20/08/2023
PER KU REKOMANDOHET?
Trajtimi me lazer me karbon rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës, pavarësisht nga
mosha dhe gjendja e lëkurës, pasi largon shenjat e lodhjes dhe nivelizon lëkurën, por
veçanërisht për personat me lëkurë problematike, të yndyrshme të prirur ndaj ndryshimeve
si; puçrrat, pikat e zeza, sebumi i tepërt dhe poret e zgjeruara.
Ky trajtim është i sigurt për të gjitha llojet e lëkurës, sepse përmirëson gjendjen e
përgjithshme të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit, rinovon lëkurën e fytyrës, por
edhe redukton proceset inflamatore karakteristike të lëkurës problematike.
CILI ËSHTË EFEKTII LAZERIT TË KARBONIT?
Menjëherë pas trajtimit të parë, lëkura juaj do të duket e freskët dhe rrezatuese dhe defektet
e vogla do të zhduken nga sipërfaqja e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme nëse
lëkura është problematike.
Avantazhi i këtij trajtimi është se është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk
kërkon kohë që lëkura të rikuperohet, pasi gjatë procesit nuk përdoren ilaçe apo preparate
kimike që e thajnë apo e dëmtojnë atë.
SA TRAJTIME JANE TË NEVOJSHME?
Peelingu me laser me karbon zgjat nga 20 deri në 30 minuta dhe menjëherë pas trajtimit ju
mund t& #39;i ktheheni detyrave tuaja të përditshme. Rekomandohet një herë në muaj për të
pastruar lëkurën dhe për të ruajtur një pamj me shkëlqim dhe lëkurë të shëndetshme dhe të
bukur.
Këshillë plus:
Peelingu me laser me karbon është një nga
trajtimet që nuk ka efekte anësore, rezultatet janë të dukshme menjëherë, dhe shkon në
mënyrë perfekte me trajtimet e tjera. Përtëritja e lëkurës me lazer ClearLift, si dhe
mesoterapia me injeksion, mund të bëhet tashmë një javë pas pilingut me lazer me karbon.
Rezultati do të jetë lëkura e rifreskuar, rrezatuese dhe dukshëm e rinovuar.