17/05/2024
Në një vizitë të jashtëzakonshme në Turqi, delegacioni shqiptar UPMVSH shoqeruar nga Urdheri Veterinar i Turqis zhvilloi takime të rëndësishme, duke përfshirë edhe një ndalesë të veçantë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pyejeve. Atje, Dr. Ersin Dilber, Drejtori i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, së bashku me ekipin e tij të dedikuar në sektorin veterinar, mirëpritën delegacionin. Gjatë takimit, u diskutuan hollësisht shqetësimet e ndërsjella dhe funksionimi i sistemit veterinar në Turqi.
Ky bashkëbisedim shërbeu si platformë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërshtetëror, me fokus në rritjen e standardeve veterinare dhe menaxhimin e situatave të ndryshme epidemike dhe zoonotike. Dr. Dilber shprehu gatishmërinë e tij për të pritur dhe thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit, duke pritur me kënaqësi ftesën për iniciativa të ardhshme.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e lidhjeve dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes dy vendeve, duke hapur rrugën për avancime të mëtejshme në fushën e veterinarisë.