Klinika Shëndeti "Aksa"

Klinika Shëndeti "Aksa" 👩‍⚕️Physiotherapist (FSHMT)👩
🪪Cupping therapist (Zurich)🇨🇭
📚 Nurse (FSHMT)👩‍⚕️💉💊🩺🩸
📞+355677386654
Tiranë Don Bosko
Elbasan Stadiumi

Mund të hash shëndetshëm…mund të marrësh suplemente…por nëse zorra nuk përthith si duhet, trupi nuk përfiton.Shumë nga s...
12/04/2026

Mund të hash shëndetshëm…
mund të marrësh suplemente…
por nëse zorra nuk përthith si duhet, trupi nuk përfiton.

Shumë nga simptomat që i konsiderojmë “normale”
lodhje, fryrje, rënie flokësh, mungesa vitaminash
janë sinjale që diçka nuk po funksionon në përthithje.

Zorra nuk është thjesht organ tretës…
është qendra e komunikimit të gjithë trupit.

👉 Kur ajo është në ekuilibër:
trupi ushqehet, energjia rritet, sistemi stabilizohet.

👉 Kur ajo është e çrregulluar:
fillojnë problemet… edhe pse ti “po bën gjithçka si duhet”.

Mos u fokusoni vetëm te ajo që merrni…
por te ajo që trupi juaj arrin të përthithë.

📍 .fizioterapi.aksa
📩 Për konsultë / trajtim
☎️0677386654

Rutina të qetëson…por edhe të ngadalëson.Truri ka nevojë për risi.Për sfidë.Për diçka që e detyron të zgjohet.Mos jeto v...
08/04/2026

Rutina të qetëson…
por edhe të ngadalëson.

Truri ka nevojë për risi.
Për sfidë.
Për diçka që e detyron të zgjohet.

Mos jeto vetëm në “komfort”.
Sepse aty… truri ndalon së rrituri.


08/04/2026

Jo çdo dhimbje ka përgjigje në analiza.

Shumë nga shqetësimet që pacientët përjetojnë lidhen me funksionin e trupit ,jo me patologji të dukshme laboratorike. Kontrakturat muskulare, qarkullimi i dobët dhe tensioni në inde janë faktorë të zakonshëm që në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohen.

Trupi nuk reagon pa arsye. Dhimbja është ajo që po të sinjalizon që diçka nuk shkon në trupin tënd.





07/04/2026

Hixhama ka qenë, është dhe do të mbetet terapia e mrekullive. 🥰

Pas moshës 30 vjeç, trupi nuk është më në fazë ndërtimi… por në fazë ruajtjeje.Masa muskulore fillon të ulet rreth 1% çd...
07/04/2026

Pas moshës 30 vjeç, trupi nuk është më në fazë ndërtimi… por në fazë ruajtjeje.

Masa muskulore fillon të ulet rreth 1% çdo vit.
Forca bie shumë më shpejt se masa.
Dhe ajo që shumica nuk e kuptojnë: rënia e fuqisë funksionale ndikon direkt në nyje, në qëndrimin dhe në cilësinë e jetës.

Kjo është arsyeja pse sot shohim gjithnjë e më shumë:
– dhimbje shpine
– probleme me gjunjët
– lodhje kronike në muskuj

Dhe statistikat janë të qarta:
rreth 70% e grave zhvillojnë artrit ose osteoporozë në një fazë të jetës.

Nuk është diçka që ndodh papritur…
është një proces i heshtur që fillon shumë më herët.

Nuk mund ta ndalosh plotësisht.
Por mund ta ngadalësosh… dhe shumë.

Trupi yt Pas moshës 30 vjeç, trupi nuk është më në fazë ndërtimi… por në fazë ruajtjeje.

Masa muskulore fillon të ulet rreth 1% çdo vit.
Forca bie shumë më shpejt se masa.
Dhe ajo që shumica nuk e kuptojnë: rënia e fuqisë funksionale ndikon direkt në nyje, në qëndrimin dhe në cilësinë e jetës.

Kjo është arsyeja pse sot shohim gjithnjë e më shumë:
– dhimbje shpine
– probleme me gjunjët
– lodhje kronike në muskuj

Dhe statistikat janë të qarta:
rreth 70% e grave zhvillojnë artrit ose osteoporozë në një fazë të jetës.

Nuk është diçka që ndodh papritur…
është një proces i heshtur që fillon shumë më herët.

Nuk mund ta ndalosh plotësisht.
Por mund ta ngadalësosh… dhe shumë.

Trupi yt nuk ka nevojë vetëm për pushim.
Ka nevojë për stimulim, qarkullim dhe trajtim të saktë.
nuk ka nevojë vetëm për pushim.
Ka nevojë për kontroll shëndetsor,për stimulim, qarkullim dhe trajtim të saktë.

