physio.ls

physio.ls Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von physio.ls, Medizin und Gesundheit, Dortmund.

16/01/2023


Dry needling eshte nje metode terapeutike e cila stimulon muskujt skeletor duke bërë të mundur prekjen e pikave kontrakt...
12/12/2022

Dry needling eshte nje metode terapeutike e cila stimulon muskujt skeletor duke bërë të mundur prekjen e pikave kontraktuese miofasciale te cilat këto janë pika dhimbjesh të muskulit tuaj.Duke realizuar prekjen e ketyre pikave bën që muskuli te lirohet nga kontraktimet muskulare si rrjedhojë duke sjell përmirësimin e lëvizshmërisë artikulare por gjithashtu duke larguar dhimbjet.
Si pjesë e një plani më të madh trajtimi,ne po përdorim dry needling për t'u përpjekur të çlirojmë tensionin e muskujve dhe të përmirësojë dhimbjen.

Skolioza është një gjendje që shkakton lakimin e shpinës nga e majta  ose në të djathtë.  Shikuar nga prapa, skolioza e ...
17/10/2022

Skolioza është një gjendje që shkakton lakimin e shpinës nga e majta ose në të djathtë. Shikuar nga prapa, skolioza e devijon shpinën tuaj si në formë C ose S. Ndërsa avancon, skolioza bën që trupi juaj të anohet në njërën anë.
Simptomat e skoliozës:
Simptomat ndryshojnë në varësi të shkallës së skoliozës. Simptomat e zakonshme të lidhura me skoliozën përfshijnë:
një shpatull është më e lartë se tjetra
vithe të pabarabarta
një shpinë e rrotulluar përpara
probleme me frymëmarrjen për shkak të zvogëlimit të zonës në gjoks që mushkëritë të zgjerohen
dhimbje shpine

Shumica e pacientëve me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose dhimbje në këmbë do të përfitojnë shumë nga ushtrimet...
16/09/2022

Shumica e pacientëve me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose dhimbje në këmbë do të përfitojnë shumë nga ushtrimet e streching te hamstringve për të lehtsuar dhimbjet.Këto dhimbje mund të shkaktohen nga flektorët  e këmbëve ose muskujt  gluteal kjo e bën legenin që të devijohet përpara, duke shtuar tendosje në kërthizë, nga përdorimi i tepruar gjatë aktiviteteve intensive si futbolli, madje edhe nga qëndrimi ulur shumë në karrige.
Nëse keni hamstringët e shkurtuar, mund të ndjeni ngurtësi, dhimbje ose djegie në pjesën e pasme të kofshës. Provoni këto ushtrime zgjatjesh për të ndihmuar në përmirësimin e fleksibilitetit të përgjithshëm të hamstringve dhe lehtësimin ose parandalimin e shtrëngimit të kofshës.
Ka një sërë ushtrimesh dhe stretching që mund të bëni për t'ju ndihmuar të mbani të lirshëm muskujt tuaj.Është një ide e mirë të ngrohni muskujt përpara se të bëni stretching.

Sindromi i tunelit karpal Sindromi i tunelit karpal është një gjëndje e zakonshme sidomos tek njërzit që punojnë në zyrë...
03/09/2022

Sindromi i tunelit karpal

Sindromi i tunelit karpal është një gjëndje e zakonshme sidomos tek njërzit që punojnë në zyrë , e cila shkakton mpirje, ndjesi mizërimesh dhe dhimbje në dorë dhe parakrah.Gjendja ndodh kur një nga nervat kryesorë të dorës Nervi median komprimohet në kyçin e dorës.
Në shumicën e pacientëve, sindromi i tunelit karpal përkeqësohet me kalimin e kohës.Nëse nuk trajtohet për një kohë të gjatë, mund të çojë në mosfunksionim të përhershëm të dorës, duke përfshirë humbjen e ndjeshmërisë në gishta dhe dobësi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të diagnostikoni dhe trajtoni menjëherë sindromën e tunelit karpal. Simptomat e hershme shpesh mund të lehtësohen me masa të thjeshta si:

• Mbajtja e një tutori
• Ushtrime për të lehtsuar nervin median
• Shmangia e disa aktiviteteve që përkeqësojnë simptomat tuaja
• Një injeksion steroid në tunelin karpal
• Nëse presioni mbi nervin tuaj vazhdon dhe avancon i cili te con në dëmtim nervor dhe përkeqësim të simptomave.Për të parandaluar dëmtimin e përhershëm, për disa pacientë mund të rekomandohet një operacion për të hequr presionin nga nervi median.

Çfarë është një disk i dëmtuar?Shtylla juaj kurrizore përbëhet nga një seri kockash (rruaza) të vendosura njëra mbi tjet...
18/01/2022

Çfarë është një disk i dëmtuar?
Shtylla juaj kurrizore përbëhet nga një seri kockash (rruaza) të vendosura njëra mbi tjetrën. Nga lart poshtë, kolona përfshin shtatë kocka në pjesën e qafës, 12 në pjesën e kraharorit dhe pesë në pjesën e mesit, e ndjekur nga sakrum dhe coccyx në bazë. Këto kocka(rruaza) amortizojnë goditjet nga aktivitetet e përditshme si ecja, ngritja e peshave,lëvizjet rrotulluese etj..
Secili disk ka dy pjesë: një pjesë të brendshme xhelatinoze dhe një unazë të jashtme .Lëndimi ose dobësia mund të bëjnë që pjesa e brendshme e diskut të dalë jashtë unazës së jashtme. Ky është i njohur si një disk i hernizuar. Kjo shkakton dhimbje dhe parehati.Nëse disku i dalë iu ngjesh një nga nervat kurrizor, mund të përjetoni mpirje dhe dhimbje përgjatë nervit të prekur. Në raste të rënda, mund të keni nevojë për operacion e diskut të dëmtuar.

21/10/2021

Dhimbja e gjurit është një ankesë e zakonshme tek të rriturit dhe më së shpeshti shoqërohet me kufizim të përgjithshëm n...
19/10/2021

Dhimbja e gjurit është një ankesë e zakonshme tek të rriturit dhe më së shpeshti shoqërohet me kufizim të përgjithshëm nga aktivitetet e përditshme si ecja, qëndrimi në këmbë dhe aktivitete të tjera të ndryshme.Atletët që vrapojnë ose luajnë sporte të ndryshme  kanë probabilitet të përjetojnë dhimbje dhe probleme tek gjuri.Por nëse dhimbja në artikulacionin e gjurit e një individi shkaktohet nga plakja ose dëmtimi, mund të jetë një shqetësim edhe më seriozë në disa rrethana.
🤔Cfarë duhet të dini?
Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes në artikulacionin e gjurit lidhen me plakjen, dëmtimin ose stresin e përsëritur në nyjen e gjurit.
Problemet e zakonshme të gjurit përfshijnë :
-Rupturat ligamentare të gjurit .Një ligament ose muskul i rupturuar ose i tendosur i gjurit zakonisht shkaktohet nga një goditje në artikulacion ose një kthesë e papritur e gjurit. Simptomat shpesh përfshijnë dhimbje, ënjtje dhe vështirësi në ecje.
- Menisk i rupturuar, trauma në artikulacionin e gjurit  mund të dëmtojnë menisqet (që veprojnë si amortizues dhe gjithashtu rrisin stabilitetin).
- Tendiniti ,inflamacioni i tendinave mund të rezultojë nga përdorimi i tepërt i një tendini gjatë aktiviteteve të caktuara siç janë vrapimi, kërcimi ose çiklizmi. 
- Artoza është lloji më i zakonshëm i problemeve që prek gjurin. Artorza është një proces degjenerues ku kërci në nyje gradualisht fillon konsumohet.Shpesh prek individët e moshës së mesme dhe të moshuar.

16/10/2021

Adresse

Dortmund

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von physio.ls erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram