19/01/2018
Dhimbja e pjesës së poshtme të shpines përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme, e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur që ndihet në pjesën e poshtme të shpines. Ajo ështe e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi.
Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshme, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti {osteoartriti}, infeksionet spinale {osteomielitis}, tumoret spinale dhe frakturat vertebrale.
Pothuajse të gjithë ne do të përjetojnë dhimbje shpine në një periudhe të jetës sonë. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për kohëshkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e shpines mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.
Shtylla kurrizore formohet nga 5 segmente:
i qafës formuar nga 7 vertebra (rruaza)
i kraharorit formuar nga 12 vertebra rruaza të lidhura te brinjëtshtylla kurrizore
i kryqeve formuar nga 5 vertebra
i kërbishtes formuar nga 5 vertebra (rruaza që te të rriturit janë të salduara ndërnjet tyre)
i kockës së bishtit formuara nga 4 deri në 6 rruaza të salduara ndërmjet tyre
Shtylla kurrizore mbron palcën kurrizore dhe merr pjesë në pjesën më të madhe të lëvizjeve të trupit.
E parë nga anash, shtylla kurrizore paraqet disa harkime, të quajtura harkime fiziologjike: lordoza cervikale, kifoza torakale dhe lordoza lumbare. Gjendje të ndryshme patologjike mund ti deformojnë këto harkime. Shtylla kurrizore shfaq 4 përkulje që kanë funksion të rrisin elasticitetin e shtyllës kurrizore.
Përderisa kemi edhe këto probleme si:
Lordozë qafore
(shtrëmbërim i shtyllës kurrizore);
Kifozë (gungë) kurrizore;
Lordozë e mesit;
Kifozë gungë e kërbishtit
Simptomat
Dhimbja e shpines ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo mund të jetë e shurdhër, ose të ndjehen si ngërç .
Lloji i dhimbjes që keni do të varet nga shkaku themelor i dhimbjeve të shpines.
Tek shumica e njerëzve do të gjeni se mbështetja ose shtrirja do të përmirësojë dhimbjet e shpines, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje shpine mund të përjetojnë disa nga këto:dhimbja e shpines
Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë.
Dhimbja eshpines mund të përkeqsohet me përkuljen apo ngritjen (peshash).
Të ulurit mund të përkeqësojë dhimbjen.
Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhimbjen.
Dhimbja e mesit vjen dhe shkon, dhe shpesh ndjek një kurs me ngritje dhe rënie me ditë të mira dhe ditë të këqija.
Dhimbja mund të përhapet nga mesi në vithe në zonë e jashtme të kofshës , por jo poshtë në këmbë.
Iskiatikalgjia (apo nervi shiatik) është e zakonshme në një hernie diskale. Kjo përfshin vithet dhe dhimbjen në këmbë, dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit shiatik, pa dhimbje mesi.
Fizioterapia
Dhimbja e shpines mund të japi kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtimi fizioterapeutik të kombinuara bashkë në shumicen e rasteve lehtësojnë dhimbjet dhe bëhet një tajtim i duhur për problemin që keni.
Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazh, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrimet e zgjatjes, forcimimit dhe manipulimit te unazave per nje korigjim te tyre, po ashtu edhe ushtrimet kardiovaskulare mund te jene te perfshira ne program. Ushtrimet e shpines për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes