Dr.Besim Memedi

  • Home
  • Dr.Besim Memedi

Dr.Besim Memedi Mjeksi PhD Dr. Besim Memedi ka lindur më 08.01.1975 në fsh.Debresh të Gosivarit. Në vitin 2011 ishte kandidat i mundshëm për Deputet të R.Maqedonisë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme profesionale mjekësore në ,, Nikolla Shtejn,, Tetovë në vitin 1994. Në vitin 2002 në Universitetin e Trakisë, mbaron studimet në fakultetin e Mjekësis me titull Master i Mjekësis së Përgjithshme. Pas mbarimit të praktikës në Spitalin e Gostivarit, në vitin 2003 u punësua në Dispanzerin për Fëmijë pranë këtij Spitali. Si mjek i praktikës së përgjithshme punoi 6 vite, kurse 1 vit në Institutin për Tbc dhe Mushkëri në Klinikën e Shkupit. Në vitin 2009 emërohet si përgjegjës i shkollës së mesme të Mjekësis në Gostivar dhe këtë post e ushtroi deri në vitin 2013. Në shtator të vitit 2009 filloi edhe studimet pas-diplomike si doktorant, pranë Universitetit shtetëror të Mjekësis në Sofje. Tema e doktoraturës ka qenë “ Kërkimet Farmakologjike për rolin e Citokineve dhe Stresit Oksidativ në mekanizmat e Obezitetit dhe paraDiabetit “ Pas 4 vitesh kërkime shkencore dhe eksperimenteve të shumta (te 183 minjë të bardhë – Wistar) arriti **Për here të parë të jep të dhëna të reja mjekësore për ndikimin e dëmshëm të vajit të palmës, duke konstatuar se përdorimi i VAZHDUESHËM i produkteve ushqimore me përbërje nga vaji i palmës mund të shkakton Obezitet dhe gjendje paradiabetike e cila dërgon pacientin drejt Diabet-it ** Kurse temën e doktoraturës e mbrojti me 15.01.2014, para komisionit 5 anëtarësh nën udhëheqjen e Prof.Dr. Nadka Bojaxhieva ku Dr.Besimi mori titullin PhD – Doktor i shkencave mjekësore. Deri tash është autor i 25 punimeve shkencore si në revista kombëtare ashtu edhe në revista shkencore ndërkombëtare. Ka marë pjesë në shumë Kongrese, ku vlen të theksohet si pjesmarës aktiv në Kongresin mjekësor për sëmundjen e Diabetit më 03-05 Dhjetor.2015, në Cirih të Zvicrës.

17/07/2023

Po ndaj me ju, disa diagnoza,,terma specifik,,që i kam hasur gjatë leximit të sistemit Gastro-Intestinal :

- Ezofagusi Jackhammer
- Barret ezofagusi
- Infeksioni me Trypanosoma Cruzi (sëmundja Chagas)
- Sindromi Zollinger-Ellison
- Sindromi Crigler Najjar
- Sindromi Gilbert
- Sindromi Budd-Chiari
- Morbus Wilson
- Fanconi sindrom etj..etj.

14/11/2021

Diabetes Mellitus (Sëmundja e Sheqerit).

14.Nëntori - është dita botërore e Diabetit, e cila është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting i cili së bashku me Charles Best,dy shkenctarët kanadezë arritēn të izolojnë nga Pankreasi i qenit Insulinën - e cila ndryshoi dhe shpētoi jetën e Diabetikëve në mbarë botën.

DIABETI - paraqet çregullim të metabolizmit të karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave, e cila paraqet deficit absolut ose relativ të insulinës me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

Klasifikimi i gjendjeve hiperglikemike

A. Diabetes Mellitus
1. Diabetes Mellitus tip 1 - paraqitet tek personat deri 35 vjet. Shkaktohet për arsye të shkatërrimit total të qelizave B nga provesi autoimun i cili është gjenetikisht i predispozuar.
2. Diabetes Mellitus tip 2 - paraqitja e këti tipi të diabetit është pas 40 vjetëve (më shpesh në moshën 60 vjeçare) dhe këtu bëjn pjesë 90% nga të gjitha rastet e Diabetit. Arsyeja e saktë nuk dihet por rol të rëndēsishëm ka trashigimia.
3. Diabetes Mellitus sekondar - i shoqëruar me sëmundje të ndryshme të pankreasit,sëmundje endokrine, barna,shkatërrimi i receptorëve për insulin, çregullime gjenetike etj.
4. Diabetes Mellitus i shtatzanisë paraqitet gjatë shtatzanisë (nuk ka egzistuar para shtatzanisë).

B. Toleranca e shkatërruar ndaj glukozës - pas ngrënies paraqitet hiperglikemi.

C. Glikemia e rritur në uri - ekziston rritje e glukozës në gjak gjatë urisë,përderisa pas ngrënies është normale.

Shenjat klnikie më të shpeshta janë:
Poliuria - urimini i shpeshtë.
Polidipsia - etja e rritur.
Lëkurë dhe mukozë e thatë - goja dhe gjuha e thatë.
Polifagia - oreksi i rritur.
Ulje e peshës trupore.
Dobësi e përgjithshme dhe plogështi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësis - Diabeti prek reth 5% të popullsis së botës dhe numri i të sëmurve është vazhdimisht në rritje duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Sot në botë numërohen 366 milion Diabetikë kurse suppzohet se deri në vitin 2030 numri do të arrin deri 520 milion Diabetikë /apo 6,3% e popullsis së botës.
Diabeti shkakton 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga Diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rritet deri 50 %.
Në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz me diabet dhe çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqet që lidhen me Diabetin.

Diabeti është sëmundje kronike që nuk shērohet, por nëse kontrollohet mirë dhe ndëgjohen këshillat mjekësore - mund të bëhet një jetë normale.

Pregaditi
Prof.Dr.Besim Memedi

I nderuar popull, nga përvoja që kam me eksperimentet shkencore dhe hulumtimet e substancave farmakologjike, e ndjej obl...
20/04/2020

I nderuar popull, nga përvoja që kam me eksperimentet shkencore dhe hulumtimet e substancave farmakologjike, e ndjej obligim moral që të ju nformoj se: për Zbulimin e barnave/vaksinave duhet të kalon një kohë me sa vijon:

Së pari fillon eksperimenti te kafshët, konkretisht te minjët e bardhë të llojit Wistar (e cila mund te zgjas 21-28 ditë ose pak me shumë), në qoft se pas kësaj kohe ka Rezultate pozitive ateher fillohet me hulumtimin e barit, që duhet të kalojn 2 Etapa
I - ETAPAT PARAKLINIKE - gërthejn në vete 4 faza dhe te te gjitha fazat eksperimenti kryesisht realizohet te kafshët të ndarë të grupe normale dhe grupe studiuese. Kjo Etapë mund të zgjas disa muaj, në qoft se ka rezultate konkrete atëher vazhdohet me:
Ii - ETAPAT KLINIKE - kryesisht bëhen te një grup i vogël njerëzish të sëmur dhe një grup me te madh pacientësh të sëmurë nga një sëmundje e caktuar.
Deklarimi i Helsinkit (1975), e pranuar nga Ansambleja Botërore në Tokio, qart deklaron:
• Normat etike dhe detyrat e mjekëve
• Futjen e analizave klinike për prodhimet e reja farmaceutike
• Të drejtat e pacientit pjesmarës në hulumtime të tilla. Edhe Etapa Klinike i ka 4 faza:
Faza e Parë (Hulumtimi pilot) - kjo realizohet te grupi i njerëzve të shëndosh kryesisht 12-15 vullnetar.
Faza e Dytë (faza humane II) studim i vogël klinik, gjatë kësaj faze bëhet analiza randomizuese e barit potencial ndaj reth 150-500 të sëmurve nga një sëmundje e caktuar.
Faza e Tretë - analizohen analizat klinike më të zgjeruara. Për këtë qëllim nevojiten reth 1500 të sëmur. Kjo fazë si zakonisht kryhet si studim multicentrik (shumë qendra) në kuadër të një udhëheqësie.
Faza e Katërt - qellimi i studim-zbulimit është që të testohen numër më i madh i te sëmurve p.sh gjatë mjekimit të një sëmundje të rrallë.
Hulumtimi dhe ndjekja e kësaj faze zgjat shumë kohë edhe atë shumë vite !
Në bazë të tekstit të mësipërm me fakte të literaturës shkencore nga dega e Farmakologjis dhe Toksikologjisë, mund të konstatojm se zbulimi i një substancë farmakologjike ose eventualisht Vaksinë - kerkon një periudhë kohore prej disa viteve (në kushte normale 5-10 vjet), por për shkak Pandemisë ndoshta në kohën më të shpejt mund të zbulohet përafërsisht 12-18 muaj !!??

- duke patur parasysh se OBSH-ja ka shpallur Pandemi për Coronavirusin, shpresoj që qendrat botërore laboratorike - zbuluese do ta shkurtojn kohën e nevojshme për zbulim të Vaksinës.
Deri sa të zbulohet Vaksina AntiCovid 19, uroj që të gjithë ti përmbahemi këshillave që na ofrojnë Institucionet Shëndetësore dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësis).

