Klinika Active Toes

Klinika Active Toes Fizioterapi në shtëpi�
Rehabilitim geriatrik/Përmirësim i shëndetit te të moshuarit
Numri: 0698126989

Rehabilitmi post traumatik në shtëpi.Pacienti është një moshë e tretë. Trajtimi post frakturë është i rëndësishëm që të ...
23/09/2025

Rehabilitmi post traumatik në shtëpi.
Pacienti është një moshë e tretë. Trajtimi post frakturë është i rëndësishëm që të rikuperimi të jetë pa komplikacione dhe më i shpejtë në kohë.
Fizioterapia luan rol kyç në identifikimin dhe trajtimin e problemeve dhe sugjerohet nga komunitetet apo institucionet mjekësore.

Telefononi ose shkruani në: 0698126989

ne shtepi per ju

✅ Rehabilitimi i dhimbjeve të mesit dhe qafësFizioterapia luan një rol kyç në rikuperimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit f...
08/03/2025

✅ Rehabilitimi i dhimbjeve të mesit dhe qafës

Fizioterapia luan një rol kyç në rikuperimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit fizik. Ajo jo vetëm që ndihmon në reduktimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e lëvizshmërisë, por edhe parandalon dëmtimet dhe forcon muskujt. Përmes ushtrimeve të personalizuara, teknikave manuale dhe edukimit, fizioterapia ofron një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e problemeve muskulore-skeletore, si dhimbjet e mesit dhe qafës.

Disa seanca në javë dhe do të ndjeni përmirësime të dukshme.
Investoni në shëndetin tuaj tani për të shmangur qindra kosto dhe shqetësime të mëvonshme.

Kujdesuni për prindërit dhe veten tuaj.

Na kontaktoni për më shumë informacion: +355 698126989


✅Rehabilitimi i Osteoporozës.Një nga patologjitë më të shprehura te moshat e vjetra.Aktiviteti fizik është jashtëzakonis...
04/03/2025

✅Rehabilitimi i Osteoporozës.
Një nga patologjitë më të shprehura te moshat e vjetra.

Aktiviteti fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pacientët me osteoporozë për shumë arsye. Osteoporoza është një gjendje ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta, duke rritur rrezikun e thyerjeve. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojë në menaxhimin dhe përmirësimin e kësaj gjendjeje në mënyrat e mëposhtme:

1. Forcimi i Kockave.

Pacientët me pushim në shtrat humbin rreth 1% të masës kockore në javë, por e rikuperojnë atë me ritme shumë më të ngadalta (1% në muaj).
Prandaj aktiviteti fizik mbetet opsioni më i nevojshëm për t'iu qasur.

2.Përmirësimi i Ekuilibrit dhe Koordinimit i cili sjell reduktimin i rrezikut të Rrëzimeve dhe forcimin muskular.

Ne ofrojmë shërbimin e rehabilitimit të të moshuarve dhe nga shtëpia. Disa seanca në javë dhe do të ndjeni përmirësime. Kjo vlen për shumë patologji të tjera gjithashtu.
Investoni në shëndetin tuaj tani për të shmangur qindra kosto dhe shqetësime të mëvonshme.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Na kontaktoni për më shumë informacion: +355 698126989


02/03/2025

🟢Fizioterapia është një komponent thelbësor i rehabilitimit pas një iktusi cerebral/ishemie cerebrale🧠.
Ajo jo vetëm që ndihmon në rikthimin e funksioneve fizike, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe pavarësisë së pacientit. Mobilizimi i hershëm dhe i qëllimshëm është i rëndësishëm për të minimizuar pasojat afatgjata dhe për të maksimizuar shanset e shërimit.
Prandaj një jetë aktive për këta pacientë është e rëndësishme në mënyrë që të evitojnë zënien e shtratit dhe komplikacione te tjera.

Ne ofrojmë shërbimin e kujdesit personal edhe në banesë ku ju apo gjyshërit tuaj mund të përmirësojnë kushtet fizike në disa seanca në muaj.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Na kontaktoni për më shumë informacion: +355 698126989


Fizioterapi në shtëpi�
Rehabilitim geriatrik/Përmirësim i shëndetit te të moshuarit
Numri: 0698126989

🟢Ndërsa i afroheni 40-ës, mund të filloni të ndieni disa nga efektet e plakjes. Artikulacionet tuaja mund të bëhen më të...
27/02/2025

🟢Ndërsa i afroheni 40-ës, mund të filloni të ndieni disa nga efektet e plakjes. Artikulacionet tuaja mund të bëhen më të ngurtësuara, muskujt mund të humbasin një pjesë të forcës, dhe mund të fitoni ca peshë ndërsa metabolizmi juaj ngadalësohet.

Shumë njerëz pranojnë këto ndryshime si pjesë të pashmangshme të procesit të plakjes, por ju nuk jeni pashpresë në këtë situatë.

Duke punuar me fizioterapistin apo trajnerin personal për qëllimet tuaja të fitnesit, ju mund të ruani forcën dhe vitalitetin ndërsa muskujt dhe indet tuaja vazhdojnë të plaken.

Nëse po i afroheni kësaj moshe, konsideroni këto përfitime kryesore të punës me një trajner personal/profesionist shëndetësor për të zbutur ose ngadalësuar disa nga ndikimet fizike të plakjes.

1.Më shumë energji dhe produktivitet
2.Ngadalësimi i plakjes
3.Mirëqënie psikologjike
4.Ulje të rrezikut të problemeve shëndetësore (hipertension, infarkt, kolesteroli i lartë, diabeti, osteoporozë, artrite)

Ne ofrojmë shërbimin e kujdesit personal edhe në banesë ku ju apo gjyshërit tuaj mund të përmirësojnë kushtet fizike në disa seanca në muaj.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Investoni në shëndet për të shmangur qindra shpenzime prej sëmundjeve.

Na kontaktoni për më shumë informacion: +355 698126989


🟢Rehabilitimi post-kirurgjikal është një proces i rëndësishëm që ndihmon në rikthimin e funksionit normal të trupit pas ...
26/02/2025

🟢Rehabilitimi post-kirurgjikal është një proces i rëndësishëm që ndihmon në rikthimin e funksionit normal të trupit pas një operacioni. Ky proces përfshin një seri ushtrimesh, terapish dhe ndërhyrje që synojnë të përmirësojnë lëvizshmërinë, reduktojnë dhimbjen dhe parandalojnë komplikacionet e mundshme si tromboza; kalcifikimet artikulare, atrofinë muskulare.
Rikthimi i funksionalitetit është jetësor në përmirësimin e cilësisë së jetesës, në të kundërt pacienti mund të vuajë pasoja të cilat mund të shmangeshin mjaft lehtë.

Për pacientët të cilët e kanë të vështirë lëvizjen, ne ofrojmë shërbimin e fiziterapisë në banesë. Vetëm pak seanca në javë dhe do të shihni përmirësime të dukshme.

Kujdesuni për veten dhe prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin profesional te numri më poshtë: +355 698126989


🟢A doni që  prindërit tuaj të lëvizin lirshëm nëpër shtëpi?Në moshën e tretë , shumë njerëz ndjehen të lodhur dhe pa ene...
25/02/2025

🟢A doni që prindërit tuaj të lëvizin lirshëm nëpër shtëpi?

Në moshën e tretë , shumë njerëz ndjehen të lodhur dhe pa energji, dhe shpesh kanë ndjesinsë se "nuk duan të bëjnë asgjë". Kjo ndjenjë mund të jetë rezultat i disa faktorëve, por një prej arsyeve kryesore është një jetë sedentare (e pamjaftueshme në aktivitet fizik).
Vetëm disa seanca në muaj me një profesionist të kualifikuar shëndetësor do të bëjë të mundur rikthimin e forcës për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme.

Ju nuk keni pse shqetësoheni më për të moshuarit në shtëpinë tuaj pasi ata do të kenë pavarësinë e tyre dhe një shëndet më të plotë fizik dhe mendor.
Ne ndihmojmë në kthimin e funksionalitetit.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin profesional te numri më poshtë: +355 698126989


Pse rehabilitimi geriatrik është aq i njohur në shoqëritë perëndimore dhe më gjerë?🟢Aktiviteti fizik është një komponent...
25/02/2025

Pse rehabilitimi geriatrik është aq i njohur në shoqëritë perëndimore dhe më gjerë?

🟢Aktiviteti fizik është një komponent thelbësor i një jete të shëndetshme dhe të kënaqshme për personat në moshën geriatrike. Ai jo vetëm që përmirëson shëndetin fizik, por edhe ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe emocional (Lufton sindroma si Alzheimer, Parkinson etj,) duke kontribuar në një cilësi më të mirë të jetës dhe në jetëgjatësi.
Gjithashtu edhe për familjet të cilët jetojnë me gjyshërit është e rëndësishme të dinë ata gëzojnë shëndet të plotë dhe janë të pavarur gjatë përditshmërisë së tyre.

Pak seanca në javë të aktivitetit fizik me një profesionist të kualifikuar do të bëjë të mundur shmangien e shumë kostove dhe shqetësimeve që lidhen me kujdesin shëndetësor në institucionet përkatëse ndërkohë vëmendja ndaj të moshuarve do të përmirësonte shume aspekte në jetën e tyre.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin profesional te numri më poshtë: +355 698126989

🟢Keni prindër të vetëm në shtëpi dhe ndjeheni të shqetësuar?Rrëzimet (rëniet) janë një shqetësim i madh shëndetësor për ...
25/02/2025

🟢Keni prindër të vetëm në shtëpi dhe ndjeheni të shqetësuar?

Rrëzimet (rëniet) janë një shqetësim i madh shëndetësor për të moshuarit dhe mund të kenë pasoja serioze, duke përfshirë lëndime fizike, humbje të pavarësisë dhe probleme emocionale. Tek të moshuarit, rrëzimet janë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve natyrore që vijnë me moshën, si humbja e forcës muskulore, zvogëlimi i ekuilibrit dhe probleme vizuale.

Prandaj rifitimi i këtyre aftësive është thelbësor për mirëqënien e tyre. Nëpërmjet konsultës me një profesionist shendetësor apo të edukimit fizik, rënia bëhet një problem thuajse inekzistent duke ruajtur pavarësinë e pacientit dhe shmangur shqetësimet e metejshme fizike, psikologjike apo financiare që prekin jo vetë individin por dhe të afërmit.
Ne ofrojmë edukimin e duhur për këtë vetëm me pak seanca në javë.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin te numri më poshtë: +355 698126989


🟢Zënia e shtratit te moshat e treta dhe si ta parandalojmë?Forca fizike është thelbësore për të moshuarit, veçanërisht p...
25/02/2025

🟢Zënia e shtratit te moshat e treta dhe si ta parandalojmë?

Forca fizike është thelbësore për të moshuarit, veçanërisht për të shmangur gjendjen e "zenies së shtratit", ku një person bëhet i varur nga të tjerët dhe humbet aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme. Forca është cilësia kryesore e cilësdo lloj cilësie që ka të bëjë me të qenit "fit". Pra themi që një individ i fuqishëm gëzon një parametër vital të shëndetshëm vetëm prej faktit të forcës.
Studimet vërtetojnë që individët të cilat kanë qenë më aktiv në mesmoshë duke përfshirë dhe pjesëmarrjen në sporte qoftë si hobi, kalojnë vite më shumë si të pavarur dhe nuk ndjejnë nevojën e një personi të tretë për shërbime krahasuar me grupet të cilat kanë bërë një jetë sedentare.

Ndaj aplikimi i rehabilitimit geriatrik fillon që herët te moshat e treta në mënyrë që të ruhet forca dhe pavarësia e pacientit apo individit. Një jetë aktive sigurisht do të ndikojë pozitivisht në jetëgjatësinë e tij dhe shëndetin e njerëzve përreth.

Programet e personalizuara të rehabilimit arrihen mjaft kollaj edhe në ambientet e shtëpive tuaja, sigurisht shoqeruar me një profesionist të kualifikuar shëndetësor ose të edukimit fizik vetëm për pak orë në javë.

Kujdesuni për prinderit tuaj.

Rezervoni shërbimin profesional te numri më poshtë: +355 698126989📱


🟢A vuan ndonjë prej prindërve tuaj nga hipertensioni apo probleme të tjera kardiovaskulare?Vizita më e zakonshme me një ...
25/02/2025

🟢A vuan ndonjë prej prindërve tuaj nga hipertensioni apo probleme të tjera kardiovaskulare?

Vizita më e zakonshme me një mjek zemre do të sugjeronte rikthimin në një jetë aktive pasi me siguri pacienti po zhvillon një jetë sedentare.

Aktiviteti fizik ka një rol jetik në menaxhimin e hipertensionit (presionit të lartë të gjakut) tek pacientët e moshuar. Hipertensioni është një problem i zakonshëm shëndetësor në moshën e tretë dhe mund të çojë në komplikime serioze si sëmundjet kardiovaskulare, ataket në zemër, apo probleme me veshkat. Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Ne ofrojmë trajnimin e duhur dhe të kualifikuar për të ruajtur parametrat e duhur kardiovaskular pa përdorur medikamente por vetëm duke përmiresuar shëndetin fizik nëpërmjet pak seancave në javë. Në këtë mënyrë ju dhe të moshuarit tuaj do të keni më pak strese dhe do të shmangni kostot e vizitave të shpeshta te kardiologu apo mjeku specialist. Shëndeti është investim!

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin te numri më poshtë: +355 698126989


🟢A jemi shumë të vjetër për t'u ushtruar?Aktiviteti fizik dhe rehabilitimi geriatrik nuk janë vetëm për njerëzit që janë...
25/02/2025

🟢A jemi shumë të vjetër për t'u ushtruar?

Aktiviteti fizik dhe rehabilitimi geriatrik nuk janë vetëm për njerëzit që janë të sëmurë. Ato janë mjete të fuqishme për të parandaluar probleme shëndetësore dhe për të ruajtur një jetë të shëndetshme dhe aktive. Vetë aktiviteti fizik është i rëndësishëm për ruajtjen e homeostazës së trupit apo balancave metabolike të cilat me kalimin e viteve bëhen akoma më të vështira për t'i mbajtur në nivele optimale.

Pra përcaktimi i moshës në të ushtruar është vecse një paragjykim kulturor i ndërtuar edhe nuk ka asnjë referencë shkencore për sa kohë që vetë trupi i njeriut është i projektuar për lëvizje.

Kujdesuni për prindërit tuaj.

Rezervoni shërbimin te numri më poshtë: +355 698126989


Address

Tirane
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Active Toes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram