Maison de Boni

Maison de Boni Ne jemi këtu për ti plotësuar të gjitha dëshirat të vegjëlve tuaj.

Baby Spa & Wellness 💫
Aty ku fillimet bëhen art...
Shërbimet tona profesionale dhe luksoze për fëmijën tuaj do krijojnë momente të veçanta dhe magjike që do ngelen gjatë në mendje.

Shërbimi ndaj klientëve tanë është gjithmonë prioritet po aq sa janë edhe kërkesat & pyetjet e tyre për ne. Më poshtë ke...
21/02/2026

Shërbimi ndaj klientëve tanë është gjithmonë prioritet po aq sa janë edhe kërkesat & pyetjet e tyre për ne. Më poshtë kemi listuar disa prej pyetjeve më të zakonshme që prindërit e të vegjëlve tanë na bëjnë në Maison de Boni.
1️⃣ A është i sigurt baby spa për foshnjat?
🍼 Po, absolutisht. Në Maison de Boni çdo seancë zhvillohet sipas protokolleve strikte të sigurisë, me staf të çertifikuar dhe pajisje të dizenjuara posaçërisht për foshnje.

2️⃣ Nga çfarë moshe mund të fillojë bebet hidroterapinë?
💧 Hidroterapia mund të nisë që nga javët e para të jetës, e personalizuar sipas moshës, peshës & nevojave të foshnjës.

3️⃣ Çfarë përfitimesh ka hidroterapia për bebet?
🌊 Hidroterapia ndihmon në relaksimin e muskujve, përmirësimin e gjumit, lehtësimin e kolikave, zhvillimin motorik dhe ekuilibrin.

4️⃣ A janë masazhet infantile të dhimbshme?
🤍 Jo. Masazhet infantile janë të buta, relaksuese dhe terapeutike, të realizuara nga profesionistë të trajnuar.

5️⃣ A ndihmon baby spa për problemet me gjumin?
😴 Po. Kombinimi i hidroterapisë dhe masazhit ndihmon foshnjat të relaksohen më shpejt dhe të kenë gjumë më të qetë dhe më të rregullt.

6️⃣A ofroni kurse noti për fëmijë?
🏊‍♂️ Po. Maison de Boni ofron kurse noti të strukturuara, të përshtatura sipas grupmoshës dhe zhvillimit të fëmijës individuale dhe në grup.

7️⃣ Çfarë është sensory room dhe për kë rekomandohet?
✨ Sensory Room është një ambient që stimulon shqisat dhe ndihmon në zhvillimin kognitiv, qetësimin emocional, përmirësimin e përqendrimit dhe rekomandohet për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata me nevoja të veçanta.

8️⃣ A përdorni produkte të sigurta për lëkurën e foshnjave?
🌿 Po. Ne përdorim vetëm produkte dermatologjikisht të testuara, të certifikuara dhe të përshtatshme për lëkurë delikate.

9️⃣ A mund të organizojmë festa apo evente në baby spa?
🎉 Patjetër. Maison de Boni ofron organizim eventesh private, ditëlindje, photo sessions dhe momente unike për familjen tuaj.

🤍 Maison de Boni – “Aty ku fillimet bëhen art”
📩 Rezervo sot një eksperiencë unike për vogëlushin tënd 💫

Ka kujtime që zgjasin një jetë. 🤍Jo sepse ishin të mëdha,por sepse u krijuan me dashuri.Në Maison de Boni, festat e fëmi...
20/02/2026

Ka kujtime që zgjasin një jetë. 🤍

Jo sepse ishin të mëdha,
por sepse u krijuan me dashuri.

Në Maison de Boni, festat e fëmijëve janë momente të qeta, elegante dhe plot ndjesi.
Hapësira ku buzëqeshjet janë të sinqerta, detajet flasin butë dhe çdo moment ndihet i veçantë.

✨ Për festa intime
✨ Për kujtime të pastra
✨ Për fëmijëri të festuar me elegancë

🤍 Sepse çdo fëmijë meriton një festë që ndihet… jo vetëm që shihet.

📩 Rezervo eventin tënd sot
Na shkruaj në DM për të krijuar një festë të personalizuar për vogëlushin tënd.

📍 Maison de Boni

Aty ku fillimet bëhen art ✨

Dilema më e madhe e çdo nëne kur vjen puna tek zgjedhja e një ambjenti relaksues për të voglin/ën e saj është shërbimi i...
19/02/2026

Dilema më e madhe e çdo nëne kur vjen puna tek zgjedhja e një ambjenti relaksues për të voglin/ën e saj është shërbimi i ofruar dhe sesi do të shkojë seanca.
Me një eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë, Maison de Boni vjen si risi dhe zgjidhje për shumë prindër që duan të vegjëlit e tyre të përjetojnë shërbime premium dhe luksoze si anjeherë më parë në Shqipëri.
Ne kemi krijuar një ambjent fantastik dhe të personalizuar për fëmijët tuaj. Ne jemi kujdesur për të gjitha nënat që duan të ushqejnë foshnjat e tyre në privatësi apo edhe për ato raste kur të voglin tuaj e zë gjumi, duke krijuar ambjente enkas për të pushuar me plot përkujdesje dhe dashuri. Ne kujdesemi për çdo detaj, duke nisur nga ambjenti, komforti, dizenjot, materialet, nevojat, produktet dhe shumë detaje të tjera që ne ju ftojmë me shumë dashuri të na vizitoni dhe ju garantojmë që do të ngeleni pa fjalë.
💫Ne jemi vetë diferenca!
📥Na shkruani për të rezervuar një përvojë të paharrueshme për ju dhe fëmijen tuaj...

"Maison de Boni, aty ku fillimet bëhen art"

👶🩺 Pse Baby Spa është i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjave?Muajt e parë të jetës janë një fazë kritike për zhvillimi...
18/02/2026

👶🩺 Pse Baby Spa është i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjave?

Muajt e parë të jetës janë një fazë kritike për zhvillimin neuromotorik, muskular dhe emocional të foshnjës. Ndërhyrjet e buta, të kontrolluara dhe të sigurta në këtë periudhë kanë ndikim pozitiv afatgjatë në jetën e foshnjës.

Një baby spa profesionale, ofron përfitime reale për shëndetin e foshnjës, kur zbatohet sipas protokolleve të duhura.

🔬 1. Hidroterapia mbështet :

-Zhvillimin neuromotorik të foshnjës
-Aktivizon muskujt pa ngarkesë mbi nyje
-Ndihmon koordinimin dhe tonusin muskular
-Mbështet zhvillimin e hershëm motorik në mënyrë natyrale

🧠 2. Redukton stresin dhe stimulon sistemin nervor parasimpatik

Ambientet e qeta dhe hidroterapia ndihmojnë në:

-Uljen e nivelit të stresit
-Rritjen e ndjesisë së sigurisë
-Përmirësimin e ritmit të gjumit

🩻 3. Ndikon pozitivisht në sistemin tretës

Masazhet infantile dhe uji i ngrohtë:

-Ndihmojnë në lehtësimin e kolikave
-Përmirësojnë peristaltikën intestinale
-Reduktojnë fryrjen dhe parehatinë abdominale

🧴 4. Kujdes i sigurt për lëkurën e ndjeshme

Në një baby spa profesional përdoren:

-Produkte të certifikuara
-Formula të buta, të testuara dermatologjikisht
-Protokolle higjiene për të minimizuar rrezikun e irritimeve

👨‍⚕️ 5. Shërbime të ofruara nga staf i trajnuar

Siguria e foshnjës garantohen vetëm kur:

-Shërbimet ofrohen nga staf i trajnuar për punë me bebe
-Respektohen protokollet e temperaturës, higjienës dhe kohëzgjatjes
-Prindi informohet dhe përfshihet gjatë gjithë procesit

Në Maison de Boni, baby spa nuk trajtohet si luks, por si një shërbim wellness i strukturuar mbi standarte sigurie dhe qasje profesionale, të përshtatura për nevojat reale të foshnjave.

"Aty ku fillimet bëhen art"

📩 Për më shumë informacion mbi protokollet dhe shërbimet tona, na kontaktoni.

17/02/2026

Luxury Baby Spa and Hydrotherapy,
Maison de Boni është një qëndër kujdesi dhe mirëqënie SPA, për fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe për të rritur. Ne ofrojmë shërbime premium dhe VIP ,hidroterapie , fizioterapie, masazhesh infantil , prenatal dhe të rritur . Ofrojmë kurse noti në grup ose individuale dhe organizime speciale për evente fëmijësh. Gjithashtu, në ambjentet tona ka hapësira të dedikuara sensoriale për t’ju ardhur sa më pranë nevojave tuaja. Ne kujdesemi për të krijuar një ambjent të ngrohtë dhe mikëpritës për nënën dhe të vegjëlit. Ambjentet tona ju fusin në një botë magjie, me ngjyra dhe plotë imagjinatë.
Na kontaktoni për të përjetuar përvojën më luksoze dhe më të veçantë për ju dhe fëmijën tuaj.

🤍 Rëndësia e masazhit prenatal dhe pse rekomandohet nga obstetrit?Masazhi prenatal është një formë kujdesi terapeutik dh...
16/02/2026

🤍 Rëndësia e masazhit prenatal dhe pse rekomandohet nga obstetrit?

Masazhi prenatal është një formë kujdesi terapeutik dhe relaksues, e përshtatur posaçërisht për trupin e gruas gjatë shtatzënisë. Ai nuk është luks, por një mbështetje reale për shëndetin fizik dhe emocional të nënës dhe zhvillimin e qetë të bebit.

🤰 Pse është i rëndësishëm masazhi prenatal?

✔ Lehtëson dhimbjet e shpinës, qafës dhe legenit
Trupi i gruas ndryshon vazhdimisht gjatë shtatzënisë dhe masazhi ndihmon në çlirimin e tensioneve muskulore.

✔ Redukton stresin dhe ankthin
Masazhi ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) dhe rrit hormonin e mirëqenies, duke krijuar qetësi për nënën dhe bebin.

✔ Përmirëson qarkullimin e gjakut
Ndihmon në reduktimin e ënjtjeve (edema) në këmbë dhe duar, një problem i shpeshtë gjatë shtatzënisë.

✔ Ndikon pozitivisht në gjumin e nënës
Shumë gra raportojnë gjumë më të thellë dhe më cilësor pas seancave të masazhit prenatal.

✔ Ndihmon lidhjen emocionale nënë–bebe
Momentet e relaksimit rrisin vetëdijen trupore dhe lidhjen emocionale me foshnjën që po rritet.

🩺 Sa sugjerohet masazhi prenatal nga obstetrit?

👩‍⚕️ Shumica e obstetërve dhe mjekëve gjinekologë e rekomandojnë masazhin prenatal, me kusht që:

🔹 Të kryhet pas tremujorit të parë (zakonisht pas javës së 12–13)
🔹 Të realizohet nga terapistë të trajnuar për shtatzëni
🔹 Të përdoren teknika të buta dhe pozicione të sigurta
🔹 Të shmanget në raste specifike mjekësore (sipas këshillës së mjekut)

⏰Sa shpesh rekomandohet:
• 1 herë në javë ose çdo 10–14 ditë, në varësi të nevojave të nënës dhe rekomandimit mjekësor.

⚠️ Kur duhet patjetër konsultë me mjekun?
Masazhi prenatal duhet bërë vetëm me miratim mjekësor nëse nëna ka:
• Shtatzëni me rrezik
• Presion të lartë të gjakut
• Diabet gestacional
• Histori lindjesh të parakohshme

✨ Mesazh për nënat

Masazhi prenatal është një formë kujdesi. Një nënë e qetë, e relaksuar dhe pa dhimbje krijon një ambient më të shëndetshëm për rritjen e bebit.

🤍 Kujdesu për veten – sepse kujdesi për veten është kujdes për jetën që po rritet brenda teje.

14/02/2026

Në Maison de Boni, çdo shërbim është krijuar për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave, në një ambient të qetë, të sigurt, profesional dhe komod për prindërit.
Shërbimet që ne ofrojmë janë të ndryshme duke nisur nga:

💦 Hidroterapi infantile
🤍 Masazh infantil
🤰Masazh Prenatal
🏊‍♂️Kurse noti për fëmijë
🌿 Sensory Room
💆‍♀️Fizioterapi për fëmijë dhe të rritur
🎊Organizim Eventesh
🎗️VIP Room
📷Sete Fotografike
🧘‍♀️Klasa Prenatale

Një përvojë e qetë edhe për prindërit, sepse kujdesi për foshnjat fillon me prindër të qetë.

🛡️ Standarde profesionale & produkte baby-safe
Çdo seancë zhvillohet sipas protokolleve të sigurisë dhe higjienës, me produkte të certifikuara për lëkurë të ndjeshme.

🤍 Maison de Boni – Aty ku fillimet bëhen art.

📩 Na shkruani për të rezervuar.

🌊 Pse noti është një nga dhuratat më të bukura që mund t’i bëni bebit tuaj?Noti për të porsalindurit nuk është vetëm një...
13/02/2026

🌊 Pse noti është një nga dhuratat më të bukura që mund t’i bëni bebit tuaj?

Noti për të porsalindurit nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por një investim i hershëm në shëndetin fizik, emocional dhe neurologjik të fëmijës.

👶Disa nga benefitet e notit tek të porsalindurit janë:

✔ Zhvillim më i mirë motorik
Lëvizjet në ujë ndihmojnë në forcimin e muskujve, koordinimin dhe fleksibilitetin e trupit.

✔ Qetësim & gjumë më cilësor
Uji ka efekt relaksues dhe të gjithë prindërit pohojnë se bebet flenë më mirë pas seancave të notit.

✔ Forcon sistemin respirator & kardiovaskular
Noti ndihmon frymëmarrjen e kontrolluar dhe rrit kapacitetin e mushkërive.

✔ Ndihmon tretjen & redukton kolikat
Lëvizjet e buta në ujë ndihmojnë në lehtësimin e gazrave dhe dhimbjeve abdominale.

✔ Rrit vetëbesimin dhe sigurinë
Kontakti i hershëm me ujin e bën fëmijën më të qetë dhe më të sigurt në ambientet ujore në të ardhmen.

📅Por, kur duhet të nisë noti? (Grupmoshat)

🔹 0–3 muaj
Fokus në adaptim me ujin, kontakt lëkurë me lëkurë, relaksim dhe lidhje emocionale me prindin.

🔹 3–6 muaj
Fillojnë lëvizjet e kontrolluara, ushtrime të buta dhe orientimi në ujë.

🔹 6–12 muaj
Zhvillohen aftësi më aktive, koordinim më i mirë dhe lojëra sensoriale në ujë.

👉 Çdo fazë përshtatet sipas zhvillimit individual të bebit dhe gjithmonë nën mbikëqyrje profesionale.

👨‍👩‍👧 Roli i prindërve – pse është thelbësor?

🩷 Prania e prindit në seancë rrit ndjesinë e sigurisë së bebit
🩷 Ndërton lidhje emocionale të fortë prind–fëmijë
🩷 Ndihmon prindërit të kuptojnë më mirë sinjalet dhe nevojat e bebit
🩷 Krijon zakone të shëndetshme që në muajt e parë të jetës

Noti nuk është garë – është proces dashurie, durimi dhe përkujdesjeje.
✨ Në Maison de Boni, çdo seancë noti zhvillohet në ambiente të sterilizuara, me temperatura të kontrolluara, trajnerë të specializuar dhe një qasje të butë, të sigurt dhe profesionale për çdo bebe.
📩 Na kontaktoni për të zbuluar programet tona sipas grupmoshave.

👶🧠 Çfarë problemesh trajton fizioterapia tek foshnjat dhe fëmijët? Kur duhet të drejtohen prindërit tek fizioterapisti?F...
13/02/2026

👶🧠 Çfarë problemesh trajton fizioterapia tek foshnjat dhe fëmijët? Kur duhet të drejtohen prindërit tek fizioterapisti?

Fizioterapia pediatrike është një ndërhyrje shumë e rëndësishme dhe e sigurt, që ndihmon foshnjat dhe fëmijët të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme, të balancuar dhe pa kufizime fizike.

🩺 Problemet që mund të trajtojë fizioterapia tek foshnjat

✔ Vonesa në zhvillimin motorik
• Foshnja nuk mban kokën në kohën e duhur
• Nuk rrotullohet, nuk ulet apo nuk zvarritet sipas moshës
• Vështirësi në kalimin e fazave të zhvillimit

✔ Torticollis (qafë e anuar)
• Bebja mban gjithmonë kokën nga njëra anë
• Kufizim në lëvizjen e qafës
• Shpesh shoqërohet me asimetri të kokës

✔ Plagiocefali / Asimetri e kokës
• Forma e sheshtë ose e shtrembër e kafkës
• Pozicionim i gabuar i zgjatur gjatë gjumit

✔ Hipotoni ose hipertonus muskulor
• Muskuj shumë të dobët ose shumë të tendosur
• Bebja duket “e butë” ose shumë e ngurtë në lëvizje

✔ Reflekse primitive të vazhdueshme
• Reflekse që nuk zhduken në kohën e duhur dhe ndikojnë në lëvizje

🧒 Problemet që trajton fizioterapia tek fëmijët

✔ Probleme në ecje (ecje në majë të gishtave, pa balancë)
✔ Qëndrim i keq i trupit (posturë e gabuar)
✔ Dobësi muskulore ose koordinim i dobët
✔ Probleme pas dëmtimeve ose operacioneve
✔ Vështirësi në aktivitete fizike dhe lojë

⏰ Kur duhet të drejtohen prindërit tek fizioterapisti?
Prindërit duhet të kërkojnë konsultë pa pritur, nëse vërejnë:

🔹 Bebja nuk arrin fazat motorike sipas moshës
🔹 Lëvizje asimetrike (njëra anë më aktive se tjetra)
🔹 Qëndrim jo i zakonshëm i kokës ose trupit
🔹 Ngurtësi ose plogështi e muskujve
🔹 Vështirësi në ecje, vrapim ose balancë tek fëmijët
🔹 Rekomandim nga pediatri

👉 Ndërhyrja e hershme është çelësi: sa më herët të fillojë fizioterapia, aq më të shpejta dhe më efektive janë rezultatet.

💬 Mesazh për prindërit:
Mos prisni që “t’i kalojë vetë”. Instinkti i prindit është shumë i rëndësishëm. Një vlerësim i hershëm nga fizioterapisti pediatrik është një hap dashurie dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijës suaj.

🤍✨ Një hapësirë e vogël… që bën një ndryshim të madh “SENSORY ROOM”Ka fëmijë që nuk dinë ta shprehin lodhjen me fjalë.Ka...
12/02/2026

🤍✨ Një hapësirë e vogël… që bën një ndryshim të madh “SENSORY ROOM”

Ka fëmijë që nuk dinë ta shprehin lodhjen me fjalë.
Ka bebe që qajnë jo sepse janë të paduruara, por sepse bota rreth tyre është shumë e zhurmshme, shumë e ndritshme, shumë e shpejtë.

Sensory Room janë krijuar pikërisht për këto momente.
Për të ofruar qetësi, siguri dhe balancë, aty ku fëmija ka më shumë nevojë.

Në një sensory room:
🤍 drita nuk lodh, por përqafon
🤍 tingujt nuk shpërqendrojnë, por qetësojnë
🤍 prekja nuk nxit, por siguron
🤍 çdo element flet gjuhën e butësisë

Këtu, fëmija nuk ka nevojë të “bëjë” asgjë.
Mjafton të ndjejë, të marrë frymë, të jetë vetvetja.

Kujt ju sygjerohet përdorimi i ”sensory room”?

👶 Foshnjave (0–12 muaj)

✔ Për zhvillim të hershëm të shqisave
✔ Për qetësim dhe vetë-rregullim
✔ Për stimulim të butë neurologjik

Truri i foshnjës zhvillohet përmes shqisave dhe sensory room janë perfekte për këtë fazë.

🧒 Fëmijëve pa asnjë problem zhvillimor

✔ Për përqendrim më të mirë
✔ Për menaxhim emocionesh
✔ Për zhvillim motorik dhe koordinim
✔ Për mësim përmes lojës së strukturuar

Sensory room janë parandaluese, jo vetëm terapeutike.

🧩 Fëmijëve me ndjeshmëri sensoriale

Shumë fëmijë:
• janë më të ndjeshëm ndaj zhurmës
• irritohen nga drita e fortë
• lodhen shpejt nga ambientet e ngarkuara

Sensory room i ndihmojnë të gjejnë balancë shqisore.

🌟 Fëmijëve me nevoja të veçanta

✔ Autizëm
✔ ADHD
✔ Vonesa zhvillimore
✔ Çrregullime sensoriale

👉 Në këto raste sensory room përdoren si terapi mbështetëse, shpesh të drejtuara nga specialistë.

Kur i jepni fëmijës tuaj qetësi sot,po i ndërtoni siguri për nesër.

Sensory room nuk janë luks.
Janë kujdes, dashuri dhe respekt për ritmin e fëmijës tuaj.

🤍 Sepse një fëmijë i qetë rritet në një ambient të balancuar.

🤱✨ Masazhi infantil nuk është vetëm relaks… është një gjuhë dashurie.Një prekje e butë që i thotë bebes: “Je i sigurt. J...
11/02/2026

🤱✨ Masazhi infantil nuk është vetëm relaks… është një gjuhë dashurie.
Një prekje e butë që i thotë bebes: “Je i sigurt. Je i dashur. Jam këtu me ty.”
Në ditët e para të jetës, bebja nuk njeh ende fjalët, por kupton çdo kontakt të ngrohtë që i vjen nga duart e prindit ose terapistit.
Dhe pikërisht këtu qëndron magjia e masazhit infantil. 💛
🌸 Si ndikon masazhi tek bebet?
✔️ Qetësim fizik dhe emocional
✔️ Gjumë më të thellë dhe më të rregullt
✔️ Përmirësim të qarkullimit të gjakut
✔️ Lirim të gazrave dhe dhimbjeve të barkut
✔️ Ndjenjë sigurie dhe lidhjeje të fortë me prindin
Por mbi të gjitha…
💞 Masazhi krijon një lidhje të shenjtë që e forcon çdo ditë marrëdhënien prind–fëmijë.
Në Maison de Boni – Baby Spa & Wellness, masazhi infantil realizohet me teknika të certifikuara, të buta dhe të përshtatura për moshën e bebes.
Çdo seancë është një ritual i vogël dashurie, një moment i qetë që bebet e ndiejnë deri në shpirt.
📩 Na kontaktoni për të rezervuar një seancë masazhi infantil

Një nga dilemat e shumëta që prindërit kanë është koha e përshtatshme dhe shpeshtësia e të bërit dush të të vegjëlve të ...
09/02/2026

Një nga dilemat e shumëta që prindërit kanë është koha e përshtatshme dhe shpeshtësia e të bërit dush të të vegjëlve të tyre. Ne ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë disa këshilla bazuar në artikuj dhe studime të ndryshme ndërkombëtarë.
🛁 CILA ËSHTË KOHA MË E MIRË QË FËMIJA TË BËJË DUSH?
👶💤 Në mbrëmje, para gjumit, është koha më e rekomanduar për shumicën e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

🌙 POR,PSE MBRËMJA ËSHTË KOHA IDEALE?
Ndihmon në bërjen e një gjumi më të qetë .Uji i ngrohtë relakson muskujt dhe ul nivelin e stresit, duke e përgatitur trupin për gjumë.
🧠 Krijon rutinë dhe siguri emocionale pasi rutinat e përditshme (dush → masazh → gjumë) e ndihmojnë fëmijën të ndihet i sigurt dhe i qetë.
💧 Temperatura e trupit ulet natyrshëm pas dush*t dhe kjo sinjalizon trurin se është koha për pushim dhe gjumë më të thellë.
🤍 Në mbrëmje fëmija është larg zhurmave dhe aktivitetit intensiv, ndaj dushi ka efekt më qetësues.

⏰ KUSH ËSHTË ORARI I SYGJERUAR?
✔️ 30–60 minuta para gjumit
✔️ Jo shumë vonë, për të mos e lodhur foshnjën
✔️ Me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë) dhe kohëzgjatje të shkurtër

⚠️ KINI PARASYSH DISA KËSHILLA TË RËNDËSISHME

❌ Nuk është e nevojshme dushi çdo ditë për bebet shumë të vogla
🌿 Përdorni produkte të buta, të certifikuara për lëkurë delikate
👐 Kombinojeni me një masazh të lehtë pas dush*t për efekt maksimal

Ruaje këtë post 🤍 dhe krijo rutinën perfekte në mbrëmje për vogëlushin tënd ✨
📍 Maison de Boni - Baby Spa & Wellness
📩 Na kontaktoni për këshilla profesionale

Address

Kompleksi Delijorgji, Godina Nr. 2
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Maison de Boni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category