Sot është Dita Botërore e Shëndetit 🌍Shëndeti nuk është mungesë dhimbjeje…është funksion i saktë i çdo indi, çdo muskuli...
07/04/2026

Sot është Dita Botërore e Shëndetit 🌍
Shëndeti nuk është mungesë dhimbjeje…
është funksion i saktë i çdo indi, çdo muskuli, çdo qelize.

Shpesh ajo që quajmë ‘lodhje’ apo ‘stres’
është në fakt një trup që po sinjalizon
çekuilibër në qarkullim, në metabolizëm, në funksion.

Dhimbja nuk është armiku
është mesazhi që trupi nuk mund ta fshehë më.


kujdesipereten trupi terapi

05/04/2026

Rezultati më i bukur i punës nuk është vetëm trajtimi fizik, por edhe besimi që ndërtohet mes nesh.
Faleminderit për vlerësimin!🤍

Ndjesitë si lodhja, rëndesa apo tensioni muskulor shpesh lidhen me:– perfuzion të ulët lokal– grumbullim të mbetjeve met...
03/04/2026

Ndjesitë si lodhja, rëndesa apo tensioni muskulor shpesh lidhen me:
– perfuzion të ulët lokal
– grumbullim të mbetjeve metabolike
– funksion jo optimal të indeve

Hixhama (Cupping Therapy) ndikon përmes:
✔️ Rritjes së perfuzionit lokal (zgjerim kapilar)
✔️ Aktivizimit të përgjigjes biologjike rigjeneruese
✔️ Modulimit të dhimbjes dhe relaksimit muskulor

➡️ Kjo kontribuon në përmirësimin e funksionit të indeve dhe uljen e simptomave.

📍 Trajtim profesional në kushte sterile
📩 Konsultë me fizioterapist


# mjekesi

Hixhama nuk është thjesht një teknikë që mësohet me kurse 2-3 mujore, është terapi mjekësore me përgjegjësi të lartë. 🩺S...
31/03/2026

Hixhama nuk është thjesht një teknikë që mësohet me kurse 2-3 mujore, është terapi mjekësore me përgjegjësi të lartë. 🩺
Sot po e praktikojnë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me fushën e mjekësisë, duke menduar se mjafton një trajnim i shkurtër për ta përvetësuar. Pa patur asgjë personale me askënd, duhet thënë me zë të lartë: Pa studiuar mjekësinë shkencore, pa njohur në themel anatominë dhe fiziologjinë e trupit, ky proces kthehet në rrezik. 🚫🩸
Shëndeti i njeriut nuk është eksperiment dhe as hobi për këdo që kërkon një profesion të ri. Asnjë person që nuk ka studiuar një degë të mjekësisë nuk duhet ta ushtrojë këtë terapi, sepse në fund, pasojat dhe efektet anësore i vuan pacienti.
Këtë e them duke iu referuar një rasti konkret sapo me erdhi në klinikë.

Informohuni mirë se ku e besoni trupin tuaj. Shëndeti është pasuria juaj më e madhe!

mjekesi hijama health professionalcare detox

29/03/2026

Pranvera nuk është thjesht ndryshim stine…
është periudha kur organizmi hyn natyrshëm në një fazë rigjenerimi dhe pastrimi.

Shpesh dëgjojmë që “në pranverë ndryshohet gjaku”,
por në të vërtetë kemi aktivizim të qarkullimit dhe metabolizmit në organizëm.

Pikërisht në këtë fazë, ndërhyrjet terapeutike kanë efekt më të thellë.
Dhe për këtë arsye, hixhama në pranverë jep rezultate më të fuqishme, duke ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit, lehtësimin e ngarkesës, rikthimin total e ekuilibrit në trup dhe trajtimin e 1001 sëmundjeve në organizmin tonë.

📅 Ditët e preferuara për muajin Prill sipas sunetit profetik janë:
5 • 7 • 9 Prill

rigjenerim detoks pranvera trupi wellness tirana elbasan

Mbajtja e këtij pozicioni për 5–10 minuta në ditë ndihmon realisht në lehtësimin e ngarkesës mbi shtyllën kurrizore, ul ...
28/03/2026

Mbajtja e këtij pozicioni për 5–10 minuta në ditë ndihmon realisht në lehtësimin e ngarkesës mbi shtyllën kurrizore, ul tensionin në zonën e qafës dhe shpatullave, si dhe përmirëson qarkullimin drejt trurit.

Ky ushtrim vepron direkt në sistemin nervor, duke e orientuar trupin drejt një gjendjeje relaksimi më të thellë.

Kur përfshihet rregullisht në rutinë, mund të ndikojë ndjeshëm në uljen e dhimbjeve dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Provoje dhe dëgjo trupin tënd.
Ruaje për ta bërë pjesë të përditshmërisë.
Ndaje me dikë që ka nevojë për këtë lehtësim.

wellness backpain mobility 🔥

Address

Tiranë/>Don Bosko/Elbasan/>Stadiumi
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Shëndeti "Aksa" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram