.”
Në psikoanalizë, kjo quhet transmetim transbreznor i ankthit primitiv. Kur një prind ka përjetuar pasiguri ekstreme (tranzicionet e vështira ekonomike, diktatura, migrimi, humbjet e parakohshme, dhuna e normalizuar), ai e humbet aftësinë për të përpunuar emocionin dhe për ta simbolizuar.
Prindi atëherë e “shkëput” frikën nga vetja dhe e vendos te fëmija nëpërmjet:
- hiperkontrollit (“mos dil”, “mos beso shumë”, “kujdes nga njerëzit”)
- pritshmërive të larta si mburojë ndaj turpit social
- ndarjes emocionale për të shmangur dhimbjen
- trashëgimise së narrativës së rrezikut edhe kur rreziku s’është më real
Fëmija rritet duke u bërë bartës i ankthit të të tjerëve, dhe e percepton botën si më kërcënuese se sa është. Kjo nuk është “edukatë e ashpër” — është mënyra si trauma e prindit gjen një formë për t’u shprehur.
31/10/2025
Forca që kemi brenda nesh
Një nga aspektet më prekëse të terapisë është mënyra si, seancë pas seance, njeh forcën e brendshme të klientëve të tu — një forcë që ka qenë gjithmonë aty, ndoshta e fshehur pas dhimbjes, frikës apo lodhjes.
Terapia nuk “e krijon” këtë forcë; ajo thjesht ndihmon që njeriu ta rigjejë.
Të shohësh dikë që ka kaluar periudha të vështira, që ka ndier tronditje, humbje apo ankth, e megjithatë ka gjetur diku brenda vetes një energji për të vazhduar… është një përvojë që të mbush me respekt dhe vlerësim të thellë për qenien njerëzore.
Për një terapist, këto momente janë ndër më të bukurat — kur sheh dritën që ringjallet në sytë e dikujt që po e rigjen veten.
29/10/2025
17/10/2025
08/09/2025
Every year, more than 727 000 lives are lost to su***de.
Behind each number is a story cut short.
We aimed for a 33% reduction in deaths by 2030, but progress is just 12%.
This is a crisis. We must act with urgency, compassion & investment in .
Shume here degjoj te perdoret mes te rinjve 'jam bipolar/e' pa e kuptuar mire se cfare eshte. Crregullimi bipolar mund te behet serioz nese nuk trajtohet. Shpesh njerezit mendojne se jane ndryshime humori, por mund te jete me shume se kaq.
17/07/2025
KPop Demon Hunters eshte nje film interesant per t'u pare nga adoleshentet. Pervec fokusit tek miqesia dhe besimi, me pelqeu vecanerisht menyra se si sjell ndjenjen e 'turpit' per anen tone te erret/pikat e dobeta ose gabimet qe s'i falim vetes dhe s'ia tregojme askujt, dhe impaktin e gjate dhe tkurres qe ka kjo ndjenje ne jeten e njerezve.
Sigurisht, edhe muzika ishte super per ata qe pelqejne KPop 😉
1h 35m | PG
14/07/2025
Pas atakut të panikut…
Shpeshherë, frika nuk është më “mos po vdes”, por “mos po më ndodh sërish”.
Kjo frikë e heshtur bën që personi të mbyllet, të shmangë ambiente, situata apo njerëz që mund ta rikthejnë atë ndjesi të tmerrshme te panikut!
Shmangia kthehet në mënyrë mbijetese, por njëkohësisht bëhet një burg i padukshëm që të izolon edhe më shumë.
Në vend që të jetosh, fillon të mbijetosh…
Por zgjidhja nuk është të fshihesh, por të mësosh t’i kuptosh, t’i pranosh dhe t’i përballosh këto ndjenja, hap pas hapi.
09/07/2025
Ajo nga e cila largohesh, nuk zhduket; ajo fshihet, kalbet dhe pret një moment dobësie për të dalë në sipërfaqe më fort se kurrë. Emocionet nuk janë probleme për t’u zgjidhur, por sinjale për t’u ndjerë, nderuar dhe përpunuar. Kur shmang atë që ndjen, nuk e shmang dëmin — vetëm e vonon atë, duke e kthyer shpesh dhimbjen e heshtur në zemërim, ankth ose tërheqje.
Shmangia emocionale mund të duket si forcë në moment, por në të vërtetë është një formë vetë-sabotimi e maskuar.
Shërimi fillon kur i jep vetes hapësirë për të ndjerë pa gjykim. Flit për të. Shkruaje. Rri me të në qetësi. Qaj nëse ke nevojë. Kërko mbështetje kur pesha është shumë e rëndë për ta mbajtur vetëm.
Qëllimi nuk është të mbytesh në emocione, por të ndalosh së shtiruri sikur përmbytja nuk po vjen. Sepse ndershmëria emocionale nuk është dobësi — është liri, qëndrueshmëri dhe fillimi i të qenit përsëri i plotë.
Be the first to know and let us send you an email when Veronika Duci, Psikologe - Psikoterapiste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Practice
Send a message to Veronika Duci, Psikologe - Psikoterapiste:
Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci është psikologe dhe psikoterapiste. Në vitin 2016 ka filluar trajnimin afatgjatë në psikoterapinë psikoanalitike të realizuar nga Shoqata Shqiptare e Psikoterapisë në bashkëpunim me Universitetin “Sigmund Freud” (SFU) dhe Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (IAP). Prof. Duci ka ofruar supervizim individual dhe në grup të stafit të organizatave jofitimprurëse në vend dhe profesionistëve individualë. Është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.
Prof. Duci është pedagoge pranë Deparamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës prej 15 vitesh. Lëndët që ajo mbulon janë: Hyrje në Psikologji, Psikologji Anormale, Psikologji e Aplikuar në Punë Sociale, Politika dhe Advokatësi për Fëmijët etj. Ajo është diplomuar për Psikologji Klinike në Departamentin e Psikologjisë së Universitetit “Aristoteli” në Greqi. Ka kryer Masterin në “Psikologji Këshillimi” dhe doktoraturën mbi mirëqenien psikosociale të përkujdesësve të pacientëve me sëmundje terminale. Ka një eksperiencë të gjatë si eksperte e jashtme në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të ndryshme psiko – sociale.
Associate Professor Veronika Duci is a psychologist and a psychotherapist. In 2016 she started the long – term training in psychoanalytic psychotherapy, provided by the Albanian Association of Psychotherapy in collaboration with “Sigmund Freud University” (SFU) in Vienna and Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Institute for Psychoanalysis and Applied Psychotherapy) Insbruk (IAP). She has been offering individual and staff supervision for the staff of different NGOs and individual professionals. Also, she is a member of the Albanian Association for Psychotherapy.
Prof. Duci is a full time lecturer at the Department of Social Work and Social Policy, Faculty of Social Sciences in the University of Tirana for the last 15 years. The courses she teaches are: Introduction to Psychology, Abnormal Psychology, Applied Psychology to Social Work and Advocacy and Policies for Children. She holds a Bachelor degree in Clinical Psychology from the Department of Psychology, of the Aristotle University of Thessaloniki, Greece. She has also a Master of Science in “Counselling Psychology”. She has defended her PhD thesis on the psychosocial wellbeing of cancer caregivers. Prof. Duci has an extensive experience as a national and international consultant for local and international organizations on different psycho – social issues.