19/11/2025
Peling kimik
Peling kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat e sipërfaqshme rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe në pamje të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve.
Peeling kimik nëpërmjet aplikimit të solucioneve kryesisht acide ne perqindje te ndryshme nga 30 deri 70% realizon eliminimin i qelizave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulon krijimin e nje lekure te re .
Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë, e shndritshme, me më pak rrudha. Procedura peeling kimik mund të shkaktojë me pas perkohesisht një skuqje dhe deskuamim te lehte
që zgjat zakonisht disa ditë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës se perdorur .
Piling kimik eshte nje procedure mjeksore dhe aplikohet nga mjeku dermatolog. Para fillimit te procedures merret nje anamneze e hollesishme ne lidhje me tipin dhe ndjeshmerine e lekures , alergjite ose patologjite e tjera ne zonen ku do aplikohet, .Per trajtimin e hiperpigmentimeve dhe shenjave te akneve nevojiten minimumi 4 seanca me interval 2 javor.
Lini një takim tani me Mjeken Dermatologe
ne - KLINIKEN-Dermatologjike-DERMOVITA
👉🏼 Dr.Albana Lufi -Mjeke Dermatologe - Doktore Shkencash ne Dermatologji .
Për më shumë informacion, na kontaktoni :
☎️ Tel: 0694061001 & 042342572
📧 contact@Klinika Dermovita .
📍Klinika Dermovita :Rr.Hoxha Tahsin .P.60/1 Ap.2