SHOQATA E DIABETIT NË SHQIPËRI (ish-Shoqata Diabetike Shqiptare), është një organizatë jo fit
23/01/2026
Ne këtë kohë të Inteligjencës Artificiale dhe të mediave online jo çdo informacion që merret është i vërtetë, jo çdo gjë që thuhet besohet . Po flasin sharlatanet dhe jo profesionistët, po luhet me shëndetin. Për këtë bënte fjalë dhe tryeza e sotme, e cila ngriti shqetësimin e pacienteve, nga gënjeshtrat online që thuhen dhe shikohen me zë dhe figurë, ku dhe ne si Shoqatë ngritëm shqetësimin e pacienteve tanë, që kanë rënë pre nga këto mashtrime.
15/01/2026
Presidenti i Shoqatës i ftuar sot ne emisionin e mëngjesit Wake Up në Top Channel
Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të...
15/01/2026
Shoqata ka filluar punën me konsulta me analiza për pacientet, të cilët janë pjesë e Shoqatës të rinj dhe ndër vite.
31/12/2025
Në këtë ditë të ndërrimit të viteve, është një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin që lamë pas dhe mbi njerëzit që ju shërbyen dhe e bënë këtë vit më të pasur, më njerëzor dhe më kuptimplotë.
Stafi i Shoqatës së Diabetit Ju uron shëndet, paqe dhe mbarësi për Vitin e Ri 2026. Ardhte i mbarë për Ju paciente të dashur dhe familjet Tuaja.
Ju bëjmë me dije se Shoqata hapet me datë 5 Janar 2026.
24/12/2025
Stafi i Shoqatës së Diabetit ju uron Gëzuar Krishtlindjet. Shëndeti mbarësi dhe paqe paçi në shtëpitë Tuaja.
22/12/2025
Gjatë fundjaves në ambjentet e Hotel Hilton Inn u organizua Konferenca Shkencore Diabet Obezitet Metabolizëm e cila solli të rejat e fundit shkencore. Me këtë rast falenderojmë pjesëmarrësit, të ftuarit e nderit , lektorët dhe moderatorët. Ju urojmë festa të gëzuara.
20/12/2025
Seanca e katërt dhe e fundit e Konferencës Shkencore të Shoqatës "Diabet Obezitet Metabolizëm" u përmbyll me sukses, ku solli të rejat e fundit në studimet e reja që janë bërë si dhe seriozitetin e lektoreve tanë. Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe lektoreve për këtë event.
20/12/2025
Pjesë nga seanca e pare e Ditës së Dytë të Konferencës Shkencorë, e cila ka të bëjë me SGLT2 inhibitorët e trajtimin e Diabetit dhe mbrojtjen kardiovaskulare
20/12/2025
Dita e sotme e Konferencës filloi me Satelit Simpozium e Kompanisë Novo nordisk e cila është partner e shoqatës
19/12/2025
Seanca e fundit të Konferences për ditën e sotme e cila fliste për Obezitet, Diabet. Falenderojmë lektorët tanë për prezantimet e tyre shkencore. Shihemi ditën e nesërme me seancat e tjera.
19/12/2025
Përveç seancave shkencore të Konferencës organizohen dhe Satelit Simpozium nga sponsorët tanë kryesore. Sateliti i parë që u zhvillua ishte për Retinopatine diabetike dhe mjekimet e reja për drejtuesit të, organizuar nga Roche.
19/12/2025
Seanca e pare e prezantimeve të Konferences kishte të bënte me Epidemiologjine e Diabetit Mellitus dhe Shëndetit Publik. Falenderojmë Institutin e Shëndetit Publik si bashkëpunëtore kryesore në këtë seancë të Konferencës.
Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Diabetit në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
SHOQATA E DIABETIT NE SHQIPERI KA SI ROL KRYESOR TE SAJ INFORMIMIN, KESHILLIMIN DHE EDUKIMIN E PERSONAVE ME DIABET DHE FAMILJAREVE TE TYRE. SHOQATA NE AMBIENTET E SAJ OFRON MATERIALE INFORMUESE MBI DIABETIN E SHEQERIT: SHENJAT KLINIKE, DIETEN, MJEKIMIN DHE NDJEKJEN E DIABETIT.
NE AMBIENTET E SHOQATES JU DO TE KENI MUNDESI TE BENI PYETJE DHE TE MERRNI PERGJIGJE NGA MJEKE ENDOKRINOLOGE,INFERMIERE DHE DIETOLOGE ME PERVOJE.
ME ANE TE ANETARESIMIT NE SHOQATE JU MUND TE PERFITONI :
APARATE DHE DITAR GLICEMIE FALAS,
M***E FALAS E GLICEMISE NE AMBIENTET E SHOQATES.
MEDIKAMENTE FALAS PER PERSONAT ME TE ARDHURA TE PAKTA.
CMIME ME TE LIRA (ZBRITJE NGA 25-50 %) NE KRYERJEN E ANALIZAVE NE DISA LABORATORE NE TIRANE.
MATERIALE FALAS ( REVISTA , FLETEPALOSJE) NE LIDHJE ME PROBLEME TE NDRYSHME TE DIABETIT SI : DIETA, RENIA NE PESHE, VETEKONTROLLI, INSULINAT E MJEKIME TE REJA ETJ.