Dr. Arzen A. Balidemaj

Dr. Arzen A. Balidemaj Dr. Arzen Balidemaj është specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i profilizuar në implantimin e endoprotezave dhe procedurave artroskopike.

Aktualisht, ushtron funksionin e shefit të repartit të Ortopedisë Sportive në St. Georg Klinikum Eisenach.

Dje pata nderin të zhvilloj një seminar vetëdijesues për pacientët, qytetarët e qytetit ku ushtroj veprimtarinë time pro...
20/11/2025

Dje pata nderin të zhvilloj një seminar vetëdijesues për pacientët, qytetarët e qytetit ku ushtroj veprimtarinë time profesionale si dhe për mjekët e rinj, me temën:
“Wenn das Knie schmerzt – was nun?” (Kur dhemb gjuri – çfarë duhet bërë?).

Seminari kishte për qëllim të ofronte një pasqyrë të qartë mbi natyrën e dhimbjeve të gjurit, shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së tyre, si edhe trajtimet operative që aplikojmë në institucionin tonë shëndetësor. Gjithashtu, gjatë ligjërimit u prezantuan shembuj praktikë dhe këshilla të dobishme për parandalimin e këtyre dhimbjeve.

Interesimi i publikut ishte i madh dhe pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me informacionin e marrë, duke e vlerësuar seminarin si të dobishëm dhe të qartë.

Qasja e lehtë në informacione për pacientët është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj, ne mbetemi gjithmonë në gatishmëri që çdo informatë të paraqitet sa më qartë dhe sa më lehtë e kuptueshme për pacientët tanë.

Dr. Arzen A. Balidemaj

27/09/2025

Vetëm një ditë pas operacionit minimal-invaziv të zëvendësimit të kërdhokullës së djathtë (vendosje e protezes), pacienti tashmë është ngritur në këmbë dhe ecën edhe pa ndihmën e patericave.
Ky është një shembull i përparimit të metodave moderne kirurgjikale – më pak dhimbje, rikuperim më i shpejtë dhe kthim më i lehtë në jetën e përditshme.
Falë teknikave të reja, pacientët tanë përfitojnë më shumë cilësi jete në një kohë shumë të shkurtër.

Dr. Arzen Balidemaj

20/06/2025

Artroskopia e kyçit të këmbës

Osteokondroza disekante (OD) e Talusit është një sëmundje e rrallë e kyçit të këmbës, por shpesh me prognozë jo të mirë. Në këtë rast dëmtohen kërci dhe indi kockor poshtë tij.
Simptomat më të shpeshta janë dhimbja dhe enjtja, veçanërisht gjatë ecjes.
Falë trajtimit modern, minimal invaziv përmes Artroskopisë, arrihen rezultate afatgjata shumë të mira.

https://pejanefokus.net/2025/06/08/doktori-pejan-frymezim-per-mjeket-e-rinj-shqiptare-ne-majat-e-mjekesise-gjermane/?fbc...
09/06/2025

https://pejanefokus.net/2025/06/08/doktori-pejan-frymezim-per-mjeket-e-rinj-shqiptare-ne-majat-e-mjekesise-gjermane/?fbclid=IwQ0xDSwKz53BjbGNrArPnZGV4dG4DYWVtAjExAAEelIjRJe0s3wbMQdtyRv3sbZv7VNeXKaRoOXCnfIQGkDwv5IPw2NjNL40uLms_aem_kICPIx2BwjnOGb___fCrig

Frymëzim për mjekët e rinj shqiptarë: Dr. Arzen Balidemaj – në rrugëtimin në majat e mjekësisë gjermane, vjen me një tjetër sukses. Pas një ekspertize fantastike në mjekësinë gjermane, duke shënuar një rekord mbresëlënës – në shtetin më të fuqishëm evropian – prej mbi 1...

29/05/2025

Trajtim minimal invaziv – përmes artroskopisë i fraktures avulsive të ligamentit të kryqëzuar të përparëm

17/12/2023

Stabilizimi i Patelles (kapakut te gjurit) tek pacientja 16 vjeçare e cila vuante nga dhimbjet dhe luxationi i Patelles (dalja e kapakut nga vendi) për shumë vite.

22/09/2023

Rikonstruimi i Ligamentit te kryqezuar te perparem te gjurit (ACL)

Ramp LesionRamp Lesion përkufizohet si çarje vertikale e lidhjes menisko-kapsulare të bririt posterior (të pasëm) të men...
10/05/2023

Ramp Lesion

Ramp Lesion përkufizohet si çarje vertikale e lidhjes menisko-kapsulare të bririt posterior (të pasëm) të meniskut medial.
Si rast, nuk haset shumë shpesh, andaj trajtimi i këtij problemi mund të jetë sfidë për mjekun ortoped!

Ramp Lesion zakonisht vjen si shkak i një mekanizmi të lëndimit që në mjekësi njihet si „Pivot Shift“, mekanizëm i cili më së shpeshti shkakton edhe rupturë të ligamentit kryqezor te përparëm (ACL).
Identifikimi i tij mund të jetë i vështirë në shumicën e rasteve duke pasur parasysh lokacionin e fshehtë të këtij lëndimi.
Pacienti në fjalë (sportist aktiv, 22 vjeç) vjen në klinikë pas një lëndimi gjatë një ndeshjeje të futbollit. Pas ekzaminimeve klinike, në MRI (Rezonancë Magnetike) arrijmë në konkluzion që pacientit i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në nyjën e gjurit përmes artroskopisë dhe të bëhet qepja e meniskut.

Pas operimit të suksesshëm pacientit i rekomandohet rekuperimi përmes terapisë fizikale dhe pritet në një të ardhme të afërt rikthimi i tij në fushën e blertë të futbollit.

Dr. Arzen A. Balidemaj
Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë
Orthopädie Bad Hersfeld

Operacioni minimal invaziv i nyjes se Gjurit, qepja e Meniskut te demtuar permes Artroskopise kerkon pervoje, perqendrim...
14/03/2023

Operacioni minimal invaziv i nyjes se Gjurit, qepja e Meniskut te demtuar permes Artroskopise kerkon pervoje, perqendrim, saktesi...
Rutine ditore 😊

Proteza anatomike vs inverze e krahutTek rastet me ndryshime të përparuara degjenerative të nyjes së krahut që percillen...
20/10/2022

Proteza anatomike vs inverze e krahut

Tek rastet me ndryshime të përparuara degjenerative të nyjes së krahut që percillen me dhimbje dhe kufizim të levizjes, trajtimi bëhet përmes vendosjes së Endoprotezes së krahut.
Varësisht prej gjendjes së manzhetes rotatore (muskujve dhe tendinave të thella të nyjes) vendoset proteza anatomike ose inverze e krahut.
• Manzheta e shëndoshë > protezë anatomike
• Manzheta e dëmtuar > protezë inverze

Adresse

Am Hopfengarten 16
Bad Hersfeld
36251

Öffnungszeiten

Montag 07:00 - 15:30
Dienstag 07:00 - 15:30
Mittwoch 07:00 - 15:30
Donnerstag 07:00 - 15:30
Freitag 07:00 - 15:30

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dr. Arzen A. Balidemaj erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Praxis Kontaktieren

Nachricht an Dr. Arzen A. Balidemaj senden:

Teilen

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Kategorie