Prandaj, rekomandoj që:
** Të rrini në shtëpi për të mirën tuaj dhe familjes suaj !
** Kur shkoni në punë ose në sh*tore - mbani DISTANCË minimum mbi 1 - 2 m !
** Frika le te jetë Motiv për KUJDES serioz, por pa Panik !

Me respektin më të madh për shëndetin tuaj
Besim Memedi MD, PhD

17/04/2020

Këshilla për përdorimin e maskave në kontekst të Covid -19
nga: Organizata Botërore e Shëndetësis

HYRJE
Ki dokument këshillues për përdorimin e maskave në shoqëri, gjatë kujdesit shtëpiak dhe në institucionet shendetësore në regjionet ku ka raste të regjistruar me Covid -19. Dokumenti është i dedikur për të gjithë personat në shoqëri, profesionistët e drejtimeve mjeksore publike dhe drejtimeve për prevencion dhe kontroll të infeksioneve, menaxheret e shëndetësis dhe puntorët shëndetësor.
Informacionet e deritashme sugjerojnë se 2 rrugët kryesore për transmetimin e Covid-19 janë ajo nëpërmes kontaktit dhe pikave respiratore.Pikat respiratore formohen kur personi i infektuar kollitet ose teshtit. Cdo person që është në kontakt të afërt (largësi deri 1m) me ndonjë që ka simptome respiratore (kollitje.teshtitje) ka rezik të jetë i ekspozuar në pikat respiratore potenciale infektuese. Pikat, gjithashtu mund të bien në hapësirat ku virusi mund të qëndroj dhe në atë mënyrë, personi i infektuar për reth mund të shërbej si burim i infekcionit (transmetimit nepërmes kontaktit)
Organizata Botërore e Shëndetësis i grumbulloj raportet për transmetimin e virusit Covid -19 dhe dha një sqarim të shkurtër për faktet e infeksioneve me simptoma, para-simptomave dhe asimptomatikëve (më detajisht janë dhënë në OBSH Covid-19 Sitrep79).

Faktet rrjedhëse tregojnë në atë se Sëmundjen më shpesh e përçojn rastet simptomatike të vertetuar laboratorikisht. Periudha e Inkubacionit të Covid 19, është koha në mes kontaktit me virusin dhe dhe paraqitjen e simptomave, mesatarisht është 5-6 ditë por mund të zgjas deri 14 dite. Gjatë kësaj periudhe, e njohur edhe si periudha ,,para-simptomatike,, disa njerëz të infektuar mund të jenë të infektuar dhe me atë përcjellin virusin të tjerve. Në numër të vogël të raporteve të transmetuara para-simptomatike është dokumentuar nëpërmes analizave të zgjeruara të kontakteve dhe ndjekjes detaje të grupeve nga rastet e vërtetuar. Ki tip i transmetimit është i përkrahur edhe me të dhënat te cilat tregojnë për to se disa njerëz mund të kenë teste pozitive për COVID-19 gjatë 1-3 ditëve para se me u paraqit simptomat.

Ashtu, mundet që njerëzit të infektuar me COVID-19 ta përcjellin virusin para se me u paraqit simptomet. Në raport me transmetim para-simptomatike është me rëndësi të theksohet se është i nevojshëm virusi të shperndahet nepërmes pikave infektuese ose nepërmes prekjes së hapësirave të infektuara. OBSH - ja regullisht i ndjek të gjitha faktet në lidhje me këtë temë kritike dhe të azhuron rekomandime ku do të fitojnë më shumë informacione.

Në këtë dokument, maskat medicinale janë definuar si maska kirurgjikale ose procedurale, me ose pa palosje (disa janë në formë kupe) dhe ata janë fiksuar në kokën me lidhëse. Maskat testohen në një set me metodat standardizuese për testimin (ASTM F2100, EN 14683, ose ekuivalent) për të cilat ata duhet të kishin siguruar një shkallë të mirë të filtrimit, frymemarje adekuate dhe opsionale, rezistenca ndaj depërtimit të lëngut. Ki dokument nuk fokusohet në respiratorët. Udhëzimet për përdorimin e respiratorve mund të gjindet në udhëzimet për dhënjen e mbrojtjes shendetësore të rasteve të dyshimta me COVID-19.

Mbajtja e maskave medicinale është njëra nga masat preventive me të cilën mundet të kufizohet shpërndarja e disa sëmundjeve respiratore virusale, mes të cilave edhe COVID-19. Megjithatë, përdorimi i maskës vet për vete nuk është e mjaftueshme për të siguruar nivel adekuat të mbrojtjes dhe prandaj duhet të meren edhe masa tjera. Pa dallim se a përdoren maska ose jo, permbajtje maksimale ndaj masave për higjienën e duarve dhe masat tjera kanë rëndësi kyqe për parandalimin e trasmetimit të COVID-19 nga njeriu në njeri.

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësis)
Prill.2020

28/05/2019

Dobitë shëndetësore fizike dhe psiqike nga AGJËRIMI.

Dobitë fizike:
AGJËRIMI është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Agjërimi ndihmon në eliminimin e helmeve (toksinave) nga trupi.
AGJËRIMI i jep pushim sistemit tretës - organet digjestive pushojn. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup dhe zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme.
AGJËRIMI - ndihmon të redukton Shtypjen e lartë të gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës, njëkosisht kemi zvoglim të hormoneve adrenalin dhe noradrenalin. Metabolizmi është i limituar dhe dobia nga kjo është ulja e presionit të gjakut.
AGJËRIMI - rrit imunitetin. Kur organizmi është me regjim higjieno dietetik (ngrënja me orar) mund të rris imunitetin, për shkak se ndodh eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave yndyrore.
Para disa viteve disa dietolog kanë kritikuar agjërimin - por sipas ZBULIMIT më të RI thuhet se në trupin e njeriut gjatë Agjërimit fillon prodhimi i qelizavetë të reja të bardha të gjakut (Leukocitet), të cilat i luftojn infeksionet.
AGJËRIMI - e ulë sheqerin (glukozën) në gjakë. Kjo ndodh për shkak se rritet zbërthimi i glukozës që trupi të ketë energji, redukton insulinën dhe kjo sjell pushim për Pankreasin.

Në vitin 1994 në Kongresin e parë ndërkombëtar mbi "Shëndetin dhe Ramazanin" në Kazablanka, janë paraqitur 50 studime për etikën medicinale të agjërimit. Ndërkohë ishin vënë re se Agjërimi nuk e dëmton aspak Shëndetin. Në anën tjetër, Pacientët që vuajn nga sëmundje të rënda si :
-Sumundja e arterieve të zemrës.
-Diabeti i shkallës së I.
-Gurët në veshka
-Sëmundjet psiqike etj. Nuk u lejohet të Agjërojn.

Përveç dobive shëndetsiore fizike, Agjërimi sjell edhe dobi psikologjike.

Dobitë psiqike
Pas 3 ditëve të para agjëruesi fillon të ndjej gjendje paqeje dhe qetësie.
Kjo qetēsi psikologjike ndoshta lidhet me një stabilizim më të mirë të glukozës gjatë Agjërimit, pasi që hiperglicemia e më shumë hipoglicemia e përkeqëson sjelljen.
Gjatë Agjërimit acarimet personale bien në minimum.
Agjërimi është një vepër e veçantë adhurimi vetëm në mes njerëzve dhe Zotit, dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja e ndjenjës së qetēsis maksimale shpirtërore.

Për të përshkruar dobitë shëndetësore të Agjërimit nuk do mjaftonte as një libër voluminoz..

Me respekt
Besim Memedi

27/01/2019

Shpresat e Shkencës !! Caktimi i Zotit.

Dy shkenctarët që kanë zbuluar si të luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të trupit - kanë fitur çmimin Nobël të vitit 2018 për Fiziologji (degë e Mjekësis).
Puna, nga profesor James P Allison nga SHBA dhe profesor Tasuko Honjo nga Japonia ka sjell trajtime për kancerin e lëkurës "Pika e kontrollit të imunitetit ka revolucionarizuar trajtimin e kancerit“ tha: Akademia Suedeze e çmimit
Ekspertët thonë se kjo është provuar dhe ka rezultate “jashtëzakonisht efektive“.
Profesorët Allison dhe Honjo kanë marur çmimin Nobel prej 870 mijë eurosh.
Deri sa pranonte çmimin Tasuko Honjo u tha gazetarëve “Unë dua të vazhdoj studimet e mia kështu që kjo terapi do të shpëtoj shumë pacientë me kancer“.
Profesori Allison tha: Është një privilegj i madh emocional për të takuar pacientët e kancerit të cilët janë trajtuar me sukses.Ata janë dëshmi e gjallë e fuqisë së shkencës bazë,ndjekja e thirrjes sonë për të mësuar dhe për të kuptuar se si funksionojnë gjërat.

Pregaditi:
Besim Memedi MD, PhD

21/12/2018

Kuriozitete Mjekësore

TRUPI I NJERIUT - është njė univers i të njohurave dhe të panjohurave

Ka aq shumë kuriozitete mbi trupin e njeriut sa që nëse do ti mësonim të gjitha - papritur do të ndiheshim të huaj me veten :

1. Nevoja për gjumë
Gjumi është shumë i rëndësishėm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por në qoft se qëndroni 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë...

2. Humbja e lëkurës
Çdo vitë njerëzit humbin 0,3 metra pjesë të lëkurës..supozohet se në moshën 70 vjeçare njeriu humb 2 metra lëkur !

3. Gjaku
Gjaku është një prej elementeve bazë të jetës dhe përshkruan një rrugë 90 km në ditë.

4.Shpejtësia e përshtymës
Studiuesit kanë përllogaritur dhe është regjistruar se ajo mund të jetë 160 km në orë

5. Sasia e djersës
Gjatë gjithë jetës njeriu prodhon aq djersë sa për të mbushur 2 pishina me madhësi mesatare.Supozohet se mesatarisht një njeri gjatë gjithë jetës prodhon 25 mij litra djersë.

6. Gërhitja
Në moshën 60 vjeçare, reth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave kanë prirje për të gërhatur , mirpo jo të gjithë kanë gërhitje të zhurmshme. Tingulli normal i gërhitjes është 60 decibelë, gërhitja që arin 80-85 decibelë paraqet katastrof për veshin e njeriut tjetër që ndëgjon gërhitjen

7. Flokët dhe ngjyra
Mesatarisht nė kokën e njeriut gjenden 100 mijë folikula të flokut - ku secila ėshtë e aftë të prodhojë 20 fije floku për gjatë gjithë jetës së një njeriu. Bjondët kanë mesatarisht 146 mijë, ata me ngjyrë të errët floku kanë 100 mijë folikula dhe më pakë dikund 86 mij folikula kanë ata me ngjyrë të kuqe.

8. Nuhatja
Njeriu gjatë gjithë jetës ka aftësi të mbajë mend 50 mijë lloj erërash

9.Thonjët
Thonjët e duarve rriten më shpejtë se gishtat e këmbëve sepse janë më shumë të ekspozuar. Gjithashtu supozohet se thonjët rriten më shpejt te dora me të cilën shkruajm.

10.Bakteriet
E pa besueshme, por për çdo centimëtër katror të lëkurës një individ ka afërsisht 32 milion bakterie. Mirpo, nuk është tmeruese pasi një numër i madh i bakterieve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

Pregaditi:
Besim Memedi

29/09/2018

Ajri i ndotur : një faktor plus që mund të shkaktoj Diabetin

Sipas disa hulumtimeve nga shkenctarët e Uashingtonit - ajri i ndotur rrit rrezikun e paraqitjes së Diabetit.
Studiuesit besojnê se ndotja e ajrit kontribon në proceset inflamatore në trup dhe çon në një rënie të prodhimit të Insulinês. Sipas rezultateve të reja, ajri i ndotur kontribon në 3.2 milionë raste tê reja të Diabetit në vit, kjo është 14 % e tê gjitha rasteve tê diabetit që shfaqen çdo vit.
Ndryshe 420 milion njerëz vuajnë nga Diabeti në gjithë botën (të paraqitura).

13/12/2017

Vitamina B3 - Nikotinamida

Zbulimet tregojn se dozat e mëdha me vitamina B3 në masë të madhe forcojn aftësin e sistemit imun për ti luftuar bakteriet!

Në fakt, nikotinamida e njohir edhe si vitamina B3 nxit sistemin mbrojtês të organizmit për të krijuar antitruptha, të cilët janë të aftë për ti shkatruar bakteriet që u rezistojn antibiotikëve.
Doza e lartë e vitaminës B3 forcon sekretimin e proteinës neutrofilin (protein kjo që gjendet ne sistemin imun).
Tash më është e vêrtetuar se doza e vitamies B3 nuk mund te konsumohet permes ushqimit, por lajmi i mirë është që përdorimi i vitamines B3 ka filluar të përdoret edhe në terapi të tjera!

Përgaditi:
Besim Memedi

Si udhëheqës të një pjesë të Kongresit  ndërkombtarë, për nder të 100-vjetorit të themelimit të Univesitetit Shtetëror t...
10/12/2017

Si udhëheqës të një pjesë të Kongresit ndërkombtarë, për nder të 100-vjetorit të themelimit të Univesitetit Shtetëror të Mjekësis - Sofje.

Address

Gostivar
1234

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Besim Memedi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram