16/10/2025
Menca e munguar e shkollës❗
Doktori i shkolles është i përkushtuar per permiresimin e gjendjes fizike dhe akademike te çdo nxenesi. Hulumtimet tregojnë se ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik janë të lidhura fort me rezultatet pozitive akademike. Pjesëmarrja e studentëve ne Programin e ushqyerjes se shendeteshme është e lidhur ngushte me nota më të larta, numer mungesash per aresye shendetsore ne shkolle më e ulët dhe performancë më e mirë në aftësitë njohëse. Në të kundërt, konsumi ne sasi te pakta i ushqimeve te shendetshme duke përfshirë frutat, perimet dhe produktet e qumështit është i lidhur ngushte me notat më të ulëta. Së fundmi, ka dëshmi se hidratimi i duhur shoqërohet me performancë më të mirë shkollore.
Fëmijët konsumojnë deri në gjysmën e kalorive të tyre ditore në shkollë. Shkollat duhet te luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e vakteve me lëndë ushqyese jetike si dhe duke formuar zakonet e të ngrënit të nxënësve. Nxënësit në shkollë duhet duhet te kene akses në ushqime dhe pije te shendetshme për të mbështetur rritjen, zhvillimin dhe performancën e tyre akademike: duke përfshirë një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, drithëra të plota,mish dhe peshk,
qumësht dhe nenprodukte si dhe qasje në ujë të pijshëm.
Per te realizuar kete menca e shkolles duhet:
📌Te ofroje një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh që janë tërheqëse për fëmijët
📌Te siguroje që mjediset e të ngrënit të jenë të pastra dhe tërheqëse
📌Nxenesve t'u shërbehet dreka në një kohë të arsyeshme dhe të përshtatshme të ditës
📌Te planifikoje kohë të mjaftueshme për të ngrënë vaktet e shkollës.
📌Menutë të krijohen/shqyrtohen nga një dietolog profesionist
📌Të promovojë pjesëmarrjen në programet e të ushqyerit të fëmijëve dhe mesuesve sebashku duke inkurajuar stafin të modelojë sjellje të shëndetshme të të ushqyerit.
📌Ekspozimi i frutave të plota në shporta tërheqëse çdo ditë ne vende lehtesisht te arritshme nga nxenesit
📌Vendosja e emrave krijues ose përshkrues për të gjitha opsionet e disponueshme të perimeve
📌Trajnimin e të gjithë anëtarëve të stafit, veçanërisht ata që shërbejnë...