Dr. Sabah Sh. Fetahu

Dr. Sabah Sh. Fetahu Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Dr. Sabah Sh. Fetahu, Hhh, Troisdorf.

23/05/2022

JAVA E VETËDIJESIMIT PËR SKLEROZËN MULTIPLE

ÇKA ËSHTË SKLEROZA MULTIPLE

Skleroza multiple është një sëmundje inflamatore dhe demielinizuese e trurit dhe e palcës së kurrizit në të cilën mendohet se një përgjigje e lindur apo e nxitur më pas imunologjike shkakton dëmtimin e mbështjellësit kryesisht proteinik të qelizave nervore - mielinës - duke i hapur rrugë manifestimit të shumë simptomave të ndryshme. Është një sëmundje kronike e cila nuk ka shërim definitiv, por nga ana tjetër është fusha neurologjike në të cilën ka më së shumti përparime në drejtim të mbajtjes nën kontroll të sëmundjes dhe shmangies së përkeqësimit të saj.

Sëmundja paraqitet zakonisht në moshën ndërmjet 20-40 vjeçare, rrallë më herët apo më vonë. Nuk ekziston një simptomë e veçantë apo specifike për sëmundjen, por ato janë të shumëllojshme dhe përputhen edhe me ato që manifestohen nga dëmtimet e tjera. Simptomat më të shpeshta janë:

- humbja apo dobësimi i të parit zakonisht në njërin sy

- mpirja e cila mund të jetë e lokalizuar në fytyrë dhe gjymtyrë në kombinime të ndryshme

- dobësimi i fuqisë muskulore në njërën anë të trupit, në të dy këmbët apo në kombinime të tjera

- çrregullimi i koordinimit në duar, çrregullimi i drejtpeshimit apo i të ecurit, apo paaftësia e të ecurit

- humbja e kontrollit të urinimit apo urinimi i shpeshtë

- lodhja jospecifike

Të gjitha këto simptoma mund të paraqiten ndaras apo në kombinim me njëra-tjetrën, disa mund të përsëriten apo të mos manifestohen fare gjatë ecurisë së sëmundjes.

Ecuria e sëmundjes në rreth 85% të rasteve është me paraqitje të kohëpaskohshme të simptomave, në forma, shpërndarje dhe intensitet të ndryshëm, në kohëzgjatje të ndryshme, e cila shoqërohet me përmirësimin e tyre spontan apo të ndihmuar me terapi dhe periudha të qeta ndërmjet shfaqjes së mëpastajme të sërishme të ankesave. Kjo ecuri njihet si forma "relapsing-remitting" dhe është forma e cila ka në dispozicion një numër të madh medikamentesh.

Forma "primare progresive" e sëmundjes haset në pjesën e mbetur të pacientëve dhe nënkupton manifestimin e simptomave të cilat përkeësohen gradualisht, nuk ka përmirësime të ndërmjetme dhe ky përkeqësim eventualisht çon deri te invaliditeti. Vetëm në vitet e fundit në treg kanë dalë barna të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e keqësimit të sëmundjes.

Nëse pas periudhës fillestare të sulmeve dhe përmirësimeve, pason faza në të cilën sulmet dhe simptomat që i sjellin ato nuk tejkalohen dhe shtohen me kalimin e kohës duke çuar po ashtu në invaliditet më të shprehur, atëherë themi se pacienti ka hyrë në fazën "sekondare progresive". Në saje të pranisë së barnave efikase që personin e mbajnë në fazën fillestare, numri i pacientëve që hyjnë në këtë fazë shkon duke u pakësuar. Megjithatë rreth 50% sish ende progredojnë në fazën sekondare progresive.

Mjeti kryesor diagnostikues i sëmundjes është rezonanca magnetike e cila na ndihmon në identifikimin e lezioneve karakteristike trunore dhe palcore që quhen "pllaka demielinizuese". Lezionet e MS-it kanë formë, shpërndarje, pamje dhe lokalizim karakteristik, që tok me simptomat e shenjat klinike dhe vlerësimet ndihmëse, na ndihmojnë në diagnostikimin e saktë të gjendjes.

Përveç imazherisë radiologjike, punksioni lumbal dhe analizimi i lëngut trunoshpinor në drejtim të prodhimit të IgG intratekale është një metodë ndihmëse e dobishme në përforcimin e diagnozës.

Janë dy shtylla të trajtimit të sklerozës multiple:

- trajtimi i sulmit të sëmundjes bëhet me dozë të lartë kortikosteroidesh - zakonisht për 5 ditë rresht pacientët trajtohen me 1 gram metilprednizolon, i cili regjim pasohet me kombinim kortikosteroidesh intravenoze dhe orale, varësisht nga intensiteti i sulmit dhe reagimi në terapi

- sulmet trajtohen më rrallë me plazmaferezë apo me imunoglobulina, nëse dështon reagimi në kortikoterapi apo kemi të bëjmë me raste agresive të demielinizimit qendror siç janë ADEM, forma Balo e MS-it etj.

- thelbi i trajtimit të sëmundjes konsiston në terapinë imunomodulatore e cila nënkupton marrjen e rregullt të terapisë me qëllim të parandalimit të sulmeve të reja dhe parandalimit të progresionit të sëmundjes

Që prej viteve 1990 kur për herë të parë në treg kanë dalë imunomodulatorët, në 30 vitet më pas fusha ka arritur zhvillim të jashtëzakonshëm dhe tani numërohen gati 20 barna imunomodulatore për trajtimin e sklerozës multiple. Barnat që përdoren për trajtimin e sëmundjes janë: interferonët (beta-1a, beta-1b, peginterferon beta-1a), glatiramer acetati, fingolimodi, siponimodi, ozanimodi, natalizumabi, alemtuzumabi, ocrelizumabi, ofatumumabi, mitoksantroni, teriflunomidi, dimetil fumarati, kladribina, monometil fumarati.

Që prej vitit 2020, në Kosovë është zgjeruar lista e barnave në dispozicion dhe tanimë në saje të punës së Njësisë së MS në kuadër të Klinikës së Neurologjisë, të gjithë pacientët në gjendje për të marrë terapi, janë futur në të. Më detajisht në shkrimet e kësaj jave.

11/05/2022
27/12/2021
30/09/2021

Motra për vëlla, lë kokën. Vëllau për motrën, shkatërron botën.

😅
11/09/2021

😅

Fabrika e akullit!Një punëtor i frigoriferit të peshkut ... , ndërsa bënte punën e tij , mbylli pa dashje portën e frigo...
07/09/2021

Fabrika e akullit!

Një punëtor i frigoriferit të peshkut ... , ndërsa bënte punën e tij , mbylli pa dashje portën e frigoriferit kur ishte vetë brenda. Filloi të thërrasë për ndihmë , por puna kishte mbaruar dhe nuk kishte mbetur askush atje pranë . E kuptoi që do të vdiste i ngrirë brenda në frigorifer , kur pa pritur , roja i fabrikës hapi portën dhe e shpëtoi nga vdekja e sigurtë.

Drejtori i fabrikës e pyeti rojen : " Si të shkoi mendja që në frigorifer ishte dikush që s'kishte dalë ende ?"

Roja u përgjegj : " Asnjë , përveç atij , nuk më përshëndet. Çdo ditë më pyet se si jam . Në mbarim të punës nuk e dëgjova e as nuk e pashë , por isha i sigurtë që ishte brenda në fabrikë , prandaj e kërkova dhe e gjeta."

Një fjalë e mirë i shpëtoi jetën këtij punëtori.

Ji i sjellshëm dhe i ëmbël , sepse sjellja e mirë ndikon shumë në mendjen e zemrën e njerëzve. Ajo shkrin akullin dhe hap dyert e hekurta dhe mund të të shpëtojë edhe jetën !!

E.Z.

E nderuar familje Selaci dhe Hasani!Vdekja e Libertës sot ka bërë me dhimbje të madhe një qytet dhe më gjerë!I gjithë ky...
04/09/2021

E nderuar familje Selaci dhe Hasani!

Vdekja e Libertës sot ka bërë me dhimbje të madhe një qytet dhe më gjerë!

I gjithë ky pikllim tregon se ajo i takonte një qyteti e besa dhe më gjerë të cilët besonin në artin dhe mjeshtrinë e punës së saj!

Dhasht Zoti të ju j*p forcën ta përballoni këtë dhimbje e në këtë dhimbje jemi të gjithë me ju!

Puna dhe aftësitë e saja që i kemi parë e do t'i shohim akoma nga fotografitë e kujtesës do të mbesin të paharruara!

Zoti e bekoftë me xhehnet Liberten juve familjarë e miq ju dhasht forcë ta kaloni këtë dhimbje të madhe!

SM

"Rrugës për një jetë më të mirë" - Fotografia prekëse e babait afgan. 😔
29/08/2021

"Rrugës për një jetë më të mirë" - Fotografia prekëse e babait afgan. 😔

Edhe tek kafshët gjindet portreti familjar ❤️☺️
06/08/2021

Edhe tek kafshët gjindet portreti familjar ❤️☺️

Adresse

Hhh
Troisdorf

Öffnungszeiten

Montag 08:00 - 12:00
14:30 - 17:30
Dienstag 08:00 - 12:00
15:30 - 18:00
Mittwoch 08:00 - 12:00
Donnerstag 08:00 - 12:00
14:30 - 18:00
Freitag 08:00 - 12:00

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dr. Sabah Sh. Fetahu erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram