Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

  • Home
  • Albania
  • Vlorë
  • Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Health & Wellness Website, Mitaq Sallata, Vlorë.

29/04/2026
29/04/2026
📢 Java Botërore e Imunizimit 💉🌍Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese, këtë herë u ndalëm në 📍shkollën 9-vjeçare “Avni...
29/04/2026

📢 Java Botërore e Imunizimit 💉🌍

Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese, këtë herë u ndalëm në 📍shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, ku nxënësit u informuan mbi rëndësinë e vaksinimit nga 👨‍⚕️mjeku Epidemiolog Agron Bashllari.

🎗️ Gjatë bashkëbisedimit u theksua veçanërisht rëndësia e vaksinës kundër HPV-së 💉në parandalimin e sëmundjeve serioze dhe mbrojtjen e shëndetit në të ardhmen.

Përmes këtyre takimeve, synojmë të ndërgjegjësojmë brezat e rinj për rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesin ndaj shëndetit.

🤝 Vaksinimi shpëton jetë — le të kujdesemi për veten dhe njëri-tjetrin.

🤝 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre!




28/04/2026
28/04/2026

🟡 Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Siguria dhe shëndeti në vendin e punës janë themeli i një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe cilësor. 👩‍⚕️👨‍⚕️

Në këtë ditë, theksojmë rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të shëndetësisë, të cilët çdo ditë punojnë me përkushtim për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Le të punojmë së bashku për një mjedis pune më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më të mbrojtur për të gjithë.

📢 Java Botërore e Imunizimit 💉🌍Në kuadër të kësaj jave të rëndësishme, sot u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me st...
27/04/2026

📢 Java Botërore e Imunizimit 💉🌍

Në kuadër të kësaj jave të rëndësishme, sot u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me strukturat e edukimit shëndetësor të DROSHKSH Vlorë dhe Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë.

📍 Aktiviteti u organizua në shkollën 9-vjeçare “Lef Sallata”, ku nxënësit u informuan mbi rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit nga mjeku Epidemiolog Agron Bashllari pranë Njvksh Vlorë.

🎗️ Një vëmendje e veçantë iu kushtua vaksinës kundër HPV-së, duke theksuar rolin e saj në parandalimin e disa llojeve të kancerit dhe infeksioneve të tjera serioze.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Gjatë aktivitetit u dhanë informacione të qarta mbi rëndësinë e vaksinimit jo vetëm tek vajzat, por edhe tek djemtë, u shpërndanë fletëpalosje dhe materiale te tjera si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen individuale dhe atë të komunitetit.

🛡️ Imunizimi mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të garantuar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

🤝 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre!


🌿 Në vijim të angazhimit tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, sot stafi i drejtorisë sonë iu bashkua ...
24/04/2026

🌿 Në vijim të angazhimit tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, sot stafi i drejtorisë sonë iu bashkua nismës për pastrimin e zonës së Zvërnecit, në bashkëpunim me institucionet e tjera të qytetit.

🩺 Si institucion shëndetësor, besojmë se një mjedis i pastër është thelbësor për parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.

Kujdesi për ambientin është kujdes për shëndetin tonë!

🤝 Ky aktivitet është një shembull i rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për të promovuar jo vetëm mbrojtjen e natyrës, por edhe mirëqenien e qytetarëve.

🌍 Le të vazhdojmë të kontribuojmë së bashku për një komunitet më të shëndetshëm dhe një mjedis më të pastër!




23/04/2026

💬Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala deklaroi sot në Kuvend se aktualisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk mungon asnjë bar dhe se për vitin 2026 nuk ka patur asnjë rritje të çmimit të barnave, falë metodologjisë së re të zbatuar.

23/04/2026
23/04/2026
🎀 Shëndeti i gruas është prioritet – Kontrollohu në kohë!Mamografia është një nga mënyrat më të sigurta dhe efektive për...
23/04/2026

🎀 Shëndeti i gruas është prioritet – Kontrollohu në kohë!

Mamografia është një nga mënyrat më të sigurta dhe efektive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Zbulimi në faza të hershme rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe shpëtim jete.

🏥 Në spitalet rajonale ofrohet shërbimi i mamografisë, i cili është i aksesueshëm, profesional dhe i rëndësishëm për çdo grua, veçanërisht për ato mbi moshën 40 vjeç apo me faktorë rreziku.

📌 Pse është e rëndësishme?

✔️ Zbulon ndryshimet në gji edhe para shfaqjes së simptomave
✔️ Ndihmon në diagnostikimin e hershëm
✔️ Rrit shanset për trajtim të suksesshëm

💬 Mesazhi ynë për ju:

Mos e lini për nesër atë që mund të bëni sot për shëndetin tuaj. Kontrolli periodik është kujdes ndaj vetes dhe familjes suaj.

📅 Informohuni pranë qendrës tuaj shëndetësore dhe rezervoni një vizitë për mamografi.

❤️ Kujdesi për veten është forca juaj më e madhe!



Address

Mitaq Sallata
Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë:

Share