Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u krijua me VKM 419/ 2018. Monitoron portalet “Mjek & Infermier për Shqipërinë”.

Ka në varësi 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, 360 qendra shëndetësore dhe spitalet deri në autonomizimin e tyre.

🏖️ Thirrje për aplikimForcimi i shërbimeve shëndetësore në zonat turistike Sezoni veror 2026Operatori i Shërbimeve të Ku...
25/04/2026

🏖️ Thirrje për aplikim

Forcimi i shërbimeve shëndetësore në zonat turistike Sezoni veror 2026

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shpall thirrjen për aplikim për profesionistë të shëndetit, me qëllim angazhimin e tyre të përkohshëm në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Në funksion të përballimit të fluksit të shtuar të vizitorëve gjatë sezonit turistik, kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, duke garantuar akses të shpejtë dhe shërbim cilësor për qytetarët dhe turistët.

👉 Pozicionet e shpallura:

* Mjek
* Infermier

📅 Afati i aplikimit:

20 Prill 2026 – 27 Prill 2026
🕘 Ora: 08:00 – 16:30

📍 Vendi i dorëzimit të aplikimit:

Drejtoria Qendrore e OSHKSH
Rr. “Marubi”, Laprakë, Tiranë

📄 Dokumentacioni i nevojshëm:

* Formular aplikimi
* Curriculum Vitae (CV)
* Fotokopje e dokumentit të identifikimit
* Diplomë + listë notash (e detyrueshme)
* Licencë profesionale (e detyrueshme)
* Librezë pune dhe dokumente të tjera mbështetëse (opsionale)

👉 Klikoni në linkun më poshtë për informacion të plotë dhe formularin që duhet të plotësoni.

https://oshksh.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-punesim-ne-pozicionet-mjek-dhe-infermier-ne-qendrat-shendetesore-te-zonave-turistike-gjate-sezonit-veror-2026/

💬 Qëllimi i thirrjes

Përmes kësaj thirrjeje, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor synon të sigurojë mbulim të plotë shëndetësor në zonat turistike gjatë sezonit veror, si dhe të mbështesë profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore në terren.

Forcimi i shërbimeve shëndetësore përmes mjeteve digjitale dhe materialeve referuese 💻🏥📅 Në kuadër të projektit SOLIDAR,...
24/04/2026

Forcimi i shërbimeve shëndetësore përmes mjeteve digjitale dhe materialeve referuese 💻🏥

📅 Në kuadër të projektit SOLIDAR, më 22 prill 2026 nisi në terren faza pilot për shpërndarjen e pajisjeve digjitale dhe materialeve mbështetëse në institucionet shëndetësore përfituese.

🤝 Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim, ku OSHKSH u përfaqësua nga Drejtoresha e Përgjithshme Jeta Deda, ndërsa projekti SOLIDAR u përfaqësua nga Ervin Toci dhe Evis Sferdelli.

📍 Faza pilot nisi në Qendrën Socio-Shëndetësore 24/7 Kamëz, ku Drejtuese e qendrës Meribana Zela mirëpriti ekipin. Më pas, vizita vijoi në Qendrën Socio-Shëndetësore 24/7 Fushë-Krujë, me pjesëmarrjen e Bashkim Xhafës, Drejtor i QSSH 24/7 Fushë-Krujë, dhe Redion Rosh*t, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë.

📲 Gjatë vizitave u realizua shpërndarja, konfigurimi dhe testimi i tabletëve në kushte reale pune, si dhe prezantimi i materialeve referuese për stafin mjekësor.

📊 Pajisjet mundësojnë regjistrim në kohë reale të të dhënave, duke rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

🚑 Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve të urgjencës mjekësore dhe forcimit të kapaciteteve profesionale në të gjithë vendin.

📚🏥 OSHKSH në mbështetje të shëndetit në shkollaOperatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor mori pjesë në mbledhjen e ...
22/04/2026

📚🏥 OSHKSH në mbështetje të shëndetit në shkolla

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të programit “Shkollat për Shëndetin”, një iniciativë që ka sjellë ndryshim real në mënyrën se si ofrohet kujdesi shëndetësor dhe edukimi për shëndetin në institucionet arsimore.

Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Jeta Deda, vlerësoi punën e jashtëzakonshme të realizuar ndër vite, duke theksuar rëndësinë e manualeve profesionale për personelin shëndetësor në shkolla dhe trajnimeve të vazhdueshme për mjekët, infermierët dhe specialistët e promocionit. Këto ndërhyrje kanë kontribuar në standardizimin e shërbimit dhe në rritjen e cilësisë së kujdesit për fëmijët dhe të rinjtë.

Në fokus mbetet institucionalizimi i kësaj përvoje të suksesshme, duke e bërë pjesë të qëndrueshme të sistemit shëndetësor dhe arsimor në vend.

Megjithatë, përmbyllja e këtij programi në këtë fazë shoqërohet me nevojën për vijimësi. OSHKSH thekson rëndësinë e mbështetjes nga donatorë të tjerë për të forcuar mekanizmat e monitorimit dhe cilësinë e trajnimeve, në mënyrë që kapacitetet e ngritura të mos humbasin, por të zhvillohen më tej.

🙏 Një falënderim i veçantë për SDC - Swiss Development Cooperation dhe Save the Children Albania për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetjen dhe implementimin e këtij programi, duke vendosur standarde të reja në promovimin e shëndetit në shkolla.

🌍 Sot, në Ditën e Tokës, kujtojmë se shëndeti ynë është i lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë.Të kujdesemi për natyrën...
22/04/2026

🌍 Sot, në Ditën e Tokës, kujtojmë se shëndeti ynë është i lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë.
Të kujdesemi për natyrën do të thotë të kujdesemi për veten dhe brezat që vijnë.

🌱 Mbro Tokën, mbro shëndetin!

🗓️ Raportimi javor 13-19 prill 2026Gjatë kësaj jave, ekipet e OSHKSH ofruan një sërë shërbimesh për qytetarët:✔️ Shërbim...
21/04/2026

🗓️ Raportimi javor 13-19 prill 2026

Gjatë kësaj jave, ekipet e OSHKSH ofruan një sërë shërbimesh për qytetarët:
✔️ Shërbime stomatologjike dhe depistim të shikimit për fëmijët
✔️ Kujdes shëndetësor në banesë për pacientët më vulnerabël
✔️ Teste të shpejta COVID-19
✔️ Vaksinim kundër HPV për mbrojtjen nga kanceri i qafës së mitrës
✔️ Mamografi për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit
✔️ Vaksinimi i fëmijëve, doza e dytë kundër fruthit & rubeolës

📊 Të dhënat e detajuara i gjeni në posterat më poshtë ⬇️

OSHKSH vazhdon të garantojë shërbime cilësore, të afërta dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

20/04/2026

🏖️ Forcojmë shërbimet shëndetësore për sezonin turistik 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, Ministria vijon të forcojë kapacitetet e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në zonat me fluks të lartë vizitorësh, duke garantuar akses të shpejtë dhe cilësi në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët.

👉 Pozicionet e hapura:

Mjek
Infermier

📅 Afati i aplikimit:
20.04.2026 – 27.04.2026 (08:00 – 16:30)

📍 Aplikimi dorëzohet në:
Drejtoria Qendrore e OSHKSH
Rr. “Marubi”, Laprakë, Tiranë

📄 Dokumentacioni i kërkuar:

Formular aplikimi
CV
Kopje ID
Diplomë (e detyrueshme)
Licencë profesionale (e detyrueshme)
Librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale)

💬 Kjo thirrje është pjesë e angazhimit të Ministrisë për të garantuar mbulim shëndetësor të plotë gjatë sezonit veror, si dhe për të mbështetur profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve cilësore në terren.

Address

Rruga Resh*t Petrela
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Share