Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare

Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare Ndihme profesionale keshillim coaching ne çeshtjet e lidhjes, familjes, ndarjes femijeve kujdestarise Të mungon lumturia apo fëmijët? E di si je. Gabim!

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë nëpërmjet menaxhimit të çdo rasti, orientimit, përfaqësimit, këshillimit, ndihmës profesionale dhe stërvitjes personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Meshkujt shikohen në familje dhe shoqëri si qenie pa nevoja dhe që nuk i gjen gjë, madje iu rritet vlera sa më shumë që të mbajnë. Ne vumë re keqpërfaqësimin e tyre dhe vendosëm të ofrojmë ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë që kanë nevojë për menaxhim rasti, orientim, përfaqësim, këshillim, ndihmë profesionale dhe stërvitje personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Në varësi të rastit bashkëpunohet me avokat, ndërmjetës, përmbarues, ekspert fiskal, psikolog, terapist, pediatër, etj. Tek ne do të gjesh qetësinë për zgjidhjen e problemit me një strategji dhe plan të individualizuar. Qëllimi i ndihmës tonë është të kursesh kohën, paratë dhe emocionet dhe të gëzosh jetën dhe marrëdhënien e shëndetshme! Per femrat: Duke ndihmuar meshkujt, jemi duke ndihmuar edhe ju dhe marrëdhënien tuaj, prandaj sillni mashkullin ose hajdeni vetë për një konsultë, falas. Per meshkujt:
Je i lënduar, duke u ndarë, në divorc, apo pas tij? Të është errësuar çdo gjë dhe je në ditë të keqe? Do ndihmë nga një burrë që të kupton se e ka kaluar vetë? Kam qënë vetë kështu.
Është torturë. Je pa kontroll dhe i prekur thellë në burrëri. Je i pasigurt për të ardhmen, punën dhe paratë. S’rri dot pa menduar për të, ça po bën, me kë është. Të mungojnë fëmijët dhe do të hakmerresh. I shmangesh shoqërisë, ndërsa familja dhe miqtë s’dinë si të ndihmojnë. Ndihesh vetëm dhe i vetmuar, sa mendon mos po rrëshqet nga trutë dhe bën ndonje të pabërë. Ti je normal si gjithë të tjerët. E vërteta është qe je në hall të madh, sa trupi dhe truri të “fiket” për të mbijetuar, por kjo nuk funksionon në palumturi, ndarje apo divorc. Nuk gjen asnjë ndihmë apo zgjidhje për situtatën tënde, madje prej teje pritet ta mbash si burrë. T’ia dalësh ndarjes dhe të bësh përpara me sukses, nuk ka lidhje me asgjë tjetër ne jetë. Vetëm vdekja është më e rëndë se sa prishja e marrëdhënies, divorci dhe ndarja nga fëmijët. Fatmirësisht, ne ofrojmë zgjidhjen e duhur nga eksperienca jetësore dhe profesionale, për të dalë qetë, shpejt dhe me pak kosto nga situata ku ndodhesh dhe të bësh përpara me sukses! Nga e di që së bashku do t’ia dalim? Si baba me fëmijë, kuptoj dhe flas gjuhën e meshkujve, ofroj eksperiencën e duhur profesionale dhe personale, pasionin të ndihmoj të tjerët, ambient të sigurt, kurajon të jem unik, por mbi të gjitha ia dal punës duke përbashkuar ndihmën dhe stërvitjen në një mënyrë të vetme praktike, konfidenciale, pa gjykuar kënd. Kam kaluar një ndarje të vështirë dhe vendosa të ofroj përvojën dhe ndihmën për të tjerët. Më kontakto në këtë faqe dhe organizojmë një konsultë, falas. Unë ia dola. Së bashku edhe ti mund t’ia dalësh. Sinqerisht,
Alion Cenolli
Themelues: Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

Kur ishim fëmijë, nuk dinim ç’të bënim dhe shtynim kohën bashkë duke u zbavitur e menduar se ç’të bënim më pasMërzitja n...
20/02/2026

Kur ishim fëmijë, nuk dinim ç’të bënim dhe shtynim kohën bashkë duke u zbavitur e menduar se ç’të bënim më pas

Mërzitja na mësoi të bëheshim krijues, mësuam pavarësinë se duhej të zhbirilonim botën, mësuam qëndrueshmërinë se ramë, u lënduam dhe e ngritëm prapë

Sot të gjithë kapin celularin, “lidhen” përmes bisedave në grup dhe mesazheve të drejtpërdrejta

Nuk ‘mërziten’, se algoritmi gjithmonë nxjerr poste e video ‘interesante’

Nuk dalin jashtë. Nuk ndërmarrin rreziqe

Llashen e trashen

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Detyra e babait nuk është të pëlqehet, por të kujtohetDuhet të rrisësh ata, pa të cilët nuk rron dot, të jenë të zotë rr...
19/02/2026

Detyra e babait nuk është të pëlqehet, por të kujtohet

Duhet të rrisësh ata, pa të cilët nuk rron dot, të jenë të zotë rrojnë pa ty

Është magjike

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Pse sa më e pashme, e zonja një grua, aq më me gjasë është beqare ose e divorcuar?Duket se intoleranca është arsyejaQë t...
18/02/2026

Pse sa më e pashme, e zonja një grua, aq më me gjasë është beqare ose e divorcuar?

Duket se intoleranca është arsyeja

Që të mbash e ushqesh një raport të qëndrueshëm, duhet të jesh dhe ofrosh edhe tolerancë

Nëse të duket se partneri/ët janë të zëvendësueshëm, nëse mendon që kudo të jesh do mbetesh e kërkuar, nëse kujton se do gjesh gjithmonë më mirë, do kërkosh përherë perfeksionin dhe do ofrosh minimumin, shkurt = intolerancë

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Më parë kur diçka s’shkonte, e rregullonin së bashkuSot, po nuk u shkove pas avazit, zëvendësoheshDuan gjithçka pa ofrua...
17/02/2026

Më parë kur diçka s’shkonte, e rregullonin së bashku

Sot, po nuk u shkove pas avazit, zëvendësohesh

Duan gjithçka pa ofruar asgjë

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Problemi është koha e duhurNuk po penalizohesh, thjesht po ndjen koston e vonesës në kohëAskush s’do “ndezë bllokazhin” ...
16/02/2026

Problemi është koha e duhur

Nuk po penalizohesh, thjesht po ndjen koston e vonesës në kohë

Askush s’do “ndezë bllokazhin” të të presë derisa ti të gjesh veten, apo të jesh gati

Vlera nuk është vetëm çfarë sjell, por dhe kur e sjell

Duhet me mbërrit në kohë, jo kofini pas të vjelit

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Kërcënimi më i madh ekzistencial për njerëzimin: BudallallëkuNjerëzit ndahen në 4 kategori: inteligjentë, banditë, naivë...
15/02/2026

Kërcënimi më i madh ekzistencial për njerëzimin: Budallallëku

Njerëzit ndahen në 4 kategori: inteligjentë, banditë, naivë, budallenj

1: Shoqëria nënvlerëson sasinë e budallenjve në qarkullim, sepse gabimisht konsiderojme inteligjentë disa (budallenj) bazuar në karakteristika që ne besojmë se përjashtojnë budallallëkun (puna, diplomat, pasuria, etj.)

2: Probabiliteti që dikush të jetë budalla është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi (gjenden gjithandej)

3: Budallai dëmton të tjerët dhe shpesh edhe veten, pa arritur asgjë pozitive për veten, ndërkohë që banditët i bëjnë mirë vetes por dëmtojnë të tjerët, inteligjentët i bëjnë mirë vetes dhe të tjerëve, naivët i bëjnë mirë të tjerëve dhe keq vetes

4: Njerëzit e mençur gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të budallenjve (çka u kushton shtrenjt)

5: Budallai është më i rrezikshëm se banditi. Njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm

(nga Carlo Cipolla, marrë me shkurtime nga Fb Irena Beqiraj)

Shihe dashurinë si "sjellje e veprime të vëmendjes dhe kujdesit që i kushtojmë botës dhe të tjerëve rreth nesh", jo veç ...
14/02/2026

Shihe dashurinë si "sjellje e veprime të vëmendjes dhe kujdesit që i kushtojmë botës dhe të tjerëve rreth nesh", jo veç si një emocion a ndjenjë – Pierz Newton-John

Gjenerata Z është brezi i parë në histori më pak inteligjent se prindërit e tyre, dhe një neuroshkencëtar zbulon arsyen ...
13/02/2026

Gjenerata Z është brezi i parë në histori më pak inteligjent se prindërit e tyre, dhe një neuroshkencëtar zbulon arsyen para Kongresit Amerikan

Sipas Dr Jared Cooney Horvath, brezi i lindur mes viteve 1997 – 2010 ka qenë i penguar në aspektin njohës për shkak të mbështetjes së tepërt në teknologjinë dixhitale

Që në fund të viteve 1800 kur mbahen të dhëna mbi zhvillimin njohës, Gjenerata Z është i pari që ka arritur më pak se brezi para tyre, me rënie në: vëmendje, kujtesë, aftësi leximi dhe matematike, aftësi zgjidhjeje problemesh, dhe IQ, pavarësisht se ky brez kaloi më shumë kohë në shkollë sesa fëmijët në shekullin e 20-të

Shkaku sipas Horvath, lidhet me rritjen e sasisë së të nxënit duke përdorur atë që ai e quajti 'teknologji edukative' ose EdTech, si kompjutera dhe tableta

Neuroshkencëtari shpjegoi se kjo gjeneratë ka mbetur prapa sepse truri i njeriut nuk është i programuar për të mësuar nga klipe të shkurtra të shikuara në internet dhe për të lexuar fjali të shkurtra që përmbledhin libra voluminozë dhe ide komplekse

'Njerëzit janë të programuar biologjikisht për të mësuar nga njerëzit e tjerë dhe nga studimi i thellë, jo duke shfletuar ekranet për përmbledhje me pika' tha Horvath për New York Post

Ai shtoi se ekranet prishin proceset natyrore biologjike që ndërtojnë kuptim të thellë, kujtesë dhe fokus

"Shumica e këtyre të rinjve janë tepër të sigurt se sa të zgjuar janë. Sa më të zgjuar mendojnë njerëzit se janë, aq më budallenj janë në të vërtetë" tha Horvath për Post

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-15520263/Gen-Z-intelligent-neuroscientist.html

A former teacher turned neuroscientist breaks down what has happened to the brains of a generation that has caused them to regress cognitively.

Shumica e njerëzve e ndiejnë ndarjen herët – por vazhdojnë rrinë dhe e justifikojnë, e minimizojnë, ose i thonë vetes se...
12/02/2026

Shumica e njerëzve e ndiejnë ndarjen herët – por vazhdojnë rrinë dhe e justifikojnë, e minimizojnë, ose i thonë vetes se do bëhet më mirë

Nuk është budallallëk

Është frikë. Shpresë. Presion. Kohë

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Shumica e keqardhjes nuk vjen nga të thënit shumë, por nga mosthënia e diçkaje kur e kishte kohënDo të dish më shumë? Ko...
11/02/2026

Shumica e keqardhjes nuk vjen nga të thënit shumë, por nga mosthënia e diçkaje kur e kishte kohën

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Të mirat e udhëtimeve me fëmijëtLodrat harrohen, udhëtimet jo. Kujtimet formojnë personalitetinGjatë udhëtimeve fëmija t...
10/02/2026

Të mirat e udhëtimeve me fëmijët

Lodrat harrohen, udhëtimet jo. Kujtimet formojnë personalitetin

Gjatë udhëtimeve fëmija të sheh natyral, siç je. Kështu krijohet lidhja

Fëmijët që shohin botën kanë më pak ankth. Ata mësohen të përballojnë të panjohurën, bëhen fleksibël dhe përshtaten

Udhëtimet krijojnë histori për tu treguar, që të mësojnë të menaxhosh vëmendjen

Udhëtimet forcojnë shpirtin e skuadrës, që do të të duhet në menaxhim krizash

Kush ka parë botën, nuk e sheh me frikë, por plot me mundësi për tu tentuar

Udhëtimet i thonë fëmijës “Mund të rrosh kudo, ku të duash. Limitet ekzistojnë vetëm në mendje, jo në realitet”

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Shumica e femrave duan ata pak meshkuj që janë “në krye” dhe të tjerët nuk merren në konsideratë; ndërkohë këta pak mesh...
09/02/2026

Shumica e femrave duan ata pak meshkuj që janë “në krye” dhe të tjerët nuk merren në konsideratë; ndërkohë këta pak meshkuj “me të gjitha” shohin që ua varin gjithë femrat dhe shkojnë “lule më lule” pa ndaluar kund

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355674070050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

Meshkujt shikohen në familje dhe shoqëri si qenie pa nevoja dhe që nuk i gjen gjë, madje iu rritet vlera sa më shumë që të mbajnë. Ne vumë re keqpërfaqësimin e tyre dhe vendosëm të ofrojmë ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë që kanë nevojë për menaxhim rasti, orientim, përfaqësim, këshillim, ndihmë profesionale dhe stërvitje personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Në varësi të rastit bashkëpunohet me avokat, ndërmjetës, përmbarues, ekspert fiskal, psikolog, terapist, pediatër, etj.

Tek ne do të gjesh qetësinë për zgjidhjen e problemit me një strategji dhe plan të individualizuar. Qëllimi i ndihmës tonë është të kursesh kohën, paratë dhe emocionet dhe të gëzosh jetën dhe marrëdhënien e shëndetshme!

Per femrat:Duke ndihmuar meshkujt, jemi duke ndihmuar edhe ju dhe marrëdhënien tuaj, prandaj sillni mashkullin ose hajdeni vetë për një konsultë, falas.

Per meshkujt: