Hygeia Hospital Tirana - HHT

Hygeia Hospital Tirana - HHT Spitali Hygeia Tiranë është një spital privat model, i klasit botëror dhe spitali i vetëm gjithёpёrfshirёs qё operon nё Shqipëri.
(529)

SPITALI HYGEIA TIRANЁ / Shërbim spitalor cilësor, për çdo moshë & patologji mjekësore
Spital / Maternitet / Pediatri/Kirurgji/Laborator/Urgjencë/Shërbim me Ambulancë _24 orë / 365 ditë në vit Ai funksionon si Spital i Përgjithshëm, Onkologjik, Maternitet dhe Spital Pediatrik. Prioriteti i Spitalit Hygeia Tiranë është siguria e pacientit dhe cilësia më e lartë e shërbimeve, të cilat sigurohen nëpërmjet pajisjeve më moderne të fjalës së fundit të teknologjisë, mjekëve më të mirë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, si dhe shërbimeve më të mira të mundshme nga personeli mjekësor dhe paramjekësor dhe stafi administrativ.

08/04/2026

📌 Ekografia gjinekologjike & obstetrikale/ Në cilat raste rekomandohet dhe për çfarë shërben?

Ekografia gjinekologjike & obstetrikale janë një mjet diagnostikues, i njohur gjithashtu edhe si skanim me ultratinguj ose sonografi, shumë i rëndësishëm për vlerësimin/diagnostikimin e patologjive të traktit gjinekologjik dhe diagnozën prenatale të mbarë shtatzënisë. Si ekzaminim është gold standart për shkak të cilësisë së lartë të diagnostikimit, shpejtësisë dhe faktit që është ekzaminim i padhimbshëm dhe pa komplikacione.

Arsyeja pse rekomandohet kryerja e një ekografie tek një grua është për arsye, kushte dhe kontrolle të ndryshme dhe përkatësisht:
Në rastet kur një grua është shtatzënë ekografia rekomandohet :
✅ Për të parë nëse është shtatzënë apo jo
✅ Për të parë nëse ka çrregullime gjenetike
✅ Për të vlerësuar vendndodhjen e fetusit dhe placentës
✅ Madhësia dhe pesha e fetusit
✅ Lëvizja e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës
✅ Kontroll për shtatzëni ektopike
✅ Për të kontrolluar nëse ka më shumë se një shtatzëni
Ekografia gjinekologjike ku përftohen Imazhe me ultratinguj të pjesës së abdomenit të poshtëm (legenit) & ekzaminime transvaginale
Ekografitë e legenit përdoren gjithashtu për të vlerësuar pjesën e poshtme të barkut, organet dhe indet në:
➡️ Qafa e mitrës
➡️ Tubat fallopiane
➡️ Vezika urinare
➡️ Mitra
➡️ Vezoret
➡️ Endometrium
Ekografia transvaginale u mundëson mjekëve të zbulojnë dhe diagnostikojnë gjendje të ndryshme gjinekologjike si polipet endometriale, polipet e qafës së mitrës, fibroidet, cistat ovariane, infeksioni i legenit, përdredhja e vezoreve, adenomioza dhe endometrioza si dhe të vlerësojnë shtatzëninë e hershme.
Në Departamentin e Obstetri – Gjinekologjisë Hygeia, ofrohet shërbim i specializuar dhe i personalizuar për gruan, në të gjitha etapat e jetës së saj 24 orë / 7 ditë të javës

📌Në videon më poshtë kemi dy nga mjekët e mirënjohur obstetër – gjinekologë të Spitalit Hygeia, dr.Helidon Klosi & dr. Enriketa Kroi gjatë ekzaminimit ekografik të pacienteve

Kontak

08/04/2026

📌Nuk arrini të menaxhoni peshën apo ndjeheni të lodhur pa shkak, një ndër arsyet mund të jetë edhe Tiroidja.
👩⚕️Dr. Blertina Dyrmishi, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Hygeia informon më shumë mbi patologjitë e tiroides dhe kategoritë që janë më të rrezikuara sidomos nisur nga fakti që patologjitë e tiroides janë ndoshta ndër çrregullimet endokrine më të përhapura në nivel global dhe ndërkohë gjysma e personave që vuajnë nga këto patologji të tiroides nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre, pra nuk kanë kryer kontrolle për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtimin e duhur.
Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni videon e plotë nga dr. Blertina Dyrmishi
Kontaktoni ☎️+355 (0) 4 23 90 000

07/04/2026

📌 4 Fazat e Sëmundjes së Mëlçisë – Mos injoroni shenjat!
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë, por shpesh problemet me të kalojnë pa u vënë re… deri kur kemi të bëjmë me faza të avancuara të sëmundjes.
Mosdiagnostikimi në kohë çon nga
një mëlçi e shëndetshme te:
➡️ mëlçi e dhjamosur
➡️ fibrozë
➡️ cirrozë..dhe çdo fazë ka shenjat e saj paralajmëruese.
💡 Një tregues i thjeshtë që shpesh neglizhohet është - Ngjyra e urinës.
Sa më e errët, aq më shumë mund të tregojë stres apo dëmtim të mëlçisë.
⚠️ Mos harroni:
✔️ Në fazat e hershme, dëmtimi është i rikthyeshëm
✔️ Hidratimi dhe ushqimi i shëndetshëm bëjnë diferencë
✔️ Kontrolli në kohë mund të shpëtojë jetën
Prandaj kujdesuni për shëndetin e mëlçisë për të shmangur komplikacionet që vijnë nga patologjitë që prekin këtë organ.

07/04/2026
🔊12.000 Lekë/ Checkup Femra & Meshkuj 📌Kontrollet e përgjithshme ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve të mundsh...
07/04/2026

🔊12.000 Lekë/ Checkup Femra & Meshkuj

📌Kontrollet e përgjithshme ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve të mundshme shëndetësore qsh në fazat e hershme të tyre. Konsultat periodike me mjekët specialistë si dhe kryerja e përvitshme e ekzaminimeve bazë jo vetëm japin një pasqyrë të qartë të gjendjes shëndetësore të gjithsecilit, por gjithashtu mundësojnë marrjen e trajtimit adekuat në kohën e duhur duke rritur shanset për rekuperimin e plotë të pacientit/es dhe në të njëjtën kohë parandalojnë në kohë shfaqjen e patologjive malinje. Prandaj, në Spitalin Hygeia ka ideuar paketa kontrolli të përgjithshëm të adaptuara sipas gjinisë, pra si për femra ashtu edhe për meshkuj, për t’ju përgjigjur sa më mirë specifikave shëndetësore të tyre dhe për t’i ardhur në ndihmë gjithsecilit që deshiron të përfitojë nga ky shërbim.

Rezervoni takimin tuaj
Kontaktoni ☎️ +355 (0) 4 23 90 000

🌍 7 Prill – Dita Ndërkombëtare e ShëndetitShëndeti është pasuria më e madhe që kemi – dhe kujdesi për të duhet të jetë p...
07/04/2026

🌍 7 Prill – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit
Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi – dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet i yni çdo ditë.
Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Shëndetit vjen me një mesazh të fortë: Të gjithë meritojnë qasje të barabartë në kujdes shëndetësor cilësor dhe në mundësi për një jetë të shëndetshme. Shëndeti nuk është privilegj, por e drejtë themelore.
Ne besojmë se parandalimi, edukimi dhe kujdesi i vazhdueshëm janë çelësi për një jetë më të gjatë dhe më cilësore. Një hap i vogël sot – një kontroll rutinë, një këshillë profesionale apo një stil jetese më i shëndetshëm – mund të bëjë një ndryshim të madh nesër.
✔️Kujdesuni për veten
✔️Kujdesuni për familjen tuaj
✔️ Zgjidhni shëndetin çdo ditë
……Sepse një shoqëri e shëndetshme fillon me individ dhe familje të shëndetshme.

06/04/2026

/Alergologe _ Testet e Alergjisë Pranverore 🌿



Jo të gjithë i gëzohen ardhjes së Pranverës dhe çeljes së luleve, dhe këtu, kemi parasysh, kategorinë e personave alergjik, të cilët, në këtë periudhë të vitit kanë një shtim/riaktivizim të simptomave, kjo për shkak të poleneve që janë edhe shkaktarët kryesor të alergjive në pranverë.

📌Prandaj, për të shijuar Pranverën pa simptomat e bezdisshme të Alergjisë kryeni testet e Alergjisë që ndihmojnë në:

🔻Vënien e Diagnozës së saktë dhe
🔻Hartimin e planit të trajtimit

Kontaktoni ☎️: +355 (0) 4 23 90 000

06/04/2026

⚕️Pacientja 67 vjeçare, e cila prej 3 muajsh vuante nga Hipertensioni (tension i lartë) paraqitet në spitalin Hygeia dhe pas ekzaminimeve të kryera (laboratorike dhe imazherike) u diagnostikua me Tumor në veshkën e majtë dhe gurë në tëmth.

📌Pas konsultës së realizuar me prof.dr.Bahadir Celep, shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme pacientes ju rekomandua heqja e totale e veshkës së majtë (nefrektomi) dhe heqja e tëmthit (duke qënë se vuante nga gurët në tëmth) duke i propozuar kryerjen e të dyja kirurgjive brenda të njëjtit operacion, pra të bëhej heqja e veshkës (nefrektomi) dhe heqja e tëmthit (kolecistektomi) në rrugë laparoskopike në të njëjtën kohë duke evituar kështu që pacientja të operohej 2 herë dhe pas aprovimit të pacientes të dyja këto proçedura kirurgjikale u realizuan me sukses nga prof.dr.Bahadir Celep dhe ekipi i tij i mjekëve kirurgë të përgjithshëm në bashkëpunim me ekipin e mjekëve anestezistë.
Tashmë pacientja ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Kontaktoni ☎️ +355 (0) 4 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë uron besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët 🙏✨️Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe sa më shumë dashuri e be...
05/04/2026

Spitali Hygeia Tiranë uron besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët 🙏✨️
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe sa më shumë dashuri e begati në familjet tuaja.

❗ 🫀 Shumë njerëz mendojnë se Infarkti i zemrës ndodh papritur, por Nuk është kështu. Infarkti ndërtohet për rreth 20 vit...
04/04/2026

❗ 🫀 Shumë njerëz mendojnë se Infarkti i zemrës ndodh papritur, por Nuk është kështu. Infarkti ndërtohet për rreth 20 vite.
Inflamacioni dëmton muret e arterieve që në të 20-at dhe 30-at. Pllakat (depozitat) formohen ngadalë gjatë dekadave. Deri në momentin që shfaqen simptomat, arteriet mund të jenë të bllokuara 70–90%. Për shumë njerëz, simptoma e parë është vetë infarkti.
Por, 80% e Infarkteve mund të parandalohen me ndryshime në stilin e jetesës.
❎ Ushtrimet fizike ulin rrezikun e infarktit me 30–40%, si kardio ashtu edhe stërvitja e forcës. Jeta sedentare ka pothuajse të njëjtin rrezik si pirja e duhanit.
❎ Një dietë anti-inflamatore shmang vajrat e rafinuar (seed oils), ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt. Dieta mesdhetare ul rrezikun me rreth 30%. Ushqimi ose lufton inflamacionin, ose e shkakton atë.
❎ Menaxhimi i stresit është thelbësor. Kortizoli kronik dëmton muret e arterieve dhe rrit tensionin e gjakut. Stresi mund të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani për sëmundjet e zemrës.
❎ Gjumi 7–8 orë është i domosdoshëm. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e infarktit me 45%. Gjatë gjumit të thellë, sistemi kardiovaskular riparohet. Borxhi i gjumit është borxh për zemrën.
Mos pini duhan. Ai dëmton drejtpërdrejt muret e arterieve. Edhe pirja e rastësishme është e dëmshme. Lënia e duhanit ul rrezikun me 50% brenda një viti.
❎ Një faktor që shpesh neglizhohet: higjiena orale.
Bakteret nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, të shkojnë në arterie dhe të shkaktojnë inflamacion. Personat me probleme të mishrave kanë 2–3 herë më shumë rrezik për infarkt. Bakteri Porphyromonas gingivalis është gjetur brenda pllakave arteriale.
👉 Të gjitha këto zakone adresojnë shkakun kryesor: inflamacionin kronik.
Sëmundjet e zemrës nuk lidhen vetëm me kolesterolin. Inflamacioni dëmton arteriet, dhe më pas kolesteroli depozitohet në këto zona të dëmtuara.
Parandalimi është shumë më efektiv se trajtimi, sepse kur shfaqen simptomat, dëmi shpesh është i madh.

04/04/2026

A e di që ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të stimuluar lëvizjet e bebit tënd?
Këto truke mund t’i përdorësh nëse:
👉 bebi fle gjatë një ekoje ose monitorimi (duhet të jetë aktiv që të realizohen siç duhet);
👉 të duket se lëviz më pak se zakonisht dhe dëshiron të sigurohesh që është mirë.
Ja cilat janë (dhe pse funksionojnë 👇)
🍫 Të konsumosh një snack (më mirë diçka të ëmbël)
Rritja e sheqerit në gjak mund t’i japë më shumë energji fetusit dhe të stimulojë lëvizjet e tij.
🥤 Të pish diçka të ftohtë
Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë një reagim te bebi.
🛏 Të shtrihesh anash
Kur ecën, bebi qetësohet nga lëkundjet. Kur shtrihesh, ai ka më shumë hapësirë për të lëvizur.
🤲 Të japësh disa trokitje të lehta në bark
Një presion i lehtë mund ta nxisë të reagojë me një lëvizje.
🗣 Të flasësh ose t’i këndosh bebit
Që nga java e 16-të ai e dëgjon zërin tënd dhe mund të lëvizë si përgjigje.
👣 Të bësh një masazh të këmbëve
Sipas një studimi, masazhi i këmbëve për të paktën 3 minuta mund të stimulojë aktivitetin e fetusit.
🏃♀️ Të bësh aktivitet fizik të lehtë
Lëvizje si vrapim i lehtë ose kërcime të vogla në vend mund ta stimulojnë bebin të lëvizë dhe të ndryshojë pozicion.
🔦 Të drejtosh një dritë drejt barkut
Nga mesi i tremujorit të dytë, fetusi dallon dritën dhe mund të lëvizë drejt saj nga kureshtja.
⚠️ Jo të gjithë bebet janë aktivë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka rëndësi sa lëvizje ndien, por që bebi yt të ruajë ritmin e zakonshëm të aktivitetit. Nëse vëren ndryshime ose diçka të duket ndryshe nga zakonisht, kontakto mjekun tënd.

Address

Rruga Dytesore Te Autostrades Tirane-Durres, Tirane
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hygeia Hospital Tirana - HHT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hygeia Hospital Tirana - HHT:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category