Mesimet e Dioles

Një ide se çfarë mund të dhuroni për fundvit🤩Shëndet… në një kuti dhuratash, nga linja e nutrikozmetikës Dr. Botanica. S...
30/12/2025

Një ide se çfarë mund të dhuroni për fundvit🤩
Shëndet… në një kuti dhuratash, nga linja e nutrikozmetikës Dr. Botanica. Shëndet i lëkurës tuaj me linjën e standardit europian!

Dr. Botanica Collagen wonder balm ANTIAGE 30eu
Dr. Botanica Night wonder balm rigjenerues i lëkurës 27.5 eu
Dr. Botanica Purely hair shampo (kundra rënies së flokëve) 9.10eu

Pooor…
Të giitha 57.40euro💁‍♀️

Posta falas!
Sasi e limituar!

Porositni tek mesazhet ose +38349855666(whats app).

28/12/2025

Është luks të mos kesh probleme me shëndetin!

25/12/2025

Duhet të vija në Melburn, që të provoja trahananë (çorbën), që më lidh me rrënjët e mia dhe më kujton aromën e gjysheve🥺🥹.
Një tas trahana ishte një përqafim i heshtur. Dhe sot, sa herë e shijon, trupi e njeh se kjo nuk është thjesht ushqim por është dashuri e trashëguar.
Tek teta Flamure, artistja e njohur që na priti me aq shumë dashuri🥹🥹. Bashkë me xhaxhi Bardhin, koreografin e njohur të valleve popullore!

25/12/2025

Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet të gjithë atyre që e festojnë! Shëndet dhe mbarësi përhera!

Bashkëngjis me urimin dhe një njoftim të rëndësishëm mbi klientët e Dr. Botanica.

Nga sot, porositë tuaja mund t’i bëni në numrin e tel +38349855666 (whats app). Numri i vjetër është jashtë shërbimit.

Me respekt,
Dr. Diola❤️

Sa herë që ndjeni atë “aromën e rrobave të pastra”, në fakt po thithni komponime organike toksike të paqëndrueshme (VOCs...
23/12/2025

Sa herë që ndjeni atë “aromën e rrobave të pastra”, në fakt po thithni komponime organike toksike të paqëndrueshme (VOCs).

Sipas gastroenterologut dhe profesorit Dr. Partha Nandi, aroma e këndshme e zbutësve të rrobave krijohet nga komponime organike të paqëndrueshme (VOCs) si acetaldehidi dhe benzene, irritues të njohur që lidhen me probleme të frymëmarrjes, skuqje të lëkurës, dhimbje koke, marramendje, madje edhe rritje të rrezikut për kancer me ekspozim afatgjatë.

Këto kimikate përhapen në shtëpinë tuaj dhe më pas dalin jashtë përmes ajrimit, duke kontribuar si në ndotjen e ajrit të brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. Shumë simptoma të përditshme që njerëzit i injorojnë si kollë, sy që lotojnë, ose ndjesi marramendjeje pas larjes së rrobave, mund të shkaktohen pikërisht nga këto produkte.

Lajmi i mirë: ekzistojnë alternativa të sigurta dhe të lira. Shtimi i gjysmë gote uthull të bardhë ose sode buke në ciklin e shpëlarjes dhe përdorimi i topave të lesh*t për tharëse.
Këto zëvendësime gjithashtu ulin mbetjet plastike dhe ndotjen e ujit. Dr. Nandi u bën thirrje familjeve, veçanërisht atyre me fëmijë, kafshë shtëpiake, astmë ose ndjeshmëri kimike, të heqin dorë nga zbutësit aromatikë të rrobave, të hapin dritaret gjatë larjes dhe të zgjedhin produkte pa aromë dhe natyrale.

Bërja e këtij ndryshimi të thjeshtë mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit që thithni çdo ditë ne shtepi dhe jo vetëm!

Burimi:
Nandi, P. (2025). Rreziqet e fshehura të zbutësve të rrobave

Vaji i mëlçisë së merlucit në vitet 60, ishte luga “magjike” e mëngjesit! Në shumë vende, fëmijët nuk lejoheshin të hyni...
22/12/2025

Vaji i mëlçisë së merlucit në vitet 60, ishte luga “magjike” e mëngjesit!

Në shumë vende, fëmijët nuk lejoheshin të hynin në klasë pa e pirë lugën. Mësuesit mbanin shënime nëse një fëmijë refuzonte, sepse shihej si rrezik shëndetësor, jo si tekë.

Njihej edhe si zëvendësues i diellit. Në vendet nordike, vaji i peshkut quhej shpesh si dielli në shishe.
Sepse në dimër dielli mungonte deri në 5–6 muaj.

Fëmijët ishin më të fokusuar në mësime dhe kishin më pak prishje dhëmbësh.

Kockat dhe dhëmbët mineralizoheshin më fort.

Era e keqe e vajit = shenjë cilësie

Sa më i fortë shija dhe era, aq më i pasur me vitamina ishte vaji. Ama kujdes! Jo nëse e keni ekspozuar në temperatura të larta.

U vunë re dhe gjenerata më të forta të skeletit në ato vite! Studimet retrospektive tregojnë se gjeneratat e lindura para viteve ’70 dhe kishin më pak osteoporozë në moshë të vjetër.

Pse unë sugjeroj Lysi, është se Lysi është kompania më e madhe në botë e prodhimit të vajit të mëlçisë së merlucit, që nga viti 1937.

LYSI ka certifikime ndërkombëtare të cilësisë, përfshirë FSSC22000 dhe GMP/API, që garantojnë standarde të larta në prodhim dhe siguri ushqimore. 
Produktet i nënshtrohen kontrolleve të rrepta për kontaminantë! Ku ka standard, ka cilësi🐟.

E gjeni nëpër farmaci.

P. S. Falenderoj ndjekësin e Mesimeve të Diolës që më nisi këtë foto shkëputur nga një libër.

Do vijë kjo ditë?
22/12/2025

Do vijë kjo ditë?

Kur nuk i përshtatesh mendësisë së shumicës, ata nuk pyesin kush je. Ata pyesin çfarë të mungon.Portokalli nuk ka munges...
22/12/2025

Kur nuk i përshtatesh mendësisë së shumicës, ata nuk pyesin kush je. Ata pyesin çfarë të mungon.

Portokalli nuk ka mungesë molle.
Ai thjesht nuk është mollë.

Ujë të zgjon në mëngjes. Jo kafeja🫢Si ta përdorim UJIN dhe KAFENË për fokus maksimal në mëngjes (për dashamirësit e kafe...
22/12/2025

Ujë të zgjon në mëngjes. Jo kafeja🫢

Si ta përdorim UJIN dhe KAFENË për fokus maksimal në mëngjes (për dashamirësit e kafes, sepse unë, nuk e kam pirë kurrë kafen😌)

Hapi 1 Sapo zgjohesh

1–2 gota ujë (300ml)
temperatura ideale: 16–22°C
mund të shtosh pak kripë natyrale dhe disa pika limoni (opsionale).

Gjatë natës humbasim ujë dhe truri zgjohet lehtësisht i dehidratuar. Uji rikthen qarkullimin cerebral, përmirëson vigjilencën dhe qetëson sistemin nervor.

Hapi 2 Prit 20–30 minuta. Mos e pi kafenë menjëherë. Duro pak🙂

Sepse kortizoli është natyrshëm i lartë në mëngjes. Kafeja shumë herët rrit ankthin dhe shton rrahjet e zemrës.

Hapi 3 Tani mund të pini kafen.

Pra uji zgjon trurin biologjikisht kurse kafeja e stimulon kimikisht. Janë dy mekanizma të ndryshëm por jo kundërshtarë.

E kur dalim te uji alkalin, kemi tjetër muhabet😊.

Uji alkalin rekomandohet patjetër te personat që pijnë shumë kafe sepse neutralizon aciditetin e tepërt të krijuar nga kafeja, rikthen mineralet që kafeja i shteron (sidomos magnezin), qetëson sistemin nervor dhe rrahjet e zemrës dhe përmirëson hidratimin pas efektit stimulues të kafesë.

Nuk funksionon sepse “alkalizon trupin”, por sepse balancon pasojat e kafesë.

Referenca shkencore
🔗 Physiology & Behavior Hydration & Cognitive Performance
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC4207053/

Këtë fundvit, dhurata më e çmuar nuk është thjesht diçka për t’u hapur, por kujdes, shkencë dhe natyrë e përzgjedhur me ...
21/12/2025

Këtë fundvit, dhurata më e çmuar nuk është thjesht diçka për t’u hapur, por kujdes, shkencë dhe natyrë e përzgjedhur me shuumë dashuri. 🥹

🎁 Dy pakot ekskluzive të këtij sezoni:
• PAKO MR & MRS BOSS – €159
• PAKO PRIVILEGE – €69

KUJDES! Sasi e limituar, e përgatitur vetëm për festat e fundvitit. Të disponueshme vetëm online në +38349855666 whats app apo DM.

P.S. 🎀 Dr. Botanica Paketa Ekskluzive mund të përgatiten edhe me logo për kompaninë tuaj, si dhuratë premium 🤩👑💁‍♀️

Cili po t’a vjedh kolagjenin çdo natë në heshtje? Fillimisht duhet të dish se Drita blu e vjedh në heshtje kolagjenin të...
20/12/2025

Cili po t’a vjedh kolagjenin çdo natë në heshtje?

Fillimisht duhet të dish se Drita blu e vjedh në heshtje kolagjenin tënd çdo natë. Pra telefonat, ipad para gjumit.

Melatonina është hormoni që riparon kolagjenin natën.
Kur melatonina bie, lëkura plaket më shpejt.

Ekranet e natës janë vrasës të melatoninës.
Drita blu artificiale i dërgon trurit sinjale “dite”, gjëndra pineale ndalon melatoninën dhe riparimi ndalet. 70–85% e melatoninës shtypet nga ekspozimi ndaj ekraneve gjatë natës.

Mbro melatoninën duke mbrojtur errësirën!

Një higjienë e pastër para gjumit?

0 telefon, 0 televizor, 0 ipad para gjumit dhe pak Dr. Botanica Night balm me bimë medicinale në lëkurë. Shkurt pse ndihmon ky balm që të bëni gjumë të mirë (përveç se rigjeneron lëkurën dhe lufton aknet natën):

Sepse ky nutribalm përmban:
- Lavandula (Livando), qetëson sistemin nervor, ul ankthin, ndihmon sekretimin natyral të melatoninës
- Humulus lupulus (Hop), sedativ i butë, ul hiperaktivitetin nervor, ndihmon gjumin e thellë
- Pelargonium graveolens (Geranium), stabilizon emocionet, krijon ndjesi sigurie & relaksi
- Calendula officinalis (Kalendula), qetëson lëkurën dhe nervat periferikë, ul sinjalet e stresit
- Lavandula + Geranium (aromaterapi), aktivizojnë sistemin parasimpatik(pusho dhe riparo).

Sëmundje autoimune? Më mirë të thuhet sëmundje toxoimune! Nuk ekziston diçka e tillë si “auto”-imunitet. Trupi nuk po su...
20/12/2025

Sëmundje autoimune? Më mirë të thuhet sëmundje toxoimune!

Nuk ekziston diçka e tillë si “auto”-imunitet. Trupi nuk po sulmon veten. Janë toksinat që trupi po përpiqet t’i pastrojë.

Është “TOXO” imunitet. Autoimuniteti nuk është vetëshkatërrim. Është vetëmbrojtje inteligjente në një botë toksike.

Ajo që ne e quajmë autoimunitet është një keqkuptim i biologjisë. Ne shohim aktivitetin imunitar në sipërfaqe dhe e etiketojmë si gabim, pa kuptuar se pse ekziston.

Trupi yt nuk po funksionon keq. Ai po përgjigjet.

Ai po përgjigjet ndaj mbingarkesës:
toksinave, mykut, parazitëve, viruseve, metaleve
dhe grimcave ushqimore që depërtojnë në qarkullimin e gjakut.

Ai po përpiqet të mbijetojë në kushte
për të cilat nuk ishte projektuar. Sistemi yt imunitar nuk po të sulmon. Ai po përpiqet të mbrojë organet vitale
nga një kërcënim i vazhdueshëm.

Por kur zorra bëhet e përshkueshme, kur infeksionet fshihen në inde, kur rrugët e detoksifikimit dhe drenazhit bllokohen, kjo përgjigje bëhet kronike.

Sistemi imunitar mbetet i aktivizuar, jo sepse është i hutuar, por sepse sinjali i rrezikut nuk ndalon kurrë.
Ai fillon të shënojë gjithçka që i ngjan një kërcënimi,
edhe nëse duket si ti.

Dhe shkenca tashmë e mbështet këtë.

Sëmundjet autoimune shpesh shkaktohen nga:
infeksionet, ngarkesa mikrobiale dhe ekspozimi toksik,
shumë më tepër sesa vetëm nga gjenetika.
Sistemi yt imunitar synon qelizat e infektuara ose jofunksionale për të parandaluar dëme më të gjera.

Kjo shihet te diabeti i tipit 1, ku infeksionet mund të vendosen në pankreas dhe sistemi imunitar pastron qelizat beta të infektuara për të mbrojtur të gjithë trupin.

Kjo nuk është tradhti që na bën trupi.
Kjo është inteligjencë💁‍♀️

Referencat shkencore :
1. PMID: 19232064
Infeksionet dhe roli i tyre në aktivizimin e sëmundjeve autoimune (mekanizmat imunitarë & inflamatorë)
2. PMID: 31736939
Ngarkesa mikrobiale, endotoksinat dhe aktivizimi kronik i sistemit imunitar
3. PMID: 37068036
Disbioza intestinale, rritja e permeabilitetit të zorrës (“leaky gut”) dhe autoimuniteti
4. PMID: 22407396
Roli i infeksioneve persistente në inde dhe aktivizimi i vazhdueshëm imunitar
5. PMID: 7704000
Metalet e rënda dhe ndikimi i tyre në çrregullimet imunitare dhe inflamatore
6. PMID: 32445945
Ekspozimi toksik, inflamacioni sistemik dhe sëmundjet autoimune
7. PMID: 25757504
Roli i toksinave mjedisore në modulimin e përgjigjes imune
8. PMID: 9205340
Infeksionet virale si faktorë nxitës të diabetit tip 1 dhe dëmtimit të qelizave beta
9. PMID: 34537272
Autoimuniteti si përgjigje mbrojtëse ndaj dëmtimit qelizor dhe infeksionit
10. PMID: 40528008
Inflamacioni kronik, sistemi nervor dhe rregullimi imunitar (neuro-immunology)

Address

AHMET KACIKU
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesimet e Dioles posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category