PZU OMEGA Medica

PZU OMEGA Medica Ambullantë e përgjithshme dhe specialistike

05/03/2025

Vemendje per shendetin tuaj respirator. Mendoni se kolla, bllokimi i hundes, rrjedhja e hundëve, skuqa e syve apo vështirësia në frymëmarrje që ju shqetësojnë prej kohësh mund të jetë një alergji?
Nuk keni përse të dyshoni, kur mund të diagnostikoni alergjitë përmes paketës sonë, e cila aktualisht është PROMOCIONALE.

Kjo konsultë gjatë të cilës vendoset te realizohet alergo testi kutan per pacinet që ken indikacion, dhe spirometria.

/alergologe

Kemi kenaqesin qe te ndajm lajmin qe kete jave Dr Shkurta Memishi mbrojti me sukses SPECIALIZIMIN pran katedres se Mjeks...
09/12/2023

Kemi kenaqesin qe te ndajm lajmin qe kete jave Dr Shkurta Memishi mbrojti me sukses SPECIALIZIMIN pran katedres se Mjeksis Familjare ne Fakultetin e Mjeksis - Univerziteti Shen Kiri dhe Metodi Shkup.

Çfarë është Spirometria dhe kur duhet kryer ky ekzaminim.Spirometria është një test mjekësor që mat volumin e ajrit që n...
15/06/2023

Çfarë është Spirometria dhe kur duhet kryer ky ekzaminim.

Spirometria është një test mjekësor që mat volumin e ajrit që një person thith (inhalon) ose nxjerr (ekspiron) në varēsi tẽ kohës, apo mat raportin sipas të cilit ky volum ajri
ndryshon në funksion të kohěs.
Spirometria ashtu si dhe shumë ekzaminime të tjera vlerëson shëndetin në pērgjithësi, por ajo nuk mjafton dhe duhet plotësuar me ekzaminime të tjera në varësi të
shqetësimeve që paraqet pacienti për të përcaktuar një diagnozë.

Psh në rastin e një pacienti me simptoma si në , te shprehur, ne gjoks të shpeshta e nazal është e indikuar jo vetëm kryerja e apo provave funksionale respiratore, por dhe e testeve kutane apo testeve për alergenët inhalatorë.
Pra spirometria rekomandohet në të gjitha ato raste kur kērkohet të përcaktohet diagnoza apo natyra e patologjisë, për të
kērkuar apo përcaktuar ndikimin e sëmundjes mbi funksionin pulmonar, për të vlerësuar personat që janë të ekspozuar ndaj faktorëve që favorizojně zhvillimin e sëmundjeve pulmonare, psh. tek duhanixhinjtë apo në
persona të tjerë që janë të ekspozuar ndaj substancave tê dëmshme.
Gjithashtu spirometria mund të kērkohet si
ekzaminim fizik rutinë, apo mund të vlerësojë rrezikun para një operacioni.
Spirometria mund të vlerësojë funksionin
pulmonar edhe pas një ndërhyrjeje kirurgjikale apo mund të vlerësojë dhe prognozën e saj p.sh. pas një transplanti
pulmonar. Përmes provës funksionale respiratore mund të vlerësohet gjëndja shëndetësore e një pacienti para se ai
të ndērmarrë një efort apo të kryejë aktivitete të forta fizike.
Tek pacientët e diagnostikuar me astma bronkiale spirometria është e indikuar pēr të vlerësuar efektin e terapisë dhe për të pērcaktuar vazhdimin e mētejshëm të terapis apo ndryshimin e saj.
Për të kryer spirometrinë dhe vlerësuar reversibilitetin ndaj bronkodilatatoreve rekomandohet që pacienti të mos ketë
përdorur 4-8 orë para ekzaminimit bronkodilatatorë me kohë të shkurtër veprimi (salbutamol, albuterol, etj.).

Ndērsa bronkodilatatorët me kohë të gjatë veprimi (formeterol fumarate, salmeterol, etj.) është e rekomanduar të mos pěrdoren gjatë 24 orëve te fundit, per të mos ndikuar në provë. Në çdo rast është mirë që më
parë të konsultoheni me mjekun tuaj 48 orë para kryerjes së ekzaminimit

Pērsa i përket moshës, në të cilën testi mund të kryhet spirometria Shoqatat Europiane ERS (Europian Respiratory Society) dhe ajo Amerikane (American Thoracic Society)
rekomandojnë se mund të realizohet nga shumica e fēmijëve të moshës 6 vjeçare, por mund të kryhet në disa raste të indikuara dhe në femijë me moshë mě tě mê te vogël se parashkollore.

 ,   e  ,  -fyti,   etj.Shpëtosh nga alergjitë e stinës duke u  , per te identifikuar  Por çfarë ndodh me trupin gjatë k...
13/05/2023

, e , -fyti, etj.

Shpëtosh nga alergjitë e stinës duke u , per te identifikuar

Por çfarë ndodh me trupin gjatë kësaj periudhe dhe përse bëhemi kaq problematikë nga alergjia?
Stina e pranverës është gjithmonë e shoqëruar me shpërthimin e alergjive. Çelja e bimëve,shperndarja e poleneve dhe ndryshimi i temperaturave krijojnë një atmosferë aspak miqësore për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë e stinës.

Gjatë procesit të frymëmarrjes, polenat e bimëve futen në organizmin e njerëzve. Sistemi imunitar i individit vlerëson polenin apo organizmin që hyn dhe e klasifikon si ‘armik’ të tij dhe këtu fillon një ‘luftë’ qe quhet alergji. Efektet e kësaj ‘lufte’ janë zakonisht simptomat e alergjisë si teshtimat, kruajtja e syve, djegje fyti, hundë etj.
Nëse kemi një gjendje më të acaruar, mund të shoqërohet me e inflamim kronik te e deri në .

Ne fillim duhet - identifikim dhe pastaj trajtim.

22/03/2023

llojet e dhe disa ekzaminuese mjekesore cfar ju largon nga agjerimi dhe cfar jo!

A e prishin agjërimin injeksionet dhe ilaçet?
1. Ajo që e prish agjërimin, sipas argumenteve, është kur ushqimi futet në brendësi të trupin në stomak dhe jo nga një pjesë tjetër të trupit.
2. Avulli i astmës, nuk e prish agjërimin në mendimin më të saktë.
3. Kokrrat që vihen poshtë gjuhës për të mjekuar krizat e zemrës, thithen në mënyrë direkte dhe nuk e prishin agjërimin.
4. Thënia më e saktë është se vetëm lënda ushqyese që futet në brendësi të trupit e prish agjërimin, kurse ajo që nuk është ushqyese nuk e prish.
5. Mendimi më i drejtë është se vëzhgimi që bëhet me aparate në stomak (sondë) nuk e prish agjërimin.
6. Pikat që lëshohen në hundë, nuk e prishin agjërimin.
7. Oksigjeni që merret përmes aparateve të ndryshme nuk e prish agjërimin.
8. Avulli që merret me gojë nuk e prish agjërimin.
9. Nëse narkoza përdoret për të gjithë trupin, kur i sëmuri e humb vetëdijen, agjërimi prishet, por nëse narkoza është vetëm për një pjesë të trupit, pra mpirje e pjesshme, nuk e prish atë.
10. Pikat që lëshohen në vesh nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrijnë në brendësi të trupit.
11. Gjithashtu pikat që lëshohen në sy nuk e prishin agjërimin, sipas mendimit më të saktë të shumicës së dijetarëve.
12. Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve.
13. Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin.
14. Vajrat, kremrat dhe ngjitëset që përdoren për mjekim, nuk e prishin agjërimin.
15. Vëzhguesi (laparaskopi) i barkut nuk e prish agjërimin.
16. Pastruesi veshkave, zakonisht shoqërohet me lëndë ushqyese dhe sheqerna, prandaj e prish agjërimin.
17. Pastrimi i vaginës, vëzhgimi me aparte, e të tjera si këto nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrin në stomak dhe nuk ndonjë shkak që ta prishë atë.
18. Injeksioni në rrugë a***e nëse përmabn lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin.
19. Supostet që jepen në rrugë a***e nuk e prishin agjërimin.
20. Vëzhgimi i rrugëve a***e me aparate nuk e prish agjërimin.
21. Vëzhgimi i fshikëzës, futja e ndonjë ilaçi brenda saj ose një lëndë që ndihmon në qartësimin e rrezeve, nuk e prish agjërimin.
22. Dhurimi i gjakut, në mendimin më të saktë të dijetarëve nuk e prish agjërimin.
23. Dhënia e gjakut për ananliza nuk e prish agjërimin.

22/03/2023

Agjërimi gjatë Ramazanit është obligim për çdo besimtar mysliman të rritur. Gjatë kësaj periudhe nuk përdoret ushqim dhe ujë gjatë gjithë ditës, ndërsa përdoret ushqim në sasi të shtuar para lindjes dhe pas perëndimit të diellit.
Nëse vuani nga sëmundje që ndikohen negativisht nga agjërimi, sipas Kuranit, ju përjashtoheni nga agjërimi. Diabeti mund të futet në këtë kategori sëmundjesh, por nëse ju nuk e pranoni këtë mundësi dhe vendosni të mbani Ramazan duhet të keni parasysh disa këshilla.
Para fillimit të agjërimit duhet të bëni një vlerësim të gjendjes tuaj fizike duke bërë ekzaminimet përkatëse mbi bazën e të cilave të vlerësohet aftësia për të agjëruar ose jo. Principet e dietës duhet të zbatohen në çdo rast. Është e zakonshme në shumë komunitete myslimane që gjatë prishjes së agjërimit të konsumohen sasi të mëdha ushqimesh të fërguara dhe ushqime të pasura me karbohidrate. Duhet t’i ndaloni këto ushqime ose t’i përdorni në sasi të vogël, sa për t’i provuar.
Në rastin e diabetit Tip 2 (i të rriturve), parrezikshmëria e agjërimit është e provuar qartë. Nëse jeni në trajtim me insulinë apo sulfanilure (glibenclamid, daonil,maninil, amaryl) që shkaktojnë rënie të mundeshme të sheqerit (hypoglicemi), duhet të ndryshoni kohën e marrjes ose të modifikoni mjekimin. Preparatet e sulfaniluresë duhet t’i merrni vetëm në momentin e prishjes së agjërimit, në mbrëmje, në iftar dhe jo në syfyr. Ndërsa nëse përdorni metforminë duhet ta merrni atë bashkë më ushqimin aktual. Dozën e mëngjesit në iftar dhe një dozë më vogël para syfyrit. Nëse përdorni mjekim të kombinuar sulfanilure dhe metforminë, merrini të dy medikamentet në iftar dhe metforminën vetëm në syfyr.
Për sa u përket njerëzve me diabet Tip 1, ata këshillohen të mos agjërojnë për shkak të rënies së mundshme të sheqerit dhe të problemeve të kontrollit të diabetit. Megjithatë, kur kjo këshillë nuk zbatohet, për të siguruar një ekuilibër të diabetit gjatë agjërimit në rastin e diabetit Tip 1 të stabilizuar, skema ideale është insulinë me veprim të shpejtë para ngrënies dhe insulinë me veprim më të gjatë para gjumit. Kështu insulinë me veprim të shpejtë para syfyrit dhe insulinë me veprim të ndërmjetëm, pas iftarit, para rënies në gjumë. Kur nuk duam ta ndryshojmë regjimin me dy injeksione edhe gjatë Ramazanit, mund të bëhet në syfyr doza e zakonshme e darkës, por vetëm insulinë me veprim të shpejtë, pa e përzier me insulinë intermediare dhe insulinë me veprim të shpejtë + insulinë me veprim intermediar në iftar.
Të njëjtin regjim duhet të përdorin njerëzit me diabet Tip 2 që trajtohen me insulinë.
Duhet theksuar se kur agjërimi shkakton probleme serioze për shëndetin, ai duhet ndaluar me çdo kusht. Duhet të sillni në kujtesë Hadithi (thënien) e profetit Muhamed që në esencë thotë se “organizmi ka të drejtë mbi ju”.

Nuk duhet të agjërohet në asnjë rast:
• Në diabetin Tip 1 të pastabilizuar;
• Në diabetin e kontrolluar keq;
• Në diabetin me komplikime;
• Në ketoacidozë;
• Dhe gratë shtatzëna me diabet.

Largimi i likidit pleural para realizimit të çfardo ekzaminimi imazherik ne🫁 eshte i domosdoshem.
31/01/2023

Largimi i likidit pleural para realizimit të çfardo ekzaminimi imazherik ne🫁 eshte i domosdoshem.

24/01/2023

Nuk eshte cdoher detyra e Radiologut te gjeje pneumonite po shpeshtohen rastet ku RTG pulmoni rezulton negativ.
Sot ne bote nuk perdoret ne mas te gjere Rtg-grafia apo me keq CT (vecanti moshat pediatrike) per semundjet akute te mushkerive (virale, bakteriale), por perparesi ka e mushkerise sidomos per situatat akute
PNEUMONI TE DIAGNOSTIKUAR ME EKOGRAFI TE MUSHKERISE metod rutin ne organizaten tone shendetsore nga mjek Specialist i fushes.

31/12/2022
Takimi i fundevitit me me meritoret e suksesit tone, faliminderit per mbeshtetjen per gjithe ata qe shendetin e tyre na ...
29/12/2022

Takimi i fundevitit me me meritoret e suksesit tone, faliminderit per mbeshtetjen per gjithe ata qe shendetin e tyre na besuan neve gjat ketij viti.

Perkushtim dhe sherbime + ne vitin qe vjen per gjithe klientelen tane te shkelqyer.

Gezuar per te gjithe vitin e ri 2023 shendeti e mbaresia ju ndjekt me respekt stafi

Pas nje kohe te gjate mbeshtetje te nxenesve me  pjesen praktike ne ambullanten tone nga sot edhe oficialisht marveshtje...
23/12/2022

Pas nje kohe te gjate mbeshtetje te nxenesve me pjesen praktike ne ambullanten tone nga sot edhe oficialisht marveshtje/mbeshtetje ne edukimin e brezave te rij me "NIKOLlA SHTEJN" Tetove

Latife Murati - infermiere
23/12/2022

Latife Murati - infermiere

Address

Recic E Madhe
Tetovo
1219

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:00
Tuesday 08:00 - 22:00
Wednesday 08:00 - 22:00
Thursday 08:00 - 22:00
Friday 08:00 - 22:00
Saturday 08:00 - 22:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PZU OMEGA Medica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram