Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung

Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung, Wirges.

Psychologische Beraterin & Coach
• Unternehmerin
• Zertifizierte Ausbildung in Psychologischer Beratung & Coaching am Institut für Lernsysteme Hamburg
• Anerkannte Gesundheits- und Krankenpflegerin (Deutschland)
• Studium der Psychologie (Slowakei)

02/12/2025

Adoleshenca e vonshme! Kur burri hyn në klimaks, burrëria vihet në sprovë. Jo rrallë kritikohem se po mbështes vetëm gruan në zhvillimin e saj jetësor. E kur, në kuadër të profesionit, i kushtohem edhe burrit, atëherë kritikohem edhe më shumë. Dhe e dini nga kush? Nga vetë burrat.

Por unë prapë po të pyes: a ke dëgjuar ndonjëherë për klimaksin e burrit? Sigurisht që jo, sepse burrat, si “gjini superiore”, nuk kanë kohë për “cikërrima” si gratë. Por ja që cikërrimat nuk e harrojnë as burrin, as në vitet e tij më të mira, as në vitet më të vështira.

Kjo periudhë quhet andropauzë, apo ndryshe “menopauza mashkullore”. Por ndryshe nga menopauza e gruas, andropauza nuk është një moment i prerë ku hormonet “fikën” papritur. Te burrat, bëhet fjalë për një proces të ngadaltë dhe shumë individual që fillon diku midis moshës 40 deri në 50 vjeç dhe shpesh kalon edhe të 50-at.

Te burrat, testosteroni, hormoni kryesor mashkullor, fillon të ulet ngadalë pas moshës 40-50 vjeç. Kjo ulje ndodh gradualisht, nuk çon në zero si te gratë dhe shumë burra mbeten fertilë edhe në moshë të avancuar. Ndryshe nga gratë, tek burri nuk kemi një fikje të menjëhershme të funksionit riprodhues, por një ndryshim të ngadaltë hormonal.

Proceset biologjike nuk e harrojnë askënd, madje as burrin. Kur ai fillon ta ndiejë andropauzën, mund të shfaqen lodhje, mungesë energjie, shtim në peshë, rënie e masës muskulore, gjumë jo i qetë, nervozizëm, rënie e vetëbesimit dhe ajo që shpesh e godet më shumë: ulje e dëshirës seksuale dhe vështirësi me ereksionin.

Por këto nuk burojnë vetëm nga hormonet. Në këtë periudhë jetësore, kur secili e vëren se më shumë kohë ka kaluar sesa ka mbetur përpara, lindin pyetje si: kam arritur çfarë doja në jetë apo kam jetuar vetëm për të tjerët? Një kaos i brendshëm, veçanërisht te burri shqiptar, që mendon jo vetëm për familjen e ngushtë, por për gjithë farefisin. Ky presion psikik shpesh bëhet shkak i sëmundjeve të civilizimit: ankth, mbipeshë, diabet, tension i lartë, çrregullime metabolike.

Testosteroni është çelësi, por receptorët janë dryni. Kur stresi, mungesa e qetësisë shpirtërore dhe vetërespektit “fikin” këta receptorë, as testosteroni nuk mund ta bëjë më punën e vet siç duhet.

Në këtë moshë, shumë burra përballen me vështirësi në ereksion. Për disa, kjo përjetohet si fundi i burrërisë. Por shkaqet mund të jenë psikike, si stresi, rutina, presioni, mungesa e kreativitetit në marrëdhënie, ose organike, për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut. Shumë burra blejnë barna për potencë pa kontroll mjekësor, por para çdo ilaçi duhet bërë një kontroll tek mjeku i familjes apo kardiologu.

Edhe pse ilaçet mund të ndihmojnë përkohësisht, shkaqet e brendshme duhen trajtuar me kujdes. Sekreti nuk është në ilaç, por në uljen e presionit të performancës, në pranimin e vetes dhe në kujdesin për trupin e shpirtin.

Andropauza nuk është fundi i burrërisë, por një ftesë për ndryshim. Jo një sëmundje, por një fazë natyrore e jetës, ku trupi dhe mendja kërkojnë një ekuilibër të ri. Me një stil jete më të shëndetshëm, më shumë dashuri e kujdes për veten, me mbështetje mjekësore kur duhet dhe me dialog të sinqertë me veten e me partneren, kjo periudhë mund të bëhet fillimi i një pjekurie të re.

Sepse burrëria e vërtetë nuk matet me forcë fizike, por me urtësi, vetëdije dhe dashuri për veten dhe për jetën.

20/11/2025

Sot mbusha 50 vjeç.

Gjysmë shekulli jetë…
dhe prapë ndiej sikur sapo po filloj ta kuptoj vërtet jetën.

Kam shpresuar se në këtë moshë do të kisha fituar të paktën urtësinë, qetësinë dhe mençurinë,
por ndiej të kundërtën.
Sa më shumë jetoj, aq më shumë kuptoj se nuk di gjithçka…
por ndiej më thellë gjithçka.

Si vajza e madhe e familjes, vajza e parë e fisit që më lejuan të shkollohem,
studentja e parë e familjes në Sllovaki, nusja e madhe ,
në sytë e të gjithëve duhej të isha shembull: e urtë, e moralshme, e drejtë, e fortë ,thjesht pa gabime.

Ajo që, në kërkim të dashurisë, ka duruar, sakrifikuar dhe heshtur,
vetëm që të tjerët të jenë mirë.
Por edhe ajo kokëforta, që nuk ka besuar kurrë në bindjet dhe këshillat e të tjerëve,
kur më thoshin: “Nuk është e lehtë. Nuk mundesh.”

Unë prapë vazhdova të besoj ,
në yllin tim polar, të cilin nuk e kam humbur kurrë nga radari im jetësor.

Sot, në këtë ditë, një gjë e di me siguri:
në jetë mund të arrihet çdo gjë,
nëse beson në vetvete ,me dashuri dhe me mirësi.

Kam mësuar se forca nuk formohet nga rehatia,
por nga dhimbja ,dhe nga ajo që në shpirt je.

Dhe për këtë ,për çdo hap, çdo lot e çdo përvojë ,
jam thellësisht mirënjohëse Zotit, vetes,
dhe të gjithë atyre që më edukuan, më injoruan, më lënduan, më dashuruan.
Nga të gjithë JU u formova UNË — kjo që jam sot.

16/11/2025

Duhet të jesh e dobët, por jo shumë e dobët. Sepse nuk je më 20-vjeçare! Je trashur që kur ke hyrë në menopauzë, po mos harro se bash tash duhet të qëndrosh në formë, se burrat e dinë vetë si janë. Duhet të punosh, të bëhesh e pavarur, por kur fiton para, mos u rrit mendje, sepse nuk i ke sjellë nga shtëpia e babait. Duhet të arrish diçka, se të ka shkuar shkolla mirë. Fillon e eksploron.

Edhe burrë, edhe karrierë, nuk shkon, ndëgjon! Duhet të dish si të sillesh me burrin, të mos e lësh të të shkelë; sapo fillon t’i mbrosh të drejtat e tua, atëherë quhesh feministe. Duhet të jesh tërheqëse për burrin tënd, por jo aq e bukur sa të të biesh në sy të të tjerëve.

Nuk është “IN” të plakësh me 50 vjet, sepse sot ka shumë mundësi dhe kushtet i ke. Fillon më intensivisht të kujdesesh për veten. Po shtyhesh me rejat e vajzat e tua. Mos u trego e fortë, se nuk je burrë ,e tregon butësinë tënde dhe nuk kërkon shumë, ndoshta veç një ledhatim. Je bërë si fëmijë! Fillon t’i pranosh të gjitha, se kështu qenka; megjithatë, prapë krejt ti fajet i ke.

Kjo është shumë e vështirë dhe kontradiktore për një grua! A thua, kush po na përcakton sot dinjitetin, vlerat, normat dhe ç’do të thotë të jesh dhe të mbetesh, në botën e mundësive, një GRUA (e mirë)?

12/11/2025

Si njerëz, krejt i kemi n’vete disa qoshe të fshehta, kujtime e plagë që s’ia kemi kallxu kurrkujt, po që prapë jetojnë aty, thellë n’ndërdije. Mos u turpëro kur trauma del papritmas n’sipërfaqe.

Kjo nuk është dobësi, është thirrje për shërim. Se shërimi nis pikërisht atëherë kur guxon me e emërtu edhe me e pranu qatë që t’ka lëndu.

Intervistën e plotë me Prof. As. Dr. Fitim Uka, psikolog dhe psikoterapeut, mund ta ndiqni në YouTube. Ja vlen sidomos për ne që kemi adoleshentë në shtëpi.

08/11/2025

Na e kanë thënë të parët tanë:
Askush në këtë botë s’i ka krejt.
Atëherë s’e kuptonim,
tash e përjetojmë vetë:
sa arrin diçka, veç ke humbur shumëçka.
Mirëpo, përderisa ke frymën,
ke edhe zgjedhjen për veten dhe jetën.
Parajsë apo ferr?
Është zgjedhje,jo gjithmonë problem.
Të dish apo të kesh?
Çfarë zgjedh të jesh?
Veç ego apo edhe shpirt?
Kush të udhëheq drejt dashurisë?

TI VENDOS — në secilën situatë dhe në çdo moshë!

25/10/2025

Gjenerata e parë shqiptare në diasporë është vlerë në vete, falë tyre, ne sot dimë kush jemi dhe nga vijmë.

Mirënjohja më e madhe ndaj tyre është që ne për nipër dhe mbesa vizionin ta vazhdojmë dhe asimilimin ta parandalojmë.

Kjo është atdhedashuria më e madhe që ne sot për vendin tonë mund të kontribojmë!

20/10/2025

Në historinë e popullit tonë ka shumë dhimbje, e njëra ndër më të mëdhatë, besoj, është diaspora.
Është një plagë shekullore, një mall që nuk shuhet kurrë.

Edhe unë, si bijë e kësaj dhimbjeje, pata nderin të ndaj disa copëza shpirti e jete si mërgimtare në valët e RTI-së, e ftuar nga kolegia ime e çmuar, Vlera Bokshi Ukmata, të cilën e falënderoj me gjithë zemër.

Nëse një mbrëmje vjeshte gjeni pak kohë, me një çaj të ngrohtë në dorë, ju ftoj ta dëgjoni këtë bashkëbisedim që nuk janë vetëm fjalë, por ēshtē zëri i një malli të përbashkët ,zëri i mërgimtarit: https://youtu.be/kGhakyH60bA?si=uFl1NUrWc_morS8X

18/10/2025

Gjatë një dekade pune në onkologji, pata fatin të jem pranë shumë njerëzve që luftonin me kancerin. Një gjë që më mbeti gjithmonë në mendje ishte rrëfimi i tyre se, para diagnozës, e kishin ndjerë se diçka nuk ishte në rregull me trupin e tyre. Ishte një ndjesi e brendshme, një zë i heshtur që shpesh u injorua. Trupi ynë është i mençur, ai gjithmonë na jep sinjale ,por na takon neve t’i dëgjojmë dhe t’i marrim seriozisht. Kujdesi për veten nuk është vetëm përgjatë Tetorit Rozë, por një zgjedhje e përditshme për të mbrojtur jetën.

10/10/2025

10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor !

Sot është një impuls i rëndësishëm kundër stigmatizimit të shëndetit mendor, por 364 ditët e tjera, si shoqëri, na duhen vetëdijesim dhe veprim të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Mjaft heshte për dhimbjen që ke brenda. Shprehu ,se vetëm atëherë i ndihmon vetes dhe të tjerëve!

04/10/2025

Një proverb i vjetër afrikan thotë: Kur largohet nga kjo botë një i/e moshuar, është sikur të digjet një bibliotekë. Ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm se sa shumë biblioteka të gjalla kemi secili prej nesh nëpër shtëpitë tona. Sa mendje brilante digjen e vdesin për së gjalli në shoqërinë tonë, vetëm pse i përkasin moshës së tretë. Gjyshërit dhe gjyshet janë pjesë e këtyre bibliotekave të gjalla ,rrënjët e padukshme që mbajnë trungun e familjes, duart që na kanë rritur dhe drita që na ndriçon kujtimet.

01/10/2025

Vetëm 15 minuta lëvizje në ditë kanë një ndikim të madh si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor. Sipas shkencës, jetëgjatësia mund të rritet me 14%, ndërsa rreziku për sëmundje zvogëlohet.

Vrapi apo ecja e rregullt në natyrë përmirëson gjendjen shpirtërore, ul stresin dhe nxit lirimin e hormoneve të lumturisë si endorfinat.

Fenomeni “Feeling-better” përshkruan ndjenjën pozitive që lind gjatë aktivitetit fizik dhe që zgjat disa orë.

Aktiviteti fizik i rregullt po ashtu ul simptomat e menopauzës (valët e nxehta, pagjumësinë, luhatjet e humorit), mbron shëndetin e kockave dhe përmirëson mirëqenien mendore.

Ai ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit dhe ankthit, qetëson sistemin nervor dhe zvogëlon ndjenjat e frikës dhe pasigurisë, duke rritur vetëbesimin.

Këtë nuk e thotë vetëm shkenca ,por e kam vërtetuar edhe vetë 🙏

23/09/2025

Ndoshta formula e prindërimit të shëndoshë është: dashuri pa kufij, por kufij të vendosur me mirëkuptim dhe dashuri.

Intervistën e plotë me Prof. Dr. Fitim Uka e gjeni në YouTube .
Ja vlen të dëgjohet!

Adresse

Wirges
56422

Telefon

+4915233630773

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram