Qendra Psychalb

Qendra Psychalb Qendra për edukim, këshillim dhe psikologji 'PSYCHALB'- Tetovë.

AL/ Qendra për edukim dhe shërbime psikologjike 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛, ka për qëllim primar vetëdijësimin e shoqërisë për vlerën e shëndetit mental. Qendra 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 për të realizuar misionin e saj organizon ligjerata, seminare dhe trajnime të ndryshme me qëllim ndikimin pozitiv tek qytetarët e vendit, por edhe më gjerë. Qendra 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 është pjesë e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me organizata të tjera

dhe punon aktivisht në edukimin e gjeneratave të reja si dhe në arritjen e një gjendjeje më të shëndetshme qytetare. Qendra 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 ofron shërbime psikologjike dhe këshillime për të gjitha moshat nga psikolog të specializuar në disa qasje psikoterapeutike si: Gestalt terapi, Psikoterapi Pozitive - Transkulturore dhe EMI terapi. Përveç shërbimeve individuale realizohen programe grupore për zhvillim psiko-social (3-6 vjeç) dhe zhvillim të Inteligjencës emocionale (7-12 vjeç). MK/ Центар за едукација и психолошки услуги 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛, како примарна цел ја има свеста на општеството за вредноста на менталното здравје.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 центар за да ја реализира својата мисија организира предавања, семинари и различни обуки со цел позитивно влијание врз граѓаните во земјата и пошироко.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 центар е дел од различни проекти во соработка со други организации и активно работи на едукација на помладите генерации и постигнување подобро нивоо на граѓаните.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 центар нуди психолошки услуги и советување за сите возрасти од психолози специјализирани за неколку психотерапевтски пристапи како што се: Гешталт психотерапија, Позитивна - транскултурна психотерапија и ЕМИ терапија.
Покрај индивидуалните услуги, се спроведуваат групни програми за психо-социјален развој (3-6 години) и развој на емоционална интелигенција (7-12 години). TR/ Eğitim ve Psikolojik Hizmetler Merkezi 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛, öncelikli hedefi olarak toplumu ruh sağlığının değeri konusunda bilinçlendirmektir.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 Merkezi misyonunu gerçekleştirmek için, ülke vatandaşları ve ötesinde olumlu bir etki yaratmak için konferanslar, seminerler ve çeşitli eğitimler düzenlemektedir.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛, diğer kuruluşlarla işbirliği içinde çeşitli projelerin bir parçasıdır ve genç nesilleri eğitmek ve daha sağlıklı bir vatandaşlık statüsü elde etmek için aktif olarak çalışır.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 Merkezi, Gestalt terapisi, Pozitif - Transkültürel Psikoterapi ve EMI terapisi gibi çeşitli psikoterapötik yaklaşımlarda uzmanlaşmış psikologlar tarafından her yaş için psikolojik hizmetler ve danışmanlık sunmaktadır. Bireysel hizmetlerin yanı sıra psiko-sosyal gelişim (3-6 yaş) ve duygusal zeka gelişimi (7-12 yaş) için grup programları uygulanmaktadır. EN/ Center for Education and Psychological Services 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛, has as its primary goal the awareness of the society about the value of mental health. To realize its mission 𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 center, organizes lectures, seminars and various trainings in order to have a positive impact on the citizens of the country and beyond.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 center is part of various projects in cooperation with other organizations and actively works in educating the younger generations and achieving a healthier lifestyle of society.
𝐏𝐬𝐲𝐜𝐡𝐚𝐥𝐛 center offers psychological services and counseling for all ages by psychologists specializing in several psychotherapeutic approaches such as: Gestalt therapy, Positive - Transcultural Psychotherapy and EMI therapy. In addition to individual services, group programs are implemented for psycho-social development (3-6 years old) and development of Emotional Intelligence (7-12 years old).

🎓 Punëtori për orientim në karrierë me maturantët e Shkollës së Mesme “Mosha Pijade”Në vazhdën e aktiviteteve për mbësht...
27/04/2026

🎓 Punëtori për orientim në karrierë me maturantët e Shkollës së Mesme “Mosha Pijade”

Në vazhdën e aktiviteteve për mbështetjen e të rinjve, zhvilluam punëtori këshilluese me maturantët e Shkollës së Mesme “Mosha Pijade”, në kuadër të projektit për orientim në karrierë, i përkrahur nga Komuna e Tetovës.

Në këto punëtori nxënësit u angazhuan në sesione praktike dhe bashkëbisedime të hapura, ku eksploruan mundësitë për studime të mëtejshme dhe zhvillim profesional. Theksi u vendos në identifikimin e aftësive personale, interesave dhe vendimmarrjen e ndërgjegjshme për të ardhmen.

Punëtoritë janë pjesë e një serie aktivitetesh që synojnë të fuqizojnë maturantët në zgjedhjet e tyre.

Këshillim karriere me maturantët e Shkollës së Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”Realizuam me sukses cikël punëtorish me ...
15/04/2026

Këshillim karriere me maturantët e Shkollës së Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”

Realizuam me sukses cikël punëtorish me nxënësit e viteve të katërta të Shkollës së Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”, në kuadër të projektit “Këshillim karriere për maturantët”, i mbështetur nga Komuna e Tetovës.

Gjatë këtyre sesioneve, maturantët morën mbështetje profesionale dhe udhëzime praktike për të marrë vendime të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Përmes diskutimeve interaktive dhe aktiviteteve të ndryshme, ata patën mundësi të njohin më mirë interesat, aftësitë dhe qëllimet e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e një cikli më të gjerë punëtorish që po zhvillohen nëpër shkollat e mesme.

⏩️Ne do të vazhdojmë me këtë angazhim për të mbështetur maturantët në orientimin e tyre drejt zgjedhjeve të duhura dhe ndërtimin e një rruge të suksesshme profesionale.

14/04/2026

Këshillim karriere me maturantët e Shkollës së Mesme Ekonomike "8 Shtatori"✔️Realizuam me sukses cikël punëtorish me nxë...
11/04/2026

Këshillim karriere me maturantët e Shkollës së Mesme Ekonomike "8 Shtatori"

✔️Realizuam me sukses cikël punëtorish me nxënësit e viteve të katërta të shkollës së mesme ekonomike "8 Shtatori", në kuadër të projektit "Këshillim karriere për maturantët".

Gjatë këtyre sesioneve, maturantëve u është ofruar mbështetje profesionale dhe udhëzime praktike për të bërë zgjedhje të duhura në rrugën e tyre akademike dhe profesionale. Përmes diskutimeve interaktive dhe aktiviteteve që realizuam së bashku, ata patën mundësinë të reflektojnë mbi interesat, aftësitë dhe qëllimet e tyre për të ardhmen.

Ditët në vijim do të jemi me maturantët e shkollave tjera, në projektin i cili mbështetet nga Komuna e Tetovës.

ORIENTIM PROFESIONAL PËR MATURANTËT!Gjatë zbatimit të projektit "Këshillim Karriere për maturantët" nga Qendra Psychalb ...
10/04/2026

ORIENTIM PROFESIONAL PËR MATURANTËT!

Gjatë zbatimit të projektit "Këshillim Karriere për maturantët" nga Qendra Psychalb në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, do të realizohen punëtori interaktive me nxënësit e shkollave të mesme, në të cilat maturantët do të kenë mundësi të njohin interesat dhe aftësitë e veta, të eksplorojnë opsionet dhe të marrin mbështetje për përzgjedhjen e drejtimit.

Përmes këtij programi nxënësve do t’u mundësohet të ndjekin sesione individuale falas, në të cilat do të marrin mbështetje profesionale në rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes.

Punëtori pa pagesë, e dedikuar për maturantët, ku përmes aktiviteteve interaktive ata do të eksplorojnë interesat, aftës...
07/12/2025

Punëtori pa pagesë, e dedikuar për maturantët, ku përmes aktiviteteve interaktive ata do të eksplorojnë interesat, aftësitë dhe mundësitë e karrierës.

Punëtoria njëditore për të rinjtë mbi mirëqenien mendore, kishte qëllim t’i ndihmojë pjesëmarrësit të shkëputen nga ekra...
21/11/2025

Punëtoria njëditore për të rinjtë mbi mirëqenien mendore, kishte qëllim t’i ndihmojë pjesëmarrësit të shkëputen nga ekranet dhe të lidhen me veten përmes diskutimeve interaktive, aktiviteteve kreative dhe reflektimeve personale.

Gjatë punëtorisë, të rinjtë mësuan strategji për menaxhimin e stresit, rritjen e vetëdijes dhe forcimin e lidhjeve komunitare.

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Qendrës Psychalb me Young European Ambassadors, si pjesë e projektit Twin Mechanism, në Tetovë dhe Tiranë.

👉 Regjistrojeni fëmijën tuaj për t’i dhënë diçka jetësore: aftësinë për t’u ndier mirë me veten dhe me të tjerët.Punëtor...
11/11/2025

👉 Regjistrojeni fëmijën tuaj për t’i dhënë diçka jetësore: aftësinë për t’u ndier mirë me veten dhe me të tjerët.

Punëtoria ndihmon fëmijët 7–10 vjeç të njohin ndjenjat e tyre, të forcojnë vetëbesimin dhe të mësojnë si të mbështesin veten dhe miqtë.
Përmes lojës dhe krijimtarisë, ata zhvillojnë aftësi emocionale që i ndihmojnë të rriten me siguri dhe mirëkuptim.

A e ke ditur se në qendër të qytetit tënd ndodhet një hapësirë e sigurtë dhe e qetë, ku çdo bisedë mund të jetë fillimi ...
04/11/2025

A e ke ditur se në qendër të qytetit tënd ndodhet një hapësirë e sigurtë dhe e qetë, ku çdo bisedë mund të jetë fillimi i një ndryshimi të ri?

Mirë se vjen në Qendrën Psychalb — hapësirën e qartësisë, vetëdijes dhe kujdesit.

Sot në Qendrën “Psychalb” kishim kënaqësinë të mirëpresim për vizitë nxënësit e shkollës fillore “Yahya Kemal.”Gjatë tak...
20/10/2025

Sot në Qendrën “Psychalb” kishim kënaqësinë të mirëpresim për vizitë nxënësit e shkollës fillore “Yahya Kemal.”
Gjatë takimit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rolin e psikologut dhe rëndësinë e inteligjencës emocionale në jetën e përditshme.
Në kuadër të muajit të vetëdijësimit për ndalimin e bullizmit, theksi i diskutimeve dhe ushtrimeve përjetuese ishte tek identifikimi i emocioneve personale dhe zhvillimi i empatisë në marrëdhëniet me të tjerët.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, duke nxitur tek nxënësit reflektimin mbi mënyrat se si bullizmi mund të zëvendësohet me mirëkuptim, respekt dhe sjellje pozitive.
Falënderim i veçantë për psikologen e shkollës, stafin mbështetës dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës për energjinë, kuriozitetin dhe bashkëpunimin e tyre.

🌟 Aktivitetet me parashkollorët tanë janë udhëtim në dije, aftësi dhe gëzim! Përmes këtyre përvojave, ata zhvillohen kog...
15/09/2025

🌟 Aktivitetet me parashkollorët tanë janë udhëtim në dije, aftësi dhe gëzim!
Përmes këtyre përvojave, ata zhvillohen kognitivisht e emocionalisht, por edhe socializohen, mësojnë bashkëpunimin dhe fitojnë siguri në veten e tyre. 😁👫

🧩 Terapia me fëmijë përqendrohet në zhvillimin kognitiv përmes ushtrimeve të posaçme, duke forcuar kujtesën, vëmendjen, ...
11/09/2025

🧩 Terapia me fëmijë përqendrohet në zhvillimin kognitiv përmes ushtrimeve të posaçme, duke forcuar kujtesën, vëmendjen, të menduarit logjik dhe aftësinë për të zgjidhur detyra.
🎯 Qëllimi ynë është që çdo fëmijë të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të ndihet i sigurt në rrugëtimin shkollor dhe jetësor.

Address

Plostad, Marsal Tito 8/1
Tetovo
1200

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 10:00 - 18:00
Wednesday 10:00 - 18:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 10:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 06:00

Telephone

+38971907973

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Psychalb posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category