Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë''

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë''

Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'' Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Klinika e Fizioterapisë. Trajtim profesional individual.

Me qëllim shtimin e shërbimeve të asistencës fizioter­apike të nivelit të dytë dhe të tretë të ofruara në bazë të standarteve cilësore ndërkombëtare në zonën e Tiranës, dhe të përmirësimit të nivelit teoriko-praktik të fiziotera­pisë në Shqipëri, OJF Dokita dhe fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” me bashkëfinancimin e Kooperacionit Italian, kanë krijuar më 2005 Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekë­sisë Sportive “QRMS”, me qëllim: ngritjen në Tiranë të një qendre didaktike për rehabilitim e cila të veprojë me një rreze më të gjërë veprimi e cila përfshin formimin e fizioter­apistëve, ofrimin e shërbimit të rehabilitimit deri tek ndërg­jegjësimi i specialistëve në këtë sektor mbi tematikat e lid­hura me rehabilitimin. Qendra e Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive, inaugurohet me 3 dhjetor 2008, dhe bëhet pjesë e këtij shërbimi më të avancuar të Kompleksit Spitalor Universitar “Zoja e Këshil­lit të Mirë”. Struktura në kompleks është 1.100m², një simbol i “rehabilitimit”, dhe u ngrit në një ndërtesë të vjetër të rikonstrukturuar me zgjedhje arkitektonike mjaft moderne! Hyrja të çon tek zona e recepsionit e programuar për pranimin e pacientëve dhe regjistrimin e prenotimeve për trajtim. Një korridor i vogël lidh recepsionin me Sallën e pritjes rreth së cilës janë sistemuar kabinat për trajtimet, të pajisura për çdo lloj terapie rehabilituese.Me ndriçim natyral të prodhuar nga ndriçues të fuqishëm të cilët lejojnë kursimin e nevojshëm të energjisë, me një sistem që bashkëprodhon, ventilim dhe ngrohje të lid­hur me impiantet diellore. Në një distancë të shkurtër nga zona e kabinave është real­izuar një palestër e madhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet e ndryshme: parelele, shkalla për ngjitje dhe zbritje, shkalla Suedeze, etj. Një zonë tjetër është e pajisur me të gjitha mjetet e gjimnastikës me pajisje për tonifikimin muskolar. Impjantet për trajtimin e ajrit janë ndërtuar për të ofruar rehatinë maksimale të mje­diseve dhe sistemi i ndriçimit është zgjedhur dhe pozicionuar në mënyrë që të evitojë çdo lloj shqetësimi. Rezultati përfundimtar i veprave ka arritur pritmëritë dhe qëllimet e vëna gjatë projektimit dhe sot, struktura na shfaqet si një pilastër i përsosmërisë së rehabilitimit. Qendra është një nga objektivat e programit të “Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjek­sisë Sportive” dhe ka parashikuar edhe përgatitjen e profesionistëve me një standart europian dhe ndërgjegjësimin mbi Fizioterapinë, me bashkëpunimin e Institucioneve të ndryshme akademike italiane, dhe deri më tani ka kontribuar në formimin e studentëve të kursit të fizioterapisë dhe diplomimin e profesionistëve dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi këtë temë nëpërmjet seminareve, konferencave, revistave dhe normativave ligjore.

Dhimbja e shpinës po të ngadalëson çdo ditë e më tepër?!Ajo mund të vijë nga muskujt, nervat, disqet, posturat e gabuara...
17/11/2025

Dhimbja e shpinës po të ngadalëson çdo ditë e më tepër?!

Ajo mund të vijë nga muskujt, nervat, disqet, posturat e gabuara, stresi ose lëvizjet e papritura. Për këtë arsye, vlerësimi i saktë është hapi më i rëndësishëm.

Klinika jonë e Fizioterapisë:
✔ Vlerëson saktë shkakun e dhimbjes — identifikon nëse problemi vjen nga muskujt, disqet, nervat apo bllokimet artikulare.
✔ Ul dhimbjen dhe inflamacionin — me teknika manuale dhe terapi si Tecar, YAG Laser apo Shockwave.
✔ Rikthen lëvizshmërinë — duke rritur fleksibilitetin dhe duke eliminuar lëvizjet e dhimbshme.
✔ Forcon muskujt stabilizues — krijon ushtrime të personalizuara që parandalojnë rikthimin e dhimbjes.
✔ Ndihmon në parandalim afatgjatë — me këshilla për posturën, lëvizjet e përditshme dhe program ushtrimesh.

Duke ofruar për çdo pacient:
✔ Siguri dhe personalizim
✔ Rezultate më të shpejta
✔ Rritje e cilësisë së jetës dhe lëvizshmërisë

Na kontakto për më shumë informacion!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Hernia diskale ndodh kur një disk ndërmjet unazave të shtyllës kurrizore dëmtohet, duke ushtruar presion mbi nervat përr...
17/11/2025

Hernia diskale ndodh kur një disk ndërmjet unazave të shtyllës kurrizore dëmtohet, duke ushtruar presion mbi nervat përreth.

Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë:
⚠️ Dhimbje të vazhdueshme në shpinë, qafë ose këmbë.
⚠️ Dobësi muskulore dhe kufizime në lëvizje.
⚠️ Komplikime më serioze si humbja e ndjeshmërisë ose funksionit motorik.

Trajtimi i hershëm përmes fizioterapisë ndihmon në:
✅ Reduktimin e dhimbjes dhe inflamacionit.
✅ Përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit.
✅ Parandalimin e përkeqësimit të gjendjes dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale.

Mos e lini dhimbjen t’ju ndalojë! Kontaktoni fizioterapistët tanë për një plan trajtimi të personalizuar që ju ndihmon të riktheheni në aktivitetet tuaja të përditshme.

Për konsulta dhe trajtime na kontaktoni:
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

16/11/2025

Akupunktura është një teknikë e mjekësisë tradicionale kineze që përfshin vendosjen e gjilpërave shumë të holla në pika të caktuara të trupit, me qëllim çlirimin e energjisë dhe stimulin e vetëshërimit natyral të trupit.

Për çfarë përdoret?
– Lehtësim të dhimbjeve kronike (shpinë, qafë, gjunjë)
– Reduktim të stresit dhe ankthit
– Përmirësim të gjumit dhe qarkullimit të gjakut
– Mbështetje në rehabilitim pas dëmtimeve
– Rregullim të ekuilibrave hormonalë dhe më shumë

Pa ilaçe. Pa efekte anësore. Vetëm qetësi dhe rikuperim.

Në klinikën tonë, akupunktura ofrohet nga profesionistë të certifikuar që e kombinojnë me terapitë moderne për rezultate të qëndrueshme.

Për konsulta dhe trajtime na kontaktoni:
Hyrja Kryesore: Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Hyrja Dytësore: Rr. Ana Komnena,
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Trajtimi me anë të pajisjes Tecar futet në spektrin e trajtimeve rehabilituese elektroterapeutike të problemeve akute dh...
15/11/2025

Trajtimi me anë të pajisjes Tecar futet në spektrin e trajtimeve rehabilituese elektroterapeutike të problemeve akute dhe kronike.

➡️Është veçanërisht efektiv në trajtimin e patologjive të kyçeve dhe muskujve, traumave, tendinopative, patologjive të nervave, dhimbjeve dhe inflamacioneve të llojeve të ndryshme.

➡️Efektet e dobishme të terapisë TECAR përdoren kryesisht në rehabilitim dhe menaxhim të dhimbjes nga ku mund të përmendim:
●Mavijosje ose ndrydhje
●Rehabilitimi pas operacionit
●Traumat sportive
●Çrregullime të muskujve dhe tendinave
●Neuropatitë
●Çrregullime të shtyllës kurrizore dhe nyjeve periferike
●Çrregullime të sistemit vaskular dhe limfatik
●Çrregullime ortopedike të sistemit nervor periferik
●Dhimbje akute dhe kronike

➡Stafi ynë i specializuar ju asiston sipas nevojave dhe problematikave tuaja.

Konsultohuni me fizioterapistët tanë për këto trajtime!
Hyrja Kryesore: Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Hyrja Dytësore: Rr. Ana Komnena,
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Shumë pacientë që përballen me paralizë mendojnë se rikuperimi është i pamundur, por fizioterapia mund të bëjë diferencë...
14/11/2025

Shumë pacientë që përballen me paralizë mendojnë se rikuperimi është i pamundur, por fizioterapia mund të bëjë diferencën.

Me qasje të personalizuar dhe programe të avancuara rehabilitimi, trupi mund të rimarë kontrollin, forcën dhe koordinimin hap pas hapi.

Fizioterapia ndihmon në:
✔️ Aktivizimin e muskujve dhe përmirësimin e tonusit
✔️ Rikthimin e lëvizshmërisë graduale
✔️ Përshtatjen me ndihmesa për lëvizje të pavarur
✔️ Përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe shpresës

Në klinikën tonë, çdo hap i rikuperimit udhëhiqet me përkujdesje, durim dhe përkushtim ndaj pacientit.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Zgjidhje moderne për kalcifikimet në gju dhe shpatull.Kalcifikimet në shpatull apo gju mund të shkaktojnë dhimbje të for...
13/11/2025

Zgjidhje moderne për kalcifikimet në gju dhe shpatull.
Kalcifikimet në shpatull apo gju mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe kufizim të lëvizjes.

Terapia me valë goditëse (Shockwave Therapy) është një trajtim modern, jo invaziv, që përdor valë akustike për të:
✔️ Shpërbërë depozitat kalcifike
✔️ Stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rigjenerimin e indeve
✔️ Ulur dhimbjen kronike dhe inflamacionin
✔️ Përmirësuar ndjeshëm funksionin e nyjeve

📅 Prenoto tani një vlerësim fizioterapeutik dhe zbulo nëse Shockwave Therapy është trajtimi i duhur për ty.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

12/11/2025

Tetraplegjia është një gjendje e rënduar që ndikon lëvizshmërinë e të katër gjymtyrëve, zakonisht si pasojë e një dëmtimi në shtyllën kurrizore.

Por edhe në kushte të tilla, fizioterapia luan një rol thelbësor për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit.

Me kujdesin e duhur dhe planifikimin profesional, fizioterapia ndihmon personat tetraplegjikë të arrijnë më shumë sesa pritet.
Çdo përpjekje ka rëndësi. Çdo hap është fitore.

Për çdo pyetje ose kërkesë na kontaktoni:
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Breshka mban shtëpinë mbi kurriz.Po ti sa peshë po mban?Është koha për pak kujdes!
11/11/2025

Breshka mban shtëpinë mbi kurriz.
Po ti sa peshë po mban?

Është koha për pak kujdes!

Dhimbja e shpinës po ju pengon çdo ditë?Dhimbja e vazhdueshme e shpinës mund të ndikojë në përqendrim, lëvizshmëri dhe c...
11/11/2025

Dhimbja e shpinës po ju pengon çdo ditë?
Dhimbja e vazhdueshme e shpinës mund të ndikojë në përqendrim, lëvizshmëri dhe cilësinë e jetës suaj.

Në klinikën tonë, ne ofrojmë vlerësim të personalizuar dhe trajtime efektive fizioterapie për:
✔️ Dhimbje kronike të mesit ose qafës
✔️ Tension muskulor
✔️ Problemet posturale
✔️ Lëndime pas punës ose aktivitetit fizik

💪 Me kombinimin e terapisë manuale, ushtrimeve korrigjuese dhe teknologjisë moderne, ndihmojmë trupin tuaj të rikthejë balancën dhe lirinë e lëvizjes.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Në klinikën tonë, rehabilitimi pediatrik synon trajtimin e çrregullimeve muskulare dhe neurologjike që mund të ndikojnë ...
10/11/2025

Në klinikën tonë, rehabilitimi pediatrik synon trajtimin e çrregullimeve muskulare dhe neurologjike që mund të ndikojnë në zhvillimin motorik, koordinimin dhe aftësitë e përditshme të fëmijëve.

Programet tona të personalizuara ndihmojnë fëmijët të:
✔️ Rrisin forcën dhe fleksibilitetin muskulor
✔️ Përmirësojnë ekuilibrin dhe koordinimin
✔️ Ndërtojnë aftësi motorike të pavarura
✔️ Përballojnë sfidat neurologjike me siguri dhe vetëbesim

Mbështetje e hershme dhe trajtim profesional mund të bëjë ndryshimin në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e fëmijës.

Për konsulta dhe trajtime na kontaktoni:
Hyrja Kryesore: Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Hyrja Dytësore: Rr. Ana Komnena,
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

09/11/2025

Terapia laser yag i dedikohet trajtimit të patologjive të aparatit muskolo-skeletik që ndodhen në nivele më të thella, veçanërisht patologjive të artikulacioneve.

Laser yag është ideale për trajtimin e artrozave dhe të gjitha patologjive të dhimbshme dhe me inflamacion që ndikojnë tek:
🔸gjunjtë,
🔸shpatullat,
🔸kaviljet,
🔸shtylla kurrizore,
🔸bërrylat,
🔸duart etj.

✅Përdoret si terapi rehabilituese për rekuperimin e ndrydhjeve, lezioneve të tendineve, tendiniteve, bursitit, si dhe në trajtimin e efekteve të traumave.
✅Terapia laser yag parashikon një qasje globale ndaj pacientit: trajtimi zgjerohet në të gjithë sipërfaqen e muskulit që është në fokus, duke u lokalizuar më shumë në pikat e dhimbjes. Në këtë formë stimulohet një aksion i menjëhershëm mbi trekëndëshin inflamacion-edemë (fryrje) – dhimbje.

Nëse mjeku ju ka rekomanduar trajtimin me laser yag, kontaktoni me klinikën tonë për të rezervuar seancat tuaja.

Hyrja Kryesore: Rruga Dritan Hoxha, Laprakë
Hyrja Dytësore: Rr. Ana Komnena,
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Dhimbja e bërrylit (epikondiliti) mund të kufizojë aktivitetet e përditshme dhe të pengojë sportin ose punën.Shockwave T...
08/11/2025

Dhimbja e bërrylit (epikondiliti) mund të kufizojë aktivitetet e përditshme dhe të pengojë sportin ose punën.

Shockwave Therapy është një metodë moderne dhe efektive që ndihmon në:
✅ Reduktimin e dhimbjes
✅ Shërimin e indeve të dëmtuara
✅ Rritjen e lëvizshmërisë dhe forcës
✅ Shkurtimin e kohës së rikuperimit
Trajtimi stimulon qarkullimin e gjakut dhe rigjenerimin natyral të muskujve dhe tendinave, duke dhënë rezultate të qëndrueshme pa kirurgji.

💡 Konsultohu me fizioterapistët tanë dhe kthehu shpejt në aktivitetet që do!

Konsultohuni me fizioterapistët tanë për këto trajtime!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Address

Rruga Dritan Hoxha, Laprake
Tirana
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+35542273296

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'':

